Këshilli i Ministrave, në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit, duke shprehur edhe vullnetin e mbarë popullit shqiptar, si dhe duke u solidarizuar me vendet europiane dhe të mbarë botës, vend
Këshilli i Ministrave, në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit, duke shprehur edhe vullnetin e mbarë popullit shqiptar, si dhe duke u solidarizuar me vendet europiane dhe të mbarë botës, vendosi:
Të shpallë ditë zije kombëtare ditën e mërkurë, datë 05.01.2005, në nderim të viktimave të shkaktuara nga tërmeti nënujor në brigjet e oqeanit Indian në Azinë Juglindore.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar të ngrihet në gjysmështizë.
Në orën 12.00 të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahen 3 minuta heshtje në nderim të viktimave.
Gjithashtu ftohen të gjitha kanalet radiotelevizive publike dhe private të trasmetojnë muzikë funebre.