E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjala e Kryeministrit Berisha me rastin e 1 vjetorit të qeverisjes

Te dielen pasdite, Kryeministri Berisha zhvilloi nje takim te zgjeruar me drejtues te medias, analiste dhe gazetare. Në këtë takim Kryeministri Berisha paraqiti punen dhe arritjet e qeverise gjatë një viti qeverisje.

Në fjalën e tij, ndër të tjera, Kryeministri u shpreh:

"Një vit më parë, pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 3 korrikut, në të cilat shqiptarët me një vendim historik dhe me kushte te veshtira, me votën e tyre realizuan rotacionin paqesor të pushtetit dhe u ndanë me njërin nga regjimet më kleptokratike të planetit. Rotacioni paqësor i pushtetit më 3 korrik të vitit 2005 ishte një arritje historike për qytetarët shqiptarë, së pari, sepse ato larguan me votën e tyre një regjim që u instalua në vitin '97 me dhunë, armë, djegie dhe shkatërrime, së dyti, qytetarët shqiptarë fituan me votën e tyre, në një rast unik në zgjedhje jo të lira dhe të ndershme, së treti, rotacioni i pushtetit ishte i një rëndësie historike, sepse shqiptarët me votën e tyre përmbysën sistemin kleptokratik të bazuar në vjedhjen, shpërdorimin e pasurive të tyre dhe dhunimin e votës së tyre të lirë, me lidhjet e qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë të të gjitha niveleve me krimin e organizuar, ndër më të rrezikshmit në Europë. Në Shqipëri, rotacioni i pushtetit në kushtet e kleptokracisë u realizua jo sipas skenarit tashmë të njohur të Gjerogjisë apo Ukrainës.

Por, unë këtu, nuk do të ndalem në histori, vecse dua të theksoj se Shqipëria e një viti më parë ishte vendi me shtetin ligjor të bllokuar apo tre herë më të dobët se Burkina Fasa, me krimin e organizuar ndër më të rrezikshmit në Europë të lidhur me fije të shumta me nivelet më të larta të shtetit, me korrupsionin, vjedhjen, shpërdorimin e taksave në dogana, tatime, prokurime nga qeveritarët njëlloj si në Kirkzistan, që arriti në çatinë planetare të korrupsionit, vendi i imazhit të nxirë, i varfërisë dhe mjerimit të skajshëm dhe në krizë tejet të rëndë energjitike.

Në këto rrethana, Shqipëria erdhi në zgjedhjet e korrikut 2005 si vendi i njëmijë e një padrejtësive, i njëmijë e një halleve e derteve të mëdha, si vend i bllokimit të procesit të integrimit, i investimeve më të ulta në Europë, i pasigurisë, skamjes, errësirës. Koha për ndryshim ishte kushtrimi-magnet, që bashkoi shqiptarët më tre korrik. Thirrja për ndryshim, jehoi në të katër anët e Shqipërisë, por edhe më gjerë, kudo që jetojnë shqiptarët nga të katër anët e botës.

Ndryshimi ishte jetik dhe vendimtar për të nxjerrë shqiptarët nga honet e sistemit të kleptokracisë, për të frenuar varfërinë dhe mjerimin e tyre në rritje, për të ndryshuar imazhin e nxirë të vendit nga korrupsioni, krimi i lidhur me pushtetin dhe integrimin Euroatlantik të vendit.

Ne premtuam ndryshimin, duke shpallur para shqiptarëve se reformat, reformat dhe vetëm reformat do të jenë Leva e Arkimedit për të ndryshuar Shqipërinë. Kështu, gjatë një viti qeverisje, nëpërmjet një seri reformash të thella e të gjithanshme, miratimit të qindra e qindra akteve ligjore, nënligjore, zbatimit të tyre dhe ligjeve të vendit. Ndaj unë ju ftoj të vlerësoni qeveritë jo nga ato që miratojnë, por para së gjithash, nga ato që zbatojnë. Sot, vijmë këtu para jush si qeveri e zbatimit. Qeveria e dalë nga zgjedhjet e tre korrikut konkretizoi programin e saj të ndryshimit:

- Reforma institucionale dhe rivendosja e shtetit ligjor, si kushti i të gjitha kushteve për suksesin e reformave, lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, çmontimi i sistemit të kleptokracisë, nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE. Reforma të thella ekonomike dhe revolucioni fiskal, përmirësimi i klimës së biznesit dhe shndërrimi i Shqipërisë në vendin më tërheqës për investime të huaja. Nxitja e investimeve publike e punësimit dhe rritja e pagave, pensioneve, dhe reforma të thella në arsim, shëndetësi dhe fusha të tjera, ishin shtyllat kryesore të projektit të ndryshimit.

Shteti ligjor dhe Reformat Institucionale
Sistemi kleptokratik kishte zhytur në korrupsion dhe pothuaj paralizuar institucionet e vendit. Reforma e thellë dhe ristrukturimi i tyre ishte vendimtare për realizimin e ndryshimit.
- Në vend të një qeverie të fryrë dhe të dhjamosur, ne iu sollëm shqiptarëve një qeveri të vogël, eficiente, në diet. Qeveria që unë drejtoj është qeveria më e vogël se të gjitha qeveritë pararendëse të saj.
- Qeveria ka 14 Kabinete, nga 18-24 që kanë patur qeveritë e mëparshme dhe një qeveri pa badiguardë.
- Në këtë reformë struktura u reduktua me 20%, numri i drejtorive me 15%, i përgjegjësve të sektorit me 18%, numri i punonjësve me 20%, sikundër u përmbys raporti staf mbështetës/staf total nga 52% në 38%.
- Ministritë iu nënshtruan një reformë të thllë organizative dhe funksionale, bazuar në një sistem strukturor të ri, sipas të cilit funksionet në ministri grupohen në katër shtylla kryesore: Politikbërjes; rezultateve, ofrues shërbimesh dhe shërbime mbështetëse. Në çdo shtyllë janë grupuar mbështetësit dhe funksionarët e njëjtë të udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm.
- Po kështu, me 40% u pakësua numri i agjensive në vartësi të Këshillit të Ministrave. Kështu, nga 19 agjensi në vartësi të tij, 8 prej tyre u vendosën në vartësi të ministrive të linjës.
- U miratua sistemi i planifikimit të integruar
- U krijua dhe funksionon Komiteti i Strategjisë së Planifikimit të Integruar.
- U krijua Komiteti i Reformës dhe modernizimit të qeverisë.
- Reforma në ministritë u shoqërua nga një reformë e thellë funksionale dhe strukturore në 38 institucionet e vartësisë së Ministrive dhe Akademisë së Shkencave, duke i bashkuar ato me Universitetet e vendit ose krijuar qendra dhe agjensi në shërbim të ministrive. Kështu, në vartësi të Ministrisë së Bujqësisë u krijuan 5 Qendra të transferimit të teknologjisë bujqësore, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, Inspektoriati Qendror Teknik, si rezultat i shkrirjes së tre inspektoriateve të mëparshme në vartësi të Ministrisë së Ekonomisë. Gjithashtu, në vartësi të kësaj ministrie u krijuan Agjensitë Albinvest dhe Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore, si rezultat i shkrirjes përkatësisht i 3 dhe 4 agjensive të mëparshme të ngjashme të kësaj Ministrie.
- Eshtë në krijim Autoriteti Mbikqyrës i Tregut Financiar Jobankar, në vartësi të Ministrisë së Financave, nga shkrirja e tre agjensive të mëparshme.
- Qeveria u vendos në dietë dhe kjo, duke mos penguar punën e saj. Standartet e reja që u vendosën në përdorimin e parave publike nga administrata, nuk lejonin përdorimin e tyre për qëllime private dhe personale. U shkurtuan 40% e shpenzimeve të saja operative, duke kursyer 46 milion Euro nga taksat e qytetarëve.
- Në qeveri u angazhuan politikanë me eksperiencë dhe në tërësi personalitete të shkolluara dhe graduara në shkolla perëndimore, të cilat ishin tejet e rrallë ose mungonin fare në qeveritë e sistemit kleptokratik.
Reforma institucionale u shtri edhe në fusha të tjera. Qeveria, pas konsultimesh të gjera dhe në bashkëpunim me Misionin e BE-së për ligjet pranë Ministrisë së Drejtësisë, ka përgatitur dhe dërguar në Parlament:
- ligjin e ri për organizimin e pushtetit gjyqësor
- projektin për rirorganizimin e rretheve gjyqësore të vendit,
- si dhe ka përfunduar studimi për organizimin e Gjykatës së Apelit.
Reformës së thellë iu nënshtrua edhe sistemi i pagave, me qëllim krijimin e një sistemi modern të pagave dhe shpërblimeve në administratën publike. Në këtë kontekst, unë kam kënaqësi t'ju informoj se për 84 mijë punonjës të sistemit buxhetor, u shënua një rritje page nga 5% për pagat më të larta, në 70% për kategori të caktuara, me një mesatare të përgjithshme prej 20%. Kështu, nga numri i përgjithshëm i buxhetorëve mbi 60 mijë nëpunës patën një rritje page nga 21%-27%, ndërsa rreth 9 mijë të tjerë një rritje nga 38% në 70%. Rritja e pagave të punonjësve buxhetorë është një objektiv konstant i qeverisë që unë drejtoj.
Reformës së thellë iu nënshtrua sistemi i shpërblimeve si dhe pjesëmarrja në borde. Nga pjesëmarje gjer në 19 borde, u kufizua në pjesëmarrje vetëm në dy borde, sikundër shpërblimet në tërësi u vendosën ndën një disiplinë të rreptë financiare.
- II -

