Kuvendi shqyrton propozimin për Kornizën afatmesme të shpenzimeve
Prishtinë -Ligjvënësit kosovarë mblidhen sot për të shqyrtuar propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për kornizën afatmesme të shpenzimeve për periudhën 2010-2012. Në rend dite është edhe shqyrtimi i Raportit vjetor për funksionimin e sistemit te Auditimit të brendshëm në sektorin publik në Kosovë për vitin 2008. Në këtë seancë, po ashtu do të shqyrtohet edhe projekti shumetnik për Komunën e Novobërdës. (start/rtk)