Konkurs per Dramen Bashkekohore
Fondacioni i Pavarur Kulturor rajonal Hartefact me qender ne Beograd dhe Qendra Multimedia me qender ne Prishtine hapin konkursin per dramen me te mire bashkekohore ne gjuhet serbe kroate boshnjake malazeze shqipe. Ftohen te marrin pjese autoret/et me qendrim ne Kroaci Bosnje-Hercegovine Mal te Zi Serbi dhe Kosove. Kriteret e konkursit qe cdo konkurrues duhet te paraqese vec dokumenteve baze jane aktualiteti i temes dhe vlerat artistike si dhe origjinaliteti i vepres te pabotuara dhe te pashfaqura. Dramat artistike te cilat me mesazhet e tyre nxisin dhune urrejtje fetare dhe nacionale si dhe diskriminim nuk do te merren parasysh si kandidate potenciale per cmim.
Dramat perzgjidhen nga juria me anetare Biljana Srbljanovi dramaturge Selma Spahi regjisore dhe Shkelzen Maliqi publicist te cilet vendosin per cmimet pas perzgjedhjes se veprave me te mira te gjithe konkursit. mimi i pare i konkursit perfiton nje shperblim financiar prej 6000 euro. Konkursi eshte i hapur deri me 31 qershor 2011. Juria ka afat per te marre vendimin deri me 15 shtator 2011.