Shteti ligjor, liritë dhe të drejtat e njeriut, liria fetare dhe e mediave.
Qeveria që unë kryesoj, e konsideron shtetin ligjor, zbatimin e paanshëm të ligjeve dhe vendimeve përfundimtare të gjykatave, kushtin e të gjitha kushteve, për garantimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe për suksesin e reformave dhe integrimin e Shqipërisë në BE dhe NATO.
Një vit më parë, në Shqipëri ligji dhe vendimet e gjykatave ishin zëvendësuar me vullnetin e kleptokracisë dhe në një shkallë të gjerë diktoheshin nga krimi i organizuar. Sot, pas një viti:
-Vendimet definitive të gjykatave nga 35% të zbatuara më parë, janë ekzekutuar në mbi 95% e tyre.
- Të gjitha vendimet e qeverisë janë marrë në përputhje me ligjet e vendit dhe janë anulluar një seri aktesh nënligjore.
Shqipëria erdhi në korrikun e vitit 2005 e stigmatizuar nga institucione serioze ndërkombëtare, si vendi i torturave çnjerëzore, realisht si një vend në prag të sanksioneve të rënda për shkak të përdorimit të tyre në sistemin e paraburgimit dhe burgjeve të saj.
Në këtë konktekst qeveria gjatë këtij viti bëri përpjekje serioze për të ndryshuar sa më shpejt gjëndjen e papranueshme të institucioneve tona penitenciare.
- Rastet e evidentuara të torturave apo keqtrajtimeve të të parandaluarve apo të burgosurve janë ndëshkuar.
- Ka filluar puna ose janë blerë troje për ndërtimin e paraburgimeve të reja në qarqet e mëdha të vendit – Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, Korçë dhe po ndërtohen institucione të reja riedukimi.
- Qeveria ka vendosur, pas një studimi, për norma të reja ushqimore për të burgosurit.
- Eshtë miratuar rregullore e re për të paraburgosurit dhe të burgosurit.
- Kujdesi shndëtetësor i të paraburgosurve dhe të burgosurve është përmirësuar, është përgatitur modeli i ri i kartelave mjekësore dhe dentare.
- Po zbatohet akti për shëndetin mendor.
- Po respektohet e drejta e informimit dhe ajrimi nga 5 është shtuar në 7 ditë në javë.
- Nisma ligjore do të votohen në parlament për penalizimin e dhunës në familje.
- Ligji për shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal të Shqipërisë është në Parlament.
- Janë ratifikuar dhjetra marrëveshje ndërkombëtare.
- Eshtë përgatitur dhe ndodhet në qeveri ligji për përgjegjësinë penale të personave juridikë.
- Eshtë amenduar ligji për Regjistrin Tregtar dhe formalitetet që duhen respektuar nga shoqëritë tregtare.
- Për qeverinë tonë, liritë dhe të drejtat e minoriteteve, respektimi i tyre në përputhje me Konventat Ndërkombëtare, mbeten një angazhim i pandryshuar.
- Shqipëria është vendi i pluralizmit dhe harmonisë fetare të shkëlqyer. Qveria, duke respektuar plotësisht ndarjen e fesë nga shtetit,
- ka përcaktuar fonde për restaurimin e institucioneve fetare.
- Agjensia Kombëtare e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është e porositur nga Qeveria të japë përparësi në kthimin e pronave institucioneve fetare.

Liria e mediave njohu dimensione të reja.
Një vit më parë, Shqipëria erdhi si vendi i farsës së qindra proceseve civile dhe penale nga administrata shtetërore, si vendi tipik i Presscaptur dhe State Captur.
Gjatë vitit të parë të qeverisjes sonë, në përputhje me programin e shpallur, për herë të parë pas 15 vjetëve, nuk ka patur asnjë proces civil apo penal ndaj gazetarëve nga punonjësit e administratës dhe nuk do të ketë as dhe në të ardhmen.
Nuk është bllokuar asnjë informacion nga administrata për mediat.
Në asnjë rast nuk iu është kërkuar mediave burimi i informacionit dhe do nuk t'ju kërkohet as ne të ardhmen.
Nuk është njoftuar asnjë përpjekje për të blerë mediat nga zyrtarët apo ushtruar presion ndaj tyre.
Eshtë shpallur State Capture çdo përpjekje për të ndikuar në vendim-marrje nga mediat dhe presscapture çdo përpjekjeje të zyrtarëve për të ndërhyrë në pavarësinë e mediave.
Tre raste të keqtrajtimit të gazetarëve nga punonjës të policisë janë ndëshkuar dhe që të trija janë dhënë për ndjekje penale.
Eshtë hequr TVSH për të gjitha botimet, gazetat, revistat, librat, si dhe për reklamat në të gjitha mediat , përfshirë edhe ato elektronike.

