Fituesit e perseritur te teatrit per te rinjte

Zyrtarisht dje Teatri Kombetar ka shpallur per mediat fituesit e projektit Fondi publik per te rinjte 2010. Sipas njoftimit nga zyra e shtypit te TK-se per Fondi publik per te rinjte 2010 financuar nga MTKRS u aplikuan 13 projekte nga te cilat juria e perbere Rajmonda Bulku aktore Erion Kame regjisor Herida Duro pergjegjese sektori drejtoria e Artit MTKRS. Nga keto projekte kjo juri ka vendosur te perzgjedhe gjashte projekte fitues dhe 2 cmime inkurajuese duke qene se nje nga veprat ne fjale i dedikohet Nene Terezes. Projekti Fondi Publik i financuar nga MTKRS ne shumen 3 935 000 leke u nda ketyre emrave fitues Rozina Kostani me vepren Pse nuk rri per mengjes te Ray Cooney dhe Gene Stone Alma Hoti fituese per se dyti me projektin Nusja dhe vjerra te Carlo Goldonit Elma Dorezi me projektin Le te bejme seks autor Valentin Krasnogorov Sonila Kapidani dhe kjo fituese per te dyten here me projektin Per mua ate dhe te tretin me autor shqiptar Haqif Mulliqin Najada Elmazi fituese per te dyten here me projektin Muzika e dyte autor Margueret Duras Andia Xhunga me Andi dhe Norman nga Neil Simon Klodiana Kadillari me Pikellim shkruar po vete nga kjo autore si dhe Luljeta Hoxha me Huadhenesja Zonjusha Zhuli te autorit August Strinberg.
Juri ka vecuar ne kete prurje faktin se aplikuesit e rinj te teatrit kishin bere nje pune mjaft serioze ne perzgjedhjen e dramaturgjise e cila eshte sa klasike aq edhe kontemporane nga ku mbi te gjitha vlen per t theksuar se pjeset e perzgjedhura ndryshe nga viti i kaluar kane ne perberjen e tyre nga 4 deri ne 11 personazhe gje qe perkon edhe me politiken e vet projektit per aktivizimin e sa me shume aktoreve te rinj te cilet ne kete menyre gjejne me shume hapesire perfshirje ne projekte teatrore. Nga kjo llogari i bie qe te paguhen me pak por dhe nuk ka asnje tentative per te hyre ne letersine antike. Dalja e te rinjve ne publik nuk eshte detyre e re ashtu sic mund te genjeje mendja nga emertimi i projektit. Kete e kane deshmuar dhe vitet e meparshme. Por sidoqofte dalja e tyre ne skenen e Teatrit duke perfituar nga ky fond eshte pergjegjesi artistike prej nga burojne dhe gjithe debatet- nese do mund te krijohet ndonjehere nje kontingjent i ri ne teater qe te mos quhet me 40-vjecari aktor i ri Nga ana tjeter cdo vit nga akademia e arteve diplomohen me dhjetera studente qe mbeten ne tentative per tu bere regjisore ose aktore.
Pse u mor ky vendim perfundimtar nga juria per emrat e mesiperm ne njoftimin per shtyp te teatrit jepet ky shpjegim Kjo coi ne vendimin perfundimtar qe nga kater projekte qe ishin parashikuar ne projekt buxhet u vendos qe te jene tete perfitues perfshire ketu edhe cmimet inkurajues duke mos privuar keshtu mundesine e trupave te tjera per te vene ne skene projektet e tyre teatrore. Kjo ne fakt mund te vere ne veshtiresi realizimin cilesor te tete projekteve por njekohesisht i ben me te afte artistet e rinj te mundesojne thithjen e donacioneve te tjera per nje realizim edhe me dinjitoz ne mbeshtetjen kryesore te MTKRS. Kete vit juria vleresuese per cmimet e festivalit ka menduar ti motivoje me te miret duke i dhene mundesine e kontratave afatshkurtra ne institucionin e Teatrit Kombetar ne varesi te repertorit artistik ne vazhdim.
V. M.