Memorandum Bashkëpunimi ndërministror Kosovë-Itali
Prishtinë - Ministri i FSK-së Fehmi Mujota u takua me ministrin ne mbrojtjes së Italisë z. Ignacio La Russa. Gjatë takimit, Ministri Mujota e njoftoi ministrin italian me të arriturat e gjertanishme të Ministrisë së FSK-së, angazhimet dhe objektivat për të ardhmen.
Nga ana e tij ministri La Russa, shprehi mirënjohjen e tij për punën e ministrit Mujota dhe ministrisë që e drejton ai, duke ofruar gatishmërinë e ministrisë së mbrojtjes dhe qeverisë italiane për mbështetje të gjithanshme për MFSK-në.
Gjatë takimit ministri La Russa e njoftoj ministrin Mujota lidhur me vendimet e takimit të javës së kaluar të ministrave të mbrojtjes të shteteve të NATO-s. “Ishte qëndrim unik i shteteve anëtare se zhvillimet pozitive në Kosovë lejojnë zvogëlimin e një numri të caktuar të ushtarëve të KFOR-it të angazhuar në Kosovë, por në të njëjtën kohë NATO dhe KFOR-i janë këtu për tu përballë me të gjitha situatat sipas nevojës dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim- theksoi ministri La Russa.
Të dy ministrat janë akorduar që në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit në mes të dy ministrive respective, shumë shpejt të angazhojnë ekipet e ekspertëve për hartimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërministror, i cili do të përcaktojë fushat konkrete të bashkëpunimit.