Fitzgerald: FSK nuk merret me çështje ushtarake
Prishtinë - Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është institucion që do të merret me çështje ushtarake dhe se NATO-ja nuk do të bartë përgjegjësitë e saj tek FSK-ja”, ka thënë admirali Mark Fitzgerald, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, gjatë një vizite që zhvilloi sot në Prishtinë. Ai shtoi se gjatë viteve, trupat e NATO-s, do të zvogëlohen në Kosovë me 2500 trupa, nga 15 mijë që janë aktualisht.
"Këto 2500 trupa do të jenë të shperndarë në gjithë Kosovën, aty ku ka nevojë më shumë për stabilitet dhe siguri"-tha admirali Fitzgerald. Sipas tij, zvogëlimi i trupave po bëhet në mënyrë të arsyeshme nga Aleanca e NATO-s, pasi që situata e sigurisë në Kosovë po konsiderohet e qetë dhe po përmirësohet vazhdimisht.
Për sa i përket situatës së sigurisë në veri të Mitrovicës, admirali Fitzgerald, ka theksuar se problemet në atë pjesë nuk janë të karakterit ushtarak dhe se Policia e Kosovës është duke e kryer punën e vet.