E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhje me maska, arrestohen dy persona që po grabisnin një dyqan

Tepelenë, 18 qershor, NOA Policia e Tepelenës ka arrestuar në flagrancë dy persona, të cilët po vidhnin me thyerje dhe maska një mini-market.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ata janë 23-vjeçari Ermir Pata dhe 18-vjeçari Orest Haxhiaj, të dy lindur dhe banues në fshatin Veliqot të Tepelenës.

Arrestimi në flagrancë  i tyre u bë pasi janë kapur djke vjedhur një mini-market dhe në në momentin e kapjes brenda tij, atyre iu gjendën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një kapuç prej leshi me vrima tek pjesa e syve që shërbente për maskim, dy palë doreza plastike kirurgjikale , një çekiç,  një kaçavidë dhe një levë hekuri që i përdorën për këputjen e drynave metalike dhe hapjen e derës së jashtme.

Gjithashtu në momentin e kapjes iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lekësh të cilat kishin mundur ti merrnin në sirtarin e banakut, rreth 20.000 lekë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme mbi veprën penale të Vjedhjes, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›