Fizikanët bojkotojnë aplikimet për punësim
Punonjësit e ish-Institutit të Fizikës Bërthamore nuk mund të konkurrojnë mes tyre me librezën e notave të fakultetit. 54 fizikanët e Qendrës së Fizikës Bërthamore, tanimë në varësi të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, nuk janë dakord me kriterin përzgjedhës të vendosur nga drejtuesit e arsimit. Shkrirja e instituteve dhe reformave në kërkimin shkencor ka dashur që nga 50 punonjës në këtë qendër të mbeten vetëm 25. Prej katër muajsh Instituti i Fizikës Bërthamore është përfshirë në një varfëri të tejskajshme. Fondet që duhet të parashikoheshin për kërkimin shkencor për paga të punonjësve për zhvillimin e projekteve kanë mbetur të palëvruara si pasojë e mosnxjerrjes së akteve ligjore pas vendimit për kalimin e institutit në varësi të Shkencave të Natyrës. Si rrjedhim, edhe punonjësit kanë mbetur pa pagesë, ndërsa kriteret për shkurtimin e tyre nga puna, ende nuk janë në listën e punëve të arsimit. Deri tani punonjësve i është kërkuar të aplikojnë për të ruajtur vendin e punës, duke dorëzuar pranë fakulteteve listën e notave të shkollës së lartë.
Por duke qenë se një pjesë e mirë e tyre kanë më shumë se 25 vjet që punojnë në institut dhe mbajnë mbi supe një përvojë të gjatë në punë, përfshirë edhe gradat shkencore,///// //ka vendosur në vështirësi "egon" e punonjësve. Sipas tyre, me të gjitha këto të dhëna të vendosura në kurikulumin e tyre, mbetet shumë e vështirë aplikimi në fakultete vetëm duke pasur parasysh listën e notave në fakultet. Aq më tepër që për shumicën e punonjësve kanë kaluar të paktën 25 vjet që nga lënia e auditorëve të fakultetit.
Përfundimisht pas pritjes prej 4 muajsh për nxjerrjet e akteve ligjore, vendosjen e kritereve përzgjedhëse mes punonjësve, si dhe lëvrimin e fondeve për marrjen e pagave, punonjësit kanë vendosur të bojkotojnë aplikimet në fakultete. Kështu "përzgjedhësit" duhet të fillojnë të mendojnë seriozisht për vendosjen e kushteve dhe mënyrën se si do të konkurrojnë fizikanët për të mbajtur ose jo vendin aktual të punës.
Vetëm pak ditë më parë, punonjësit e Qendrës së Fizikës Bërthamore i kanë dërguar një letër Kryeministrit të vendit për t‘i dhënë zgjidhje të gjitha këtyre problemeve dhe për të krijuar mundësinë që të fillojë puna sa më shpejt në IFB. Pjesë e lutjes së fizikanëve ndaj Kryeministrit Sali Berisha ishte edhe shpërblimi për punën e tyre, pasi kanë 4 muaj pa marrë pagën.
Shqetësimi
IFB-ja, 4 muaj pa paga, pa drita, pa ujë
Janë mbushur katër muaj që kur ish-Instituti i Fizikës Bërthamore nuk kryen më asnjë nga funksionet e tij. Pas vendimit të Këshillit të Ministrave për kalimin e IFB-së në varësi të Fakultetit të Shkencave Natyrore, nuk është miratuar asnjë akt nënligjor për vazhdimin normalisht të punës në këtë qendër.
Nuk bëhen matjet e sistemit të emergjencave, nuk analizohet toka, uji dhe ajri. Nuk kontrollohen bluzat e bardha që rrezikojnë nga rrezatimi, nuk ekzaminohen për radioaktivitet ushqimet që vendi ynë importon. Sakaq, veç punonjësve, të cilët askush nuk e di se cili do të vazhdojë punën, e cili do të shkurtohet, qendra ka akumuluar një sasi të konsiderueshme borxhi. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Albtelekom kanë ndërprerë shërbimet me Qendrën e Fizikës Bërthamore, pasi ky institut nuk ka paguar faturat. Si rrjedhojë aty nuk ka ujë, drita, telefon dhe reagentë për të bërë matjet, puna është paralizuar, ndërsa qendra nuk kryen pothuajse asnjë nga funksionet e saj.