- III -
Korrupsioni
Shqipëria, në një seri studimesh të organizatave ndërkombëtare renditej një ndër vendet më të korruptuara të planetit, me doganat, drejtësinë më të korruptuar, me nivelin më të lartë të rryshfetit dhe të kapjes së shtetit. Në Shqipëri, korrupsioni u shndërrua në sistem për shkak të garës së shfrenuar të zyrtarëve dhe qeveritarëve shqiptarë, për t'u pasuruar me përvetësimin e taksave dhe pasurive të tjera publike të qytetarëve, dhe kapjes së kreut të Prokurorisë shqiptare dhe për rrjedhojë e paralizës së institucionit të akuzës. Lufta kundër korrupsionit, përbënte së bashku me luftën kundër krimit të organizuar, objektivat më madhore të programit të qeverisjes.
Ky vit, u karakterizua nga një luftë totale ndaj këtij kanceri dhe rezultatet e saj janë thelbësore por natyrisht jo përfundimtare. Lufta kundër korrupsionit nisi me;
- Krijimin e Task Force Antikorrupsion të kryesuar nga Kryeministri. Në përpbërje të saj janë ministra të linjës, drejtorët e linjës, taksave, tatimeve, privatizimeve.
- Amendimin e ligjit të konfliktit të interesit. Qeveria dhe e gjitha administrata publike janë ndërtuar jashtë konfliktit të interesit, duke parandaluar kështu mundësinë për të përdorur pushtetin për të uhsqyer bizneset dhe kënaqur interesat private të tyre dhe familjeve të tyre. Të gjitha emërimet janë bërë duke patur si kërkesë të prerë mospasjen e konfliktit të interesit, rastet e emërimeve të gabuara janë anulluar dhe do të anullohen;
- Eshtë miratuar ligji për pjesëmarrjen e publikut në luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e denoncuesve të tij, në përputhje me ligjin e mbrojtjes së deshmitarëve dhe shpërblimin e tyre me 6% të vlerës së fituar.
- Në të gjitha institucionet u vendosën dhe funksionojnë linjat jeshile të denoncimit të korrupsionit;
- Qindra në mos mijëra borde në mbarë vendin, që të gjitha të ndërtuara mbi bazën e konfliktit të interesit, mbasi anëtarët e bordit përcaktonin rrogën e drejtorit dhe vetshpërbleheshin bazuar në përqindjen e kësaj rroge, u nxorrën jashtë konfliktit të interesit;
Kritere të qarta ligjore u përcaktuan për rrogën e Drejtorit Ekzekutiv dhe një pagesë jo më shumë se 30 mijë lekë për anëtarët e bordit.
Po me akte ligjore, pjesëmarrja në borde nga 8, 10, 15 e madje 19 borde që ekzistonin më parë, u kufizua vetëm në dy borde;
Në parlament u dërgua ligji për kufizimin e imunitetit për korrupsionin dhe krimin e zakonshëm. Opozita e kundërshtoi ligjin, kurse Komisioni i Venecias sygjeroi miratimin e tij me 84 vota. Ne do të përpiqemi për miratimin e tij.
- Administrata publike po denepotizohet dhe vendosmëria është e plotë në këtë drejtim.
- Eshtë përgatitur ligji për përgjegjësinë penale të personave juridikë.
- Janë vendosur standarte të reja në përdorimin e fondeve publike nga administrate duke:
- mos lejuar përdorimin e fondeve publike për qëllime private apo personale;
- Puna e qeverisë është bërë transparente, të gjitha vendimet e saj afishohen në sitin e saj, mediat dhe qytetarët mund të marrin cdo informacion që lidhet me veprimtarinë e organeve të administratës publike.
- Eshtë reformuar dhe aktivizuar i gjithë mekanizmi i kontrollit të brendshëm në të gjitha ministritë, prefekturat, mbi shpenzimet publike dhe ekzekutuar vendimet e tyre;
- u amendua ligji i prokurimeve publike për të rritur transparencën në prokurimet publike, mbi 70% e të cilave bëheshin direct apo me kuotim, ndërsa sot mbi 92% e tyre bëhen me garë të hapur;
- Prokurimet publike, përveç botimit në buletinin e Agjensisë Kombëtare, afishohen në faqen e ëeb-it të kësaj agjensie.
- Me ndihmen e BE është përgatitur ligji i ri i prokurimeve publike i standarteve të BE-së, i cili brenda shtatorit kalon në qeveri;
- Eshtë përgatitur me ekspertizën më të mirë ndërkombëtare IFC, ligji i ri i koncensioneve dhe partneritetit publik privat.
Çmimet e referencës nuk caktohen më mbi bazën e praktikave korruptive të doganierëve të veçantë, por nga një komitet i posacëm i vlerës që në tërësi i merr ato nga bursa dhe i afishon në sitin e doganave të Shqipërisë.
- Bordi i Konkurencës u ristrukturua duke zëvendësuar gardianët e monopoleve të qeveritarëve, me mbrojtjen e tregut dhe lirisë së tij.
Në muajin Prill, qeveria shqiptare nënshkroi me korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit, marrëveshjen për 14 milion dollarë, të cilat filluan të përdoren në tre projekte madhore në luftën kundër korrupsionit. Mbi bazën e kësaj marrëveshjeje dy javë më parë nisi
- krjimi i ombucmenit për prokurimet publike, i drejtuar nga shoqëria civile dhe në ligjin e ri të prokurimeve janë përfshirë prerogativat e këtij institucioni të ri.
- Projekti për administrim më të mirë të taksave dhe tatimeve dhe modernizimin e sistemit fiskal në tërësi, projekt ky që do të rrisë shumë transparencën në administrimin e taksave dhe tatimeve të vendit.
- Projekti "One Stop Shop", pra i regjistrimit të biznesit të në një sportel. Duke lehtësuar kështu maksimalisht procesin e regjistrimit të biznesit në kohë dhe procedurë.
- Eshtë ratifikuar Konventa e OKB kundër korrupsionit dhe po përgatiten aktet ligjore dhe nënligjore të zbatimit të saj.
- Po përgatiten ligjet dhe aktet nënligjore në zbatim të Konventës së Këshillit të Europës të luftës kundër korrupsionit.
- Në arsim, shërbime publike, polici, shëndetësi janë vendosur dhe do të vendosen një seri procedurash të reja që përjashtojnë mitmarrjen.
Përpjeket dhe vendosmëria në luftën kundër korrupsionit janë shoqëruar nga rezultate të rëndësishme.
Së pari, shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar panë për herë të parë, pas tetë vjetësh kleptokraci, vullnet të hekurt për të luftuar korrupsionin nga qeveritarët e tyre dhe kjo krijoi një klimë antikorrupsion në mbarë vendin.
Së dyti, serioziteti, efikasiteti dhe rezultatet e kësaj luftë, bënë të mundur nënshkrimin, në qershor të këtij viti, të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE.
Së treti, bëri të mundur nënshkrimin me koorporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit, në Prill të këtij viti, të Marrëveshjes prej 14 milion dollarë për luftën kundër korrupsionit.
Së katërti, çliroi në tërësi qytetarët shqiptarë, biznesin dhe investitorët vendas dhe të huaj nga rryshfeti, shuma e të cilit sipas Bankës Botërore, arrinte në 1.4 miliard dollarë në vit. Ka një rënie të madhe të incidencës së ryshfetit në policinë e shtetit, leje të ndërtimit dhe shërbime të tjera.
Janë arrestuar në flagrancë një sërë zyrtarësh të niveleve të ndryshme për rryshfetin që kanë kërkuar.
Së pesti, lufta kundër korrupsionit, evazionit fiscal dhe kontrabandës bënë të mundur paraqitjen e një buxheti të dytë në parlament prej 340 milion Euro, të cilat më parë përfundonin në xhepat e qeveritarëve, doganierëve, taksidarëve kontrabandistë dhe lidhjeve të tyre.
Së gjashti, transparenca në prokurimet publike, gara e hapur, zëvendësimi i prokurimeve direkte apo me kuotim me prokurime të hapura, ka dyfishuar e madje në shumë raste ka shumëfishuar numrin e kompanive në garë, gjë që ka ulur koston e prokurimeve publike rreth 25%, pra aq sa ishte zarfi i Ministrit apo Drejtorit.
Së shtati, shkurtimi i shpenzimeve operative prej 40% të administratës shtetërore, bëri të mundur rritjen më të madhe të rrogave në 10 vitet e fundit.
Së teti, sistemi i maturës shtetërore, pranimeve në universitet u realizua tërësisht mbi praktika të reja, jashtë çdo akti korruptiv.
Së nënti, lufta kundër korrupsionit gjatë këtij viti ishte e pandërprerë. Nga institucionet e kontrollit janë dërguar në prokurori për ndjekje penale një numër shumë i madh dosjesh, për dëme që kalojnë qindra milionë Euro.

- IV -
Lufta me zero tolerancë kundër krimit të organizuar, trafiqeve kriminale
Shqipëria, një vit më parë, dominohej nga grupet dhe organizatat kriminale më të rrezikshmet dhe ndër më të pasurat në Europë. Klanet Kokaj, Zemunit, klani Aldo Bares, ato të Nehat Kullës apo Lul Berishës, iÇobos, Kuqes dhe shumë të tjera, kontrollonin Tiranën, Durrësin, Lushnjen, Beratin dhe qytete të tjera të vendit. Ato kishin shndërruar Shqipërinë në rrugë kryesore të drogës dhe trafiqeve të tjera kriminale. Shkaku kryesor i fuqizimit dhe agresivitetit të krimit të organizuar shqiptar në këto vite qëndron në simbiozën dhe bashkëpunimin e vendosur në të gjitha nivelet e pushtetit dhe kapja që ai i bëri kreut të prokurorisë së Përgjithshme dhe penalizimit në këtë mënyrë të luftës kundër tij.
Këto organizata dhe grupe kishin ekzekutuar dhe marrë peng, grabitur, plaçkitur dhe terrorizuar qindra e mijëra qytetarë, biznesmenë, gazetarë shqiptarë dhe të huaj, si në asnjë vend tjetër të Europës. Ata kishin nxirë dhe rënuar emrin dhe imazhin e Shqipërisë. Me lidhjet e tij, gjer në nivelet më të larta të sistemit kleptokratik, ai ishte vendim-marrësi ndër më të fuqishëm të vendit.
Një vit më parë, Qeveria shqiptare i shpalli luftë me zero tolerancë krimit të organizuar. Në sajë të kurajos, profesionalizmit, përkushtimit të oficerëve dhe inspektorëve të forcave të rendit, shërbimeve inteligjente, prokurorëve dhe gjykatësve, në radhë të parë, atyre të krimeve të rënda, Shqipëria sot është një vend i qetë dhe i sigurt. Nga veprimi i shpejtë dhe i pandërprerë i agjensive të zbatimit të ligjit, si dhe një bashkëpunim i tyre i shkëlqyer ndërkombëtar u vendosën, njëri pas tjetrit, para drejtësisë grupet dhe organizatat kryesore kriminale të vendit në Durrës, Tiranë, Lushnje, Shkodër, Elbasan, Korçë, Tropojë, etj, qindra anëtarë dhe bosët e tyre.
Gjatë këtij viti janë konfiskuar rreth 15 milion Euro pasuri të tyre.
Në një vit u ndaluan dhe u vendosën para ligjit rreth 1020 persona të kërkuar dhe shumë të kërkuar për krime, si vrasje dhe krime të tjera të rënda.
U miratua ligji për përgjegjësinë administrative dhe penale të autoriteteve vendore për mbjelljen e kanabis, në territorin që ato administrojnë, gjë që ka sjellë pakësimin e madh të kultivimit të kësaj bime dhe denoncimin e kultivimit të saj nga autoritetet vendore, si dhe mundësimin e shkatërrimit të sipërfaqeve të mbjellë me rreth 30 parcela të zbuluara me dhjetra mijëra bimë të tilla.
Eshtë vendosur një bashkëpunim i shkëlqyer ndërkombëtar me agjensitë e zbatimit të ligjit, së bashku me të cilat u kryen dhjetra operacione të rëndësishme.
Në rrafshin ligjor, është përgatitur dhe është gati për miratim në Qeveri, ligji i ri për Policinë e Shtetit, si dhe Strategjia e Policimit në Komunitet.
Goditje të rëndë ka marrë edhe trafikimi i qënieve njerëzore.
Në Ministrinë e Brendëshme është ngritur Zyra e Kordinatorit Kombëtar Antitrafik. Në të gjithë vendin janë ngritur komitete lokale kundër trafikimit të qënieve njerëzore të cilat punojnë për parandalimin e tij.
U miratua ligji për moratoriumin tre vjeçar të skafeve, këtyre simboleve të shëmtuara të krimit të organizuar shqiptar, dhe kjo ka dhënë një rënie drastike të trafiqeve kriminale nga Shqipëria drejt Italisë dhe BE, dhe është mirëpritur gjerësisht.
Në aeroportin e Rinasit është aktivizuar Qendra Pritëse për Viktimat e Trafikut.
Eshtë ngritur Autoriteti Përgjegjës për Ndihmën, Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e viktimave të trafikimit. Parlamenti ratifikoi marrëveshjen për mbrojtjen dhe ndihmën e fëmijëve viktima të trafikut me Greqinë dhe vazhdojnë negociata me vende të tjera.

