Fizika Bërthamore, tani do ruhet nga Policia
Ish-instituti i Fizikës Bërthamore (pjesë e Universitetit të Shkencave të Natyrës) do të ruhet nga Policia e Shtetit.
Deri tani, ndonëse i cilësuar si objekt i rëndësisë së veçantë nuk ka pasur asnjë lloj ruajtje, ndonëse administron një sërë materialesh të rrezikshme radioaktive. Ishin vetë punonjësit e këtij instituti që denoncuan publikisht në media këtë mungesë përgjegjësie nga strukturat përkatëse. Por dje, qeveria i bëri një shtesë vendimit “Për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve më të rëndësishme shtetërore”, ku sanksionohet ruajtja me policë e ish-institutit. “Qendra e Fizikës Bërthamore të Zbatuar përfaqëson një nga institucionet e rëndësishme të vendit tonë në fushën e metodave bërthamore kundër trafiqeve ilegale dhe terrorizmit bërthamor ndërkombëtar”, ka nënvizuar Ministria e Brendshme, e cila ka bërë edhe propozimin në fjalë. Sipas këtij dikasteri kjo është arsyeja thelbësore që ky institut duhet të përfshihet në listën e objekteve më të rëndësishme shtetërore që ruhen nga Policia e Shtetit. “Çdo nënvleftësim në ruajtjen dhe sigurinë e burimeve të fuqishme radioaktive dhe materialeve bërthamore, si dhe çdo keqpërdorim i tyre është me pasoja të pallogaritshme për popullatën e mjedisin”, nënvizon Ministria e Brendshme. Disa javë më parë punonjësit e ish-institutit të Fizikës Bërthamore i dërguan një peticion kryeministrit, duke i kërkuar marrjen e një sërë masash urgjente. Ndër to, ishte edhe ruajtja me ligj e objekteve dhe materialeve, pasi pasojat në keqadministrimin e tyre janë në nivel ndërkombëtar e jo më kombëtar. Ndërkohë, qeveria miratoi dje edhe vendimin “Për miratimin e strukturës së akademisë së shkencave të republikës së Shqipërisë”. Gjithsej në funksion të kësaj akademie do të jenë 31 persona. Ky numër, sipas rekomandimeve të ndërkombëtarëve.