Zanieri: Kosova dhe Serbia minojnë përpjekjet për pajtim
Prishtinë -I dërguari i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Lamberto Zanier, tha se Kosova dhe Serbia po i pengojnë përpjekjet për pajtim, për shkak të kalkulimeve lidhur me ndikimin që mund ta ketë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legalitetin e pavarësisë së Kosovës.
Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, mbrëmë vonë, zoti Zanier, tha se aftësia e Kombeve të Bashkuara për të promovuar zgjidhje "neutrale" për probleme praktike, "për fat të keq" është ndikuar nga pozicionet e Kosovës dhe të Serbisë nga parashikimet për opinionin e kësaj gjykate.
Ai mëtutje theksoi se OKB-ja mbetet në një "situatë unike" për të qenë ndërmjetësuese ndërmjet palëve, të cilat nuk janë "të gatshme që me njëra tjetrën të merren vesh drejtëpërdrejti".
rel/start)