Zonja dhe Zotërinj,
Rezultatet thelbësore në luftën kundër krimit të organizuar, çliruan nga pesha e rëndë dhe kërcënimi i rrezikshëm i tij, jo vetëm qytetarët e zonave që ai kontrollonte, por mbarë vendin. Këto rezultate patën impakt shumë pozitiv në arenën ndërkombëtare, si dhe imazhin e Shqipërisë në botë.
Sukseset e kësaj luftë jo vetëm bënë jetën dhe veprimtarinë e qytetarëve shqiptarë më të sigurt, por hapën dyert dhe bënë të mundur firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit të vendit me BE. Jehona e suksesit të luftës me zero tolerancë të krimit të organizuar, bëri që verën që kaloi të vijnë në Shqipëri mbi 30% më shumë turistë se në verën e një viti më parë. Shqipëria pati këtë vit, gjithashtu, një sezon turistik ndër më të qetët në Europë. Policia shqiptare me punën e saj dëshmoi profesionalizëm dhe qytetari për çka dhe meriton falenderime të përzemërta.

Qeveria vendore dhe decentralizimi
Decentralizimi
Zgjerimi, delegimi i kompetencave, funksioneve tek pushteti vendor, është një arritje tjetër e rëndësishme e vitit të parë të qeverisjes sonë. Në këtë konktekst, gjatë këtij viti:
Buxheti i qeverisjes vendore u rrit me 45%, kurse investimet publike të qeverisjes vendore nga buxheti i shtetit u rritën rreth 70% apo nga 7.1 në 13.2.
Taksa e biznesit të vogël dhe ajo e pronës i kaloi qeverisjes vendore.
Eshtë përgatitur ligji për huamarrjen e pushtetit vendor. Ne jemi të vendosur të katërfishojmë buxhetin e bashkive dhe komunave gjatë këtij mandati.
Inventarizimi dhe transferimi i ujesjellsave, kanalizimeve, rrugëve urbane dhe pronave të tjera në pronësi të bashkive.
Eshtë përgatitur infrastruktura ligjore metodike dhe administrative për hartimin e listave të zgjedhësve për zgjedhjet e organeve vendore.
Ministria e Brendëshme ka përgatitur projektet dhe bazën ligjore për rregjistrimin e popullsisë, banesave, ekonomive private, bizenseve, ligjin për modernizimin e shërbimit të Gjendjes Civile, projektin e pajisjes së qytetarëve me Karta Identiteti, ndërtimin dhe implementimin e sistemit të ri të adresave.

- V -
Reformat ekonomike
-Përmirësimi i klimës së biznesit dhe investimeve.
Një vit më parë Shqipëria ishte vendi me investimet e huaja për frymë më të ultat në Europë. Në pesë vite të marra sëbashku, ajo ka patur vetëm gjysmën e investimeve për frymë të Maqedonisë fqinje. Pra, një vit më parë, ajo ishte një vend pothuaj pa shpresë për këto investime. Të tillë e kishin shndërruar atë krimi i organizuar famkeq shqiptar dhe sistemi kleptokratik.
Shqipëria, vendi më tërheqës për investimet e huaja është një objektiv kryesor i qeverisjes sonë. Natyrisht, të shpallesh në vendin me thithjen më të ulët të investimeve në Europë, një objektiv të tillë është tejet i vështirë dhe në pamje të parë të duket ireale.
Ndërsa ne jemi të bindur se, ky objektiv është i mundshëm. Natyrisht, Shqipëria – vendi më tëreheqës për investimet e huaja, nuk mund të jetë veçse një objektiv afat mesëm. Por, unë kam kënaqësinë t'ju informoj se vitin e parë të qeverisjes sonë, është hapur dera për realizimin e tij.
Lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, kthesa e madhe në luftën kundër korrupsionit dhe rivendosjen e shtetit ligjor, janë kushte vendimtare që mundësojnë arritjen e këtij objektivi.
Për realizimin e këtij objektivi, për përmirësimin e klimës së biznesit, përmirësimin e legjislacionit dhe akteve nënligjore për të gjitha aspektet e biznesit, është ngritur dhe funksionon nën drejtimin e Kryeministrit një Task Force e përbërë nga shtatë grupe teknike. Në këtë kontekst është vendosur që:
- Koha e regjistrimit të bizneseve u shkurtua nga 42 në 8 ditë dhe kostoja e regjistrimit u përgjysmua.
- Së shpejti përfundon dixhitalizimi i regjistrit të biznesit dhe pas kësaj do të bëhet decentralizimi dhe ulja në 1 Euro e çmimit të regjistrimit të biznesit.
- U krijua Agjensia Kombëtare e Biznesit dhe Investimeve, që ka si qëllim promovimin e potecnailit të vendit dhe ndihmën ndaj biznesit.
- Jan përgatitur aktet ligjore dhe nënligjore për nxitjen e eksporteve.
- Në kuadrin e Sfidës së Mijëvjeçarit, nisi puna për zbatimin e projektit "On Stop Shop", duke shkuar kështu drejt mundësisë "një Euro në një ditë".
- Çmimet e referencës publikohen në sitin e doganave shqiptare.
- Eshtë përgatitur ligji i ri për privatizimin.
- Ka përfunduar ligji i ri për koncensionet dhe partneritetin publik privat.
- Do të krijohet mbi bazën e tij Agjensia Kombëtare e Koncensioneve dhe Partneriteti Publik Privat,
- Eshtë miratuar ligji për parandalimin e tregtisë së pandershme,
- Një reformë e thellë rregullatore po vazhdon në të gjitha fushat. Janë liberalizuar licensat për hidrokarburet, minierat, shërbimet publike, ilacet dhe po punohet për kompletimin e shpejtë të liberalizimit dhe thjeshtimit të licencsave dhe lejeve në të gjitha fushat.
- Ulje të madhe pësoi kostoja e punës dhe prodhimit, kontributet për sigurimet shoqërore u ulën me një të tretën, çmimi i energjisë per bizneset u ul nga 33% deri në 45%. Shqipëria është vendi me çmimin më të ulët të energjisë në rajon dhe më gjerë.
- U ul me 13% taksa mbi të ardhurat,
- U përgjysmuan taksat për biznesin e vogël,
- U hoqën taksat për makinat e importuara për biznes.
- Eshtë hequr TVSH për shitjen e banesave.
- Krediti për ekonominë e vendit është rritur këtë vit mbi dy herë, krahasuar me vitin e mëparshëm.
Për të nxitur investimet e huaja dhe të vendit në tërësi, qeveria shpalli nismën : Shqipëria një Euro, si një ofertë që fillon nga toka, trualli industrial, turistik apo bujqësor, uji teknologjik, miniera, hidrocentraleve të vogla dhe të mesme për t'u ndërtuar, një seri taksash, tarifash dhe shërbimesh ndryshe.
Qeveria së shpejti përfundon bazën ligjore dhe kriteret e adoptimit të nismës Shqipëria një Euro dhe do ta miratojë atë në parlament.
Nisma Shqipëria një Euro është mesazhi më pozitiv që vendi ynë ka nisur drejt investitorëve të huaj dhe vendas. Në një kohë të shkurtër është përhapur dhe mirëpritur kudo në botë, duke u shndërruar kështu në shkëndijën që po ndez entuziazmin e investimeve për Shqipërinë.
Kthesë rrënjësore është shënuar në promovimin e potencialit të Shqipërisë për investime të huaja, duke organizuar në një vit konferenca dhe forume ndërkombëtare biznesi, kushtuar Shqipërisë më shumë se 14 vjet të marra së bashku. Kështu, konferenca dhe forume biznesi për Shqipërinë u organizuan në Romë, Paris, Monako, Bari, Stamboll, Athinë. Gjithashtu, në Tiranë u organizuan një seri takimesh ndërkombëtare biznesi, ndër të cilat më të rëndësishmet ishin Crans Montana Forum dhe konferenca e fundit e organizuar nga revista prestigjioze "The Economist". Përveç këtyre, janë organizuar një seri takimesh me biznesmenë vendorë dhe grupet e interesit, janë shndërruar në një praktikë konstante e punës.

Reforma dhe privatizimi i koorporatave të mëdha të vendit: KESH, ALBPOETROL, ARMO.
KESH - Qeveria që unë kryesoj nisi punën e saj në një kohë që vendi, për shkak të zbrazjes me qëllime elektorale të digave dhe moskontraktimit të asnjë kilovati energji, ra vjeshtën që kaloi në krizën më të thellë energjitike. Kriza energjitike e vjeshtës së vitit 2005, ishte një goditje tejet e rëndë që regjimi kleptokratik i dha në largim e sipër, shoqërisë shqiptare në tërësi dhe ekonomisë së saj në veçanti. Me përpjekje të jashtëzakonshme qeveria, megjithë digat boshe dhe thatësirën tejet të zgjatur, ia doli të parandalojë një kolaps të plotë energjitik të vendit. Jo vetëm që vendi doli nga kriza, por shtatë muajt e fundit Shqipëria ka patur një furnizim me energji pa ndërprerje dhe më të mirë në historinë e saj. Duke përcaktuar si përparësi absolute furnizimin me energji të qytetarëve, ndaluam praktikën ndëshkuese të KESH ndaj qytetarëve-ndërprerjen e energjisë për të zvogëluar humbjet, garantuam importin e mjaftueshëm dhe parandaluam zbrazjen e digave.
Sot, rezerva energjitike e vendit, depozita ujore me një nivel që është rreth 288 m në Fierzë, me depozitat e energjisë në vendet e tjera dhe sasitë e kontraktuara është rreth 900 megavat.
Natyrisht, sistemi i rrjetit të shpërndarjes i vjetëruar, rrjeti deficitar i lidhjeve të rajonit, burimet e njëanshme të energjisë, kërkojnë investime të mëdha dhe kohën e duhur për përballimin me sukses të problemit të energjisë.
Për të përmirësuar prodhimin dhe rrjetin e shpërndarjes së energjisë, këtë vit në turbina dhe rrjetin e shpërndarjes janë investuar 10 miliard lekë.
Kurse, për të zvogëluar dhe zhdukur sa më shpejt faturën aforfe, KESH ka prokuruar këtë vit 160 mijë matësa.
Një seri projektesh janë në avancim për ndërtimin e burimeve të reja energjitike në lumenjtë e vendit, si dhe termocentrale me gaz likuid, naftë, turbina ere. Po kështu, punimet në linjën e lidhjes Elbasan-Podgoricë, po vazhdojnë të bëhen përpjekje për të siguruar financimin për lidhje të reja me Prishtinën, Shkupin.
Në kuadrin e privatizimit të koorporatës elektro-energjitike, është vendosur që të privatizohet fillimisht shpërndarja e energjisë. Për këtë qëllim është ngritur grupi i punës, është përzgjedhur IFC dhe platforma që ajo paraqiti për realizimin sa më të shpejtë të privatizimit të shpërndarjes së energjisë.
Kompania Albpetrol, iu nënshtrua një ristrukturimi të thellë, i cili ka për qëllim përmirësimin e menaxhimit dhe rritjen e nxjerrjes së naftës.
Nxjerrja e naftës nga Banker Petroleum dhe Albeptrol, këtë vit do të jetë 50% më e madhe se një vit më parë dhe pritet të jetë rreth 600 mijë ton.
Kompani serioze të huaja kanë firmosur kontrata për naftë.
Ky vit ishte jo vetëm viti i rritjes së madhe të prodhimit të naftës, por edhe viti i zgjerimit të interesit të veçantë të kompanive të huaja për eksplorimin e fushave naftë-mbajtëse të Shqipërisë në detet dhe në tokë. Kontrata të reja janë firmosur, të tjera janë në negocijim.
Koorporata e ARMO-s, gjithashtu iu nënshtrua një reforme të thellë, e cila ka sjellur përsosmërinë e meaxhimit të saj, e ka nxjerrë atë nga borxhet në të cilat e kishte zhytur drejtimi i mëparshëm kleptokratik. Kjo koorporatë realizoi këtë vit një fitim bruto 4.2 herë më të madhe se një vit më parë. Privatizimi është projekti i vetëm për të ardhmen e kësaj kompanie.

- VI –
Zonja dhe Zotërinj
Objektivat Makroekonomikë fiskalë dhe buxhetore
Financat publike të qytetarëve shqiptarë ishin vitkima më madhore e sistemit kleptokratik, socializmi i dytë shqiptar, ishte forma më e egër e kleptokracisë. Përvetësimi, shpërdorimi i parave dhe fondeve të taksa-paguesve shqiptarë nga zyrtarët dhe qeveritarët socialistë, shndërrimi i tyre në konto bankare, pallate, hotele, vila, etj., bëri që shqiptarët në tetë vjet të humbasin jo më pak se 6 miliard Euro, shumë kjo tre-katër herë më e madhe se sa humbjet e tyre në skema piramidale.
Viti i qeverisjes sonë është viti i kthesës së madhe, viti i avancimit të revolucionit fiscal që do të shndërrojë Shqipërinë në vendin me taksën e sheshtë më të ultë në Europë, viti i kthesës rrënjësore në luftën kundër informalitetit, në administrimin e taksave dhe tatimeve, buxhetimin dhe administrimin e financave publike. Le t'u refefrohemi fakteve:
- Institucionet tatimore dhe doganore iu nënshtruan reformave të thella, nëpërmjet përmirësimeve ligjore dhe të akteve nënligjore, largimit nga detyra dhe dhënia për ndjekje penale të shumë punonjësve të korruptuar të këtyre institucioneve.
- Vendsjen e standarteve të reja, duke rritur transparencën në veprimtarinë e tyre.
- Aktualisht 95% e deklaratave doganore, përpunohen në sistemin informatik Asikudo.
- Përfunduan praktikat e reja të përcaktimit të çmimeve të referencës, që në tërësi bazohen në çmimet e bursës dhe afishohen në mënyrë të vazhdueshme në faqet e internetit të Shërbimit Doganor Shqiptar.
- Përfundoi plotësisht rimbursimi i TVSH. Gjatë këtij viti u rimbursuan mbi 2.1 miliard Lek, nga të cilat rreth gjysma ishte borxhi i qeverisë së mëparshme.
- Administrata doganore dhe tatimore u çlirua nga nepotizmi.
- Këto reforma bënë të mundur që, gjatë një viti krahasuar me vitin para tij që:
- Katërfishimin e numrit të bizneseve në klubin VIP. Sot mbi 50% e të ardhurave tatimore vijnë nga ky klub.
- Rritjen e 1500 bizneseve të reja në numrin e bizneseve që paguajnë TVSH, që mbaheshin arbitrarisht në grupin e bizneseve të vogla.
- Regjistrimin për herë të parë të 13 mijë bizneseve të paregjistruara më parë.
- Numri i të siguruarve gjatë një viti u rrit më 53 mijë punonjës në sektorin privat.
- Të ardhurat nga Sigurimet Shoqërore u rritën me 2 miliard lekë, si rrjedhojë e rritjes së numrit të të siguruarve dhe nivelit të pagës mesatare, mbi të cilën rillogariten kontributet.
- Në doganat shqiptare u çdoganuan dy mijë ton kafe dhe një mijë ton cigare më shumë. Megjithë rritjen prej 50% të prodhimit vendas të naftës, këtë vit u çdoganua më shumë rreth 12 mijë ton naftë.
- të ardhurat nga taksat dhe tatimet të rriten me 24.3 miliard lekë, në një kohë që taksat u ulën me një vlerë totale prej 26 miliard lekë, pra në total kemi kënaqësinë të informojjmë shqiptarët se rreth 503 milion dollarë të mundit dhe djersës së tyre, shpëtuan nga thonjtë e kleptokracisë dhe u vendosën në arkën publike për rroga, shkolla, spitale ose nëpërmjet uljes së taksave, iu lanë biznesit shqiptar për të zgjeruar veprimtarinë e tyre dhe punësuar shqiptarët.
- Buxheti i dytë në përdorim, që miratuam në qershor, si moment i luftës kundër korrupsionit, përbën një ndër arritjet më madhore, para së gjithashs, sepse shënon kthesën vendimtare të qeverisë në luftën kundër korrupsionit, por edhe sepse bëri të mundur prokurimin e autostradës me katër korsi Rrëshen-Kalimash, rrugë e cila pritet të sjellë në buxhetin e shtetit mbi çerek miliardë Euro në vit dhë të shndërrojë Durrësin në një nga portet e mëdha të Mesdheut.
- Në një vit qeverisje mori rrugë revolucioni ynë fiscal që ka si qëllim kryesor:
"Shqipëria, vendi më taksë të sheshtë dhe më të ulët në Europë". Në funksion të këtij objektivi u vendos"
- Përgjysmimi i taksave për biznesin e vogël.
- Heqja e taksave për të gjitha pajisjet dhe makineritë për bizneset.
- U ulën me 31% kontributet për sigurimet shoqërore dhe 13% taksa mbi të ardhurat.
- Sipas KPMG Shqipëria renditete e para për uljen e taksave si përqindje.

Shpenzimet publike
Buxheti i vitit 2006, i maratuar në dhjetor të vitit 2005, si dhe buxheti suplementar i miratuar në qershor të vitit 2006, pasqyruan në tërësi përparësitë e shpallura në programin e qeverisë:
- Garantimin e stabilitetit makroekonomik në përputhje me objektivat e fiksuara në marrëveshjen me FMN.
- Buxheti ynë vendosi në epiqendër qytetarin, shërbimet dhe shërbesat e tij, integrimin e vendit në BE dhe NATO.
- Ky buxhet përputhet plotësisht me kërkesat e procesit të integrimit. Ai është rezultat i konsultimeve të hapura me institucionet publike, qeverisjen vendore, biznesin, sindikatat dhe bazohet për herë të parë në sistemin e planifikimit të integruar, dhe përshtatet me strategjinë kombëtare për zhvillim dhe integrim.
- Përmirësimi i administrimit dhe planfikimit të shpenzimeve publike
- U ngrit Departamenti i programimit të Investimeve Publike dhe Departamenti i Koordinimit të Donacioneve. U hartuan dhe miratuan akte të reja ligjore e nënligjore, që lehtësojnë realizimin e investimeve publike.
- Rritjen e investimeve publike. Ky vit shënon kthesën e madhe në rritjen prej 45% të investimeve publike.
- Shkurtimin me rreth 40% të shpenzimeve operative të administratës
- Rritjen e madhe nga 7.1 në 13.2 miliard lekë të grantit të pushtetit vendor
- Rritjen me rreth 18% të buxhetit për arsimin shëndetësor.
- U miratua ligji i ri për piramidën e pagave.
- Pagat e punonjësve dhe pensionet pësuan rritjen më të madhe në 15 vitet e fundit, rritje kjo me një mesatare prej 20% për punonjësit buxhetorë. Nga 84 mijë punonjës, 65 mijë prej tyre patën një rritje page mbi 20% dhe rritje me një mesatare prej 45% për 9400 punonjës.
- U vendosën kritere të reja për shpërblimet, duke ndaluar abuzimet e mëdha massive në këtë drejtim.
- Në përputhje me programin, qeveria përgatitit që në shtator buxhetin e vitit 2007 dhe do ta dërgojë në parlament në tetor, pra më shpejt se asnjë herë më parë.
- Buxheti i ri shpreh, mishëron plotësisht parimet e shpallura nga qeveria jonë për Buxhetin e Shtetit.
- të përqëndrimit të tij në projekte madhore dhe jo të thërmimit të tij në mijëra mikroprojekte;
- rritjen me rreth 300 milion Euro të zërit të investimeve publike.
- Rritjen e njëjtë me këtë vit të rrogave dhe pensioneve, dhe ruajtjen e defiçitit buxhetor në vlerat e parashikuara në marrëveshjen me FMN.
- Mbështjen e një rritje ekonomike mbi 6%.
- Buxheti suplementar i qershorit 2007, në masën 80% të tij, do të përdoret për uljen e mëtejshme të taksave dhe ecjen drejt taksës së sheshtë më të ulët në Europë.
Janë gati për miratim:
- ligji i ri organik i buxhetit të shtetit,
- ligji i ri për borxhin publik,
- për auditin e brendshëm,
- për pastrimin e parave, kontabilitetin, për buxhetin dhe financat vendore.

Fuqizimi i sektorit financiar.
Eshtë miratuar ligji për krijimin e autoritetit të vetëm të kontrollit të sektorit financiar jobankar, pra nga shkrirja e tre autoriteteve të tillë ekzistues, në përputhje me politikën bashkëkohore, krijohet Autoriteti i Mbikqyrjes së Sektorit Financiar jo bankar, bordi i të cilit do të miratohet këto ditë në Kuvend.
Kreditimi i ekonomisë këtë vit po rritet 2.1 herë në krahasim me një vit më parë.
Cila është sot gjendja e ekonomisë shqiptare? Për të dhëna përfundimtare duhet pritur fundi i vitit buxhetor. Por treguesit janë këto:
Treguesi i shitjeve ka një rritje prej 17.1%. Treguesi i shitjeve për degën e ndërtimit është 34.2%. Nga të dhëna jo përfundimtare të një studimi nga shoqata e ndërtuesve, vlerësohet se vendi po përjeton një bum prej 1.4 milion m2 në ndërtim. Kjo mbështetet në rritjen e ndjeshme të importit të materialeve të ndërtimit, me gjithë shtimin e prodhimit vendas të tyre.

Rritje të madhe ka patur treguesi i shitjes në tregti të hoteleve dhe restoranteve. Rritje me 18% ka patur eksporti dhe pothuaj po kaq edhe importet, krahasuar me të njëjtin periudhë të vitit 2005.

Regjistrimi i bizneseve të reja nga rreth 9000 në gjithë vitin 2005, është sot rreth 13 mijë, pa tremujorin e fundit.
Dy tregues të tjerë dëshmojnë qartë se rritja ekonomike këtë vit po shkon rreth 6% dhe këto janë tregues i besimit të biznesit, që tregon qartë rritjen e besueshmërisë së biznesit në vend, e cila pasqyrohet me rritjen e aktiviteteve dhe rritjen e vëllimit të tyre të shitjeve. Ky tregues është në rritje, kurba e tij ndjek kurbën e indeksit të shitjeve.
Një tregues tjetër monetar apo agregati monetar M3, është një tregues i qartë i rritjes ekonomike. Duke zbritur nga ky agregat agregatin M1 dhe duke deflatuar këtë tregues me indeksin e çmimeve të konsumatorit, rritja e tij është 6.5%. Po kështu, kredia për ekonominë është rritur 2.1 herë.

- VII -
Administrimi i territorit, reforma e pronësisë, punët publike, transporti, telekomunikacioni.

Një vit më parë, procesi i kthimit, kompensimit të pronave, legalizimit, telekomunikacioni dhe transporti ndodheshin apo lëngonin në agoni të vërtetë, të ngërthyer tërësisht në kthetrat e kleptokracisë.

Pas një viti, unë kam kënaqësinë t'ju njoh me ndryshimet e thella në të gjitha këto fusha.
Ky vit ishte filllimi i reformës së madhe të pronësisë.

Legalizimet

Të dhënat jo përfundimtare faktojnë se Shqipëria ekstralegalitet është faktikisht më e madhe se Shqipëria legale. Në zonat urbane të vendit janë mbi 300 mijë shtëpi dhe objekte të tjera që presin legalizimin. Kurse në të gjithë territorin e vendit, pot ë përfshihen këtu edhe ndërtimet e bëra para vitit 1992 dhe që nuk janë legalizuar, kjo shifër është shumë më e madhe. Kjo, sepse për tetë vjet me rradhë, procesi i legalizimit ndaloi dhe u përdor vetëm si mashtrim elektoral. Qeveria që unë kryesoj shpalli moton: "Shqipëria ndën ligj", dhe legalizimin si një nga përpraësitë më madhore të saj. Me këtë process ne duam të nxjerrim nga pasiguria, diskriminimi social dhe ekonomik rreth një milion shqiptarë, duam të shndërrojmë në qytete të urbanizuara zonat ku ato janë vendosur, sikundër të çlirojmë së paku 3 miliard Euro pasuri të ngrira, duke ridimensionuar dhe fuqizuar kështu tregun në tërësi, dhe fuqizuar, mundësuar kredimarrjen e këtyre qytetarëve dhe garantuar atyre një jetë të sigurt me pronën që kanë krijuar, që ato meritojnë.
Mbështetur nga qëndrimi miqësor ndaj të shpërngulurve, jashtë paragjykimeve dhe etiketimeve antikombëtare, bazuar në parimet më moderne dhe ekspertizën e shkëlqyer të Institutit të Lirisë dhe Demokracisë "Hernardo De Soto" të Perus, dhe pas një konsulte të gjerë popullore dhe me grupet e interesit, ligji për legalizimin u miratua në parlament. Bazuar në ligjin e legalizimit:
- u ngrit dhe nisi punën në Tiranë dhe qarqet e vendit Agjensia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale. Banorët dhe pronarët e rinj të shtëpive dhe objekteve të palegalizuara, kanë mirëpritur realisht procesin e nisur dhe po presin me padurim zbatimin e ligjit.
- Në dy muajt e parë të jetës së ALUIZIN janë tërhequr mbi 360 mijë formularë dhe dorëzuar të plotësuar dosjet e 100 mijë shtëpive dhe objekteve. Vazhdon dorëzimi i tyre.
- Procesi i kthimit dhe kompnesimit të pronave, është kusht vendimtar për reformën e pronësisë, paqen sociale dhe tregun e lirë. Ky proces themelor për reformën e pronësisë, paqen sociale dhe lirinë e tregut, u nxorr nga kalendat e kleptokracisë dhe u vendos me ligjin e ri për herë të parë me linja dhe parime të drejta të kthimit dhe kompensimit të pronave.
- Ligji i ri mbi kthimin dhe kompensimin e pronave është zhveshur nga çdo qëndrim klasor ndaj ish-pronarëve, dhe që në gërmë dhe frymë shpreh qëndrimin miqësor dhe respektin e plotë ndaj tyre dhe të drejtës së tyre mbi pronat e vehta. Mbi bazën e këtij ligji,
- u shkri Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që kishte futur procesin në labirinthet e klaptokracisë dhe
- u ngrit Agjensia Kombëtare e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si agjensi e fuqishme e ekzekutivit.
- Me vendim të qeverisë, u krijua fondi i kthimit dhe kompensimit të pronave dhe fondi financiar për këtë proces.
Unë dua të garantojë pronarët shqiptarë se Qeveria në përputhje me ligjin që miratoi është e vendosur të kthejë cdo pronë të tyre që mund të kthehet dhe të kompensojë me vlerën e tregut pronat e tjera.

Transporti
Qeveria që unë kryesoj, është qeveria e ndërtimit të rrugëve. Në katër vjet qeveria është e angazhuar të ndërtojë autostrada dhe të asfaltojë rrugë të paasfaltuara dy herë më shumë se në 50 vitet e fundit.
- Investimet këtë vit janë rritur nga 80 milion Euro një vit më parë, në 240 milionë, pra më të mëdhatë që janë realizuar ndonjëherë në Shqipëri.
- Këto investime bënë të mundur fillimin e punimeve në autostradën Lushnje-Fier, traseja e të cilës po shkon drejt kompletimit.
- Riasfaltimin e rrugëve Milot, Rreshen, Lushnje, Berat, Fushë Arrëz, Kukës, Gjirokastër, Tepelenë
- Prokurorimin në tërë trajektoren e saj të autostradës Rrëshen-Morinë dhe është në tenderim segmenti Milot-Rrëshen, si dhe fillimin e punimeve në disa segmente të kësaj rruge jetike për zhvillimin e transportit në vend.
- Fillimin e tenderimit të autostradës Fier-Vlorë dhe së shpejti do tenderohet edhe ajo e Korçë-Qaf Plloçë.
- Përfundimin e rrugës Vlorë, Orikum, Paper, Elbasan, Sopot, Qaf Morinë, Dhërmi, Palasë e shumë të tjera.
- Po përfundon projekt-zbatimi për autostradën Shkodër-Han i Hotit, si dhe
- Po hartohet plani për asfaltimin e 6000 kilometra rrugë dytësopre gjatë viteve në vazhdim.
- Ka nisur studimi për korridorin kryesor qendror të Jugut.
Këtë vit u zbatuan një plan masash për përmirësimin e furnizimit me ujë në zonat turistike. Ndërhyrje dhe investime serioze janë bërë për funizimin me ujë, me përparësi zonat turistike. Kështu:
- Durrësi këtë verë mori 196 L/sek më shumë se një verë më parë,
- Saranda mori 24 orë ujë,
- është garantuar financimi për 22 milion Euro për të filluar së shpejti ujësjellësin e ri për Vlorën,
- Po punohet për projektin e ujësjellësit të ri të Durrësit.
- Investime të rëndësishme janë garantuar për në portet e vendit. Kështu, në Durrës, Vlorë, Sarandë, Shëngjin do investohen 50 milion Euro.
- Eshtë përgatitur projekt-ligji për partneritetin public privat në fushën e veprimit publik.
- Janë ndërtuar 250 apartamente dhe janë në përfundim 250 të tjera.
- Janë miratuar një sërë konventa ndërkombëtare dhe përafruar ligjet me ligjet Europiane në fushën e transportit. Janë liberalizuar licensat e transportit në fushën e transportit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Telekomunikacioni

Një vit më parë, kjo sipërmarrje ishte thjesht një viktimë tjetër madhore në falimentim e sistemit kleptokratik, ndërsa sot është angazhuar në reforma të thella, të cilat kanë si qëllim liberalizimin e plotë të tregut të kësaj fushe, rritjen e cilësisë dhe uljen e çmimit të shërbimeve, sjelljen e Shqipërisë në moshën e internetit. Në këtë konktekst:
- Janë rinegociuar marrëveshjet e interkoneksionit me operatorët mobil dhe e tërë ulja e çmimit prej 23% në minut i kaloj konsumatorit, si dhe
- Janë rishikuar dhe firmosur marrëveshjet e interkoneksionit me operatorë ndërkombëtarë.
- Eshtë katërfishuar kapaciteti i transmetimit me fibër optik në drejtimet kryesore të vendit.
- Është zgjeruar katër herë kapaciteti i lidhjeve ndërkombëtare për shërbimin data/internet dhe rritur gama e shërbimeve të reja, veçanërisht shërbimeve data/internet me brezë të gjerë duke dyfishuar kapacitetin ekzistues.
- Janë vendosur në shfrytëzim dy drejtime të reja të komunikimit me fibër optike, përkatësisht Tiranë-Shkodër dhe Korçë-Kapshticë, duke fuqizuar lidhjet kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Në gjashtë muaj të këtij viti është siguruar një fitim prej rreth një milliard lekë.
- Eshtë miratuar plani kombëtar i radio-frekruencave
- Janë përgatitur dhe paraqitur për diskutim aktet ligjore për liberalizimin e praktikave të reja VIOP, thjeshtimin e procedurave të licencave.
- Përfundoi shqyrtimi i kontratës së Telekomit Shqiptar me kompaninë Celik nga konsulentë ndërkombëtare dhe një grup punë do të nisë rinegociimin e kësaj kontrate me këtë kompani.
- Albtelekomi, në kuadrin e nismës "Shqipëria në moshën e internetit", ka vendosur të hap tenderin e madh ndërkombëtar për të pajisur të gjithë abonentët e tij ADSL dhe përdorimin e teknologjisë WYMX dhe Saff Switch, çka do të bëjë të mundur rritjen me 30 herë të përhapjes dhe përdorimit të IT në shoqërinë shqiptare.
- Shërbimi Postar po i nënshtrohet reformës së thellë. Ai ka katërfishuar vëllimin e shërbimeve. Agjensia Ndërkombëtare i dha këtij shërbimi ZIP-in e Shqipërisë, aplikimi i të cilit do të fillojë pa humbur kohë.

- VIII -
Politikat sociale
Politikat sociale janë dhe mbeten shtylla qendrore, boshti i politikës, imazhi i qeverisë sonë. Në këtë kontekst, për të konkretizuar karakterin social të politikës së saj, qeveria realizoi rritjen më të madhe të shpenzimeve sociale në 15 vitet e fundit, një rritje me 17% apo 1.7 herë më të mëdha se sa për sektorët e tjerë. Kjo rritje u shpreh me rritjen e rrogave të punonjësve buxhetorë nga 5%-121%, duke kapur një mesatare prej rreth 20% për numrin e përgjithshëm të punonjësve buxhetorë. Kështu, për rreth 9400 punonjës buxhetorë në vartësi të ministrive të linjës, pagat u rritën me një mesatare për 45.9%. Pagat e 36.000 arsimtarëve u rritën 23%, pagat e 12.200 infermierëve u rritën 25%, ndërsa ato të 3 mijë mjekëve dhe 6 mijë punonjësve të tjerë u rritën me 20%.
U vendos paga minimale prej 14000 lekë në muaj. Një pjesë tjetër e rëndësishme e shpenzimeve sociale është përdorur në përputhje me programin e qeverisë, për të rritur me 20% pensionet e 157 mijë pensionistëve në fshat. Kurse për 186 mijë pensionistë në qytet pensionet u rritën 11%, pensionet e tjera u rritën me 5%, ndërsa asistenca sociale u rrit me 10%.
Me rritjen e shpenzimeve sociale prej 17% u realizua rritja me 18% e shpenzimeve për shëndetësinë dhe arsimin, si dy fusha më të rëndësishme sociale.
Për nxitjen e punësimit u krijua Agjensia Kombëtare e Arsimit dhe Forimit Profesional
U hartua baza ligjore për përcaktimin e stimujvve për sipërmarrësit privat që punësojnë punëtorë të rinj.
Asistenca sociale u rrit me 10%.
Janë decentralizuar shërbimet e kujdesit shoqëror, si dhe janë ngritur dhe po ngrihen rreth 18 shërbime të reja sociale.
Janë përmirësuar kapacitetet e qendrës pritëse të vitkimave të trafikut.
Janë hartuar standarte të reja të shërbimit social.
Janë hequr kuotat dytësore në universitete
Eshtë krijuar Sekretariati Teknik për aftësinë e kufizuar.
Një kujdes i veçantë është treguar në të gjitha takimet për gjendjen e emigrantëve shqiptarë.
Po punohet për marrëveshjen bilaterale me Greqinë për njohjen e viteve të pensionit emigrantëve shqiptarë.

- IX -
ARSIMI
Sistemi arsimor në Shqipëri për shkak të përgjysmimit të buxhetit të shtetit nga qeveritë e mëparshme, para një viti ishte në degradim të plotë material, por edhe jo pak korruptiv.
Për qeverinë e koalicionit që unë drejtoj, reforma dhe modernizimi i sistemit arsimor dhe kërkimor-shkencor, përbën një ndër përparësitë më të mëdha. Natyrisht që kjo përparësi mund të realizohen vetëm me objektiva afatmesme dhe afatgjatë.
Pas një viti, ne mund të pohojmë se kemi arritur rezultate konkrete të rëndësishme në reformimin e këtij sistemi jetik për të ardhmen e kombit dhe të vendit tonë.
Sot, pas një viti, në sajë të reformave që janë ndërmarrës, ai ka pësuar ndryshimet e mëdha që vijojnë:
- Buxheti për arsimin u rrit me 18% dhe po ecet drejt objektivit për dyfishimin e tij.
- Eshtë garantuar një kredi e butë prej 60 milion Euro.
- Rrogat e mësuesve pësuan rritjen më të madhe në 15 vitet e fundit, u rritën me 23%.
- Pranimi në Universitete u liberalizua dhe u vendos mbi politikën e duarve të pastërta.
- U hap Universiteti i Durrësit me të gjitha degët.
- Numri i studentëve që hyjnë në shkollat e larta nga 13 mijë në shtatorin e 2004, u rrit në 22 mijë në shtatorin e 2006. Kjo përbën një hap trë rëndësishëm drejt një të ardhme që meritojnë të rinjtë shqiptarë dhe drejt arritjes së standarteve të vendeve anëtare të BE-së, që kanë një numër studëntësh për një mijë banorë, katër herë më të madhe se Shqipëria.
- U miratua në parlament ligji për Këshillin Kombëtar të Arsimit të Lartë dhe ky institucion është në formim e sipër.
- Po hartohet strategjia e zhvillimit të arsimit të lartë në Shqipëri. Masterplani për arsimin universitar po hartohet me KE-në..
- Po hartohet ligji i ri për arsimin e lartë.
- U konsolidua më tej pjesëmarrja në procesin e Bolonjës
- U krijua fondi për Ekselencat shqiptare.
- Këto ditë inagurojmë projektin e ri të Brain Gain-it me UNDP, me të cilin ne synojmë të identifikojmë dhe të sjellim përkohësisht ose përfundimisht në Shqipëri të gjitga celebritet dhe ekselencat shqiptare kudo që janë.
- Është hartuar masterplani për TIK shkolla dhe po realizohet faza e parë për shkollat e mesme.
- Eshtë miratuar strategjia kombëtare e arsimit parauniversitar.
- U vendos matura shtetërore dhe provimet e saj u dhanë mbi politikat e duarve të pastërta.
- U reformua tërësisht sistemi i hartimit, botimit, shpërndarjes së tesketeve shkollore.
- Në shkollat e mesme të vendit u rregjistruan 23000 nxënës më shumë, ndërsa në arsimin profesional 4900 nxënës më shumë.
-
- X -
Bujqësia dhe zhvillimi rural
Ky sektor, tërësisht i braktisur që ndonëse jep më shumë se ¼ e prodhimit të brendshëm të vendit, mori gjatë viteve të fundit si investime vetëm 1% të buxhetit të shtetit. Zhvillimi i bujqësisë, zhvillimi i qëndrueshëm rural për qeverinë time janë kushti vendimtar për shndërrimin e Shqipërisë në një vend të zhvilluar dhe integrimin e saj në BE.
Në këtë kontekst, kam kënqësinë t'ju informoj se:
Investimet në këtë sektor u rritën me 50% këtë vit.
Po hartohet strategjia e re e zhvillimit rural, po përfundojnë projketet për mbështetjhen e marketingut dhe grumbullimin e prodhimeve kryesore bujqësore.
Prodhimi bujqësor ka patur një rritje nga 2%-17% sipas sektorëve. Këtë vit, për shkak të mbushjes së tregut me prodhime vendi, pati një rënie të qartë të importit të prodhimeve bujqësore.
Në sajë të luftës kundër kontrabandës, fermerët shqiptarë shitën në tregun e vendit më shumë dhe me çmime më të mira se asnjë vit tjetër prodhimet e tyre.
U rritën me 60% në vlerë eksportet e prodhimeve të tyre.
Nafta për punimin e tokës, serat, agrobiznesin u furnizua me 40 lek/litri. Duhet thënë se rreth 55% e saj iu është akorduar serave dhe linjave të përpunimit të qumështit, ndërsa 45% e saj fermerëve.
Duke mbetur të vendosur në vazhdimin e kësaj praktike për serat dhe agrobiznesin dhe fermerët, do të shqyrtohet diversifikimi i praktikës së dhënies saj.
Pensionistët e harruar të fshatit njohën këtë vit rritjen e pensionit prej 20% dhe po kaq do rriten çdo vit gjatë këtij mandate.
- Eshtë krijuat baza ligjore dhe fondi për mbështetjen e vreshtarive,
- Janë ngritur një seri qendrash të informacionit për fermerët,
- Janë reformuar tërësisht institucionet kërkimore shkencore të bujqësisë. Kështu, nga ristrukturimi i nëntë institucioneve, u krijuan pesë qendra të transferimit të teknologjisë bujqësore
- Hapa të rëndësishme janë ndërmarrë për përmirësimin e çertifikimit të prodhimeve bujqësore.
Po përpunohet projekti i asfaltimit të 6000 km rrugë dytësore nga i cili do të përfitojnë gjerësisht zonat bujqësore të vendit. Po punohet intensivisht për përafrimin e akteve ligjore dhe nënligjore me legjislacionin e BE.
Përpjekje dhe investime serioze janë bërë për parandalimin e përmbytjeve, gjë që ka patur si rezultat përmbytjet më të pakta në vitin më të lagësht të vendit, së paku në 20 vitet e fundit.
Përfundoi inventarizimi i pasurive të paluajtëshme që figurojnë në inventarin e Ministrisë dher janë vënë në dispozicion të fondit të kompnesimit të tokave.
Eshtë në përfundim regjistri i fermerëve.
Gjatë këtij viti janë bërë përpjekje të mëdha për konsolidimin e mbrojtjes së konsumtaorit, janë intensifikuar kontrollet.
ka përfunduar ligji i ri për ushqimin dhe
po punohet për krijimin e autoritetit kombëtar të ushqimit.
Janë investuar dhe janë në investim 20 milion dollarë për tregjet dhe thertoret e qyteteve të mëdha.

- XI -
MJEDISI
Mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit kanë qenë një përparësi madhore e vitit të parë të qeverisjes sonë.
- Ka nisur puna për hartimin e strategjisë të zhvillimit të qëndrueshëm të mjedisit dhe është hartuar projekti i strategjisë kombëtare të mjedisit.
- U hartua programi i përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe burimeve ujore, si dhe u morrën masa për zbatimin dhe monitorimin e këtij zbatimi.
- Ndotja e ajrit pësoi një rënie me 30%, si rezultat i kontrollit rigoroz mbi karburantet.
- Treguesit e cilësisë së ajrit, dioksidi i squfurit, azotit, ozoni, plumbi në shkallë vendi janë në normat e parashikuara nga standartet e BE.
- Po kështu, për shkak të konktrolleve rigoroze mbi ujrat industriale dhe ato të ndotura urbane, është arritur një rënie e treguesve të ndotjes, krahasuar me një vit më parë.
- Nëpërmjet një projekti të financuar nga qeveria Hollandeze, u arrit të ripaketohen dhe largohen brenda një kohe prej pesë javësh nga zonat e ndotura në Bisht Pallë të Durrësit, 800 tonë kimikate të rrezikshme dhe ka nisur puna për zbatimin gjatë vitit që vjen të projektit të Porto Romanos.
Zbatimi i ligjeve në mbrojtje të mjedisit ka qenë përparësi e madhe e qeverisë. Kështu në mbrojtje të pyjeve shtetërore, të lumenjve, ujrave dhe peshkimit janë kontrolluar rreth 2000 subjekte, janë vendosur rreth 210 milion gjoba, sekuestruar rreth 2000 m2 lëndë drusore, 11 varka peshkimi, mijëra m/linear rrjeta peshkimi, si dhe janë dhënë për ndjekje penale 81 persona e subjekte ekonomike.
- Eshtë përgatitur platforma për bllokimin e dëmtimit të shtretërve të lumenjve.
- Eshtë ndaluar shfrytëzimi i inerteve në të gjithë lumenjtë e Tiranës dhe në 50Km në lumenj të tjerë, si dhe është shkurtuar periudha e shfrytëzimit të lumenjve për inerte nga 12 në 5 muaj në vit.
- Eshtë hartuar platforma dhe plani i masave për pyllëzim.
- Janë mbjellë 100 hektarë pyje, u ndërtuan kundër evazionit 1700 m3 prita malore.
- Është hartuar plani për dyfishimin e sipërfaqes së zonave të mbrojtura.

- XII -
TURIZMI
Zhvillimi i turizmit kanë qenë dhe mbeten një ndër përparësitë më madhore për zhvillimin ekonomik të vendit.
Për këtë qëllim, u hartua një plan masash për sezonin turisitik 2006, si heqja e vizave për qytetarët e 13 shteteve të tjera, përveç vendeve të BE-së, heqja e të gjitha pengesave për qytetarët e Kosovës, Maqedonisë.
- U hartua strategjia e zhvillimit të turizmit kulturor dhe ekologjik
- U zbatuan rreth 14 projekte për turizmin kulturor
- U krijuan parqet kombëtare arkeologjike në funksion të turizmit.
- U hartuan, botuan një seri guidash turistike, si Shqipëria turistike për qytetet turistike të vendit, guida e muzeve të Shqipërisë, guida turistike për të gjithë bregun Velipojë-Ksamil.
U ndërmorrën një seri veprimtarish promovuese për turizmin shqiptar si në Prishtinë, Shkup, Londër, Berlin, Finlandë, Stamboll.
- U organizua Konferenca e Parë e Biznesit të turizmit.
- u bënë ndërhyrje thellësisht përmirësuese infrastrukturore në akset rrugore që lidhin Shqipërinë me Kosovën.
- Pastrime të brezit bregdetar, gjer edhe me forcat e xhenjos.
- U garantua furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike i zonave turistike.
- Në Durrës u shtuan 196/L ujë, pra mbi 60% e furnizimit të mëparshëm
- Saranda pati furnizim të vazhdueshëm me ujë.
Lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe jeh

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›