E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, zhvilloi sot mbledhjen e rradhës, në të cilën u miratuan projektligje dhe vendime. • Këshilli i Ministrave miratoi vendimi

Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, zhvilloi sot mbledhjen e rradhës, në të cilën u miratuan projektligje dhe vendime.

• Këshilli i Ministrave miratoi vendimin per Strategjinë për nxitjen e punësimit në Administratën Publike të studentëve të diplomuar jashtë vendit, në përputhje me një nga prioritetet e qeverisë shqiptare për tërheqjen e kapaciteteve më të mira intelektuale dhe forcimin e institucioneve shqiptare në përballimin e sfidave në rrugën e integrimit euroatlantik.

Strategjia synon nxitjen e politikave stimuluese për emërimin e të rinjve të kualifikuar jashtë vendit për të punuar në administratën publike në nivel qendror, inisiativë e cila ka gjetur mbështetje tek të rinjtë e diplomuar në universitetet jashtë vendit. Aktualisht në administratën publike qendrore janë të punësuar 150 të rinj të diplomuar jashtë vendit në të gjitha ministritë e linjës.

Zbatimi i kësaj strategjie do të arrihet nëpërmjet ndërthurjes së tre faktorëve bazë: informim, rekrutim dhe motivim. Më konkretisht:

Informimi synon krijimin e një rrjeti network-u studentësh për informimin e tyre në lidhje me vendet e lira në shërbimin civil; shpërndarjen e buletinit të vendeve të lira të punës të përgatitura nga Departamenti i Administratës Publike, i cili do t'u vihet në dispozicion studentëve jashtë vendit nëpërmjet shërbimit diplomatik shqiptar në botë, si dhe në sektorin privat në Shqipëri; do të vazhdoje puna për krijimin e një database te plotre me të dhënat personale të të interesuarve për të cilën do të mbahen kontakte të ngushta me shërbimin diplomatik shqiptar në botë për marrjen e një informacioni të saktë në lidhje me flukset e studentëve të diplomuar jashtë vendit etj.

Rekrutimi synon përmirësimin e kuadrit ligjor në fushën e rekrutimit të këtyre studentëve në administratën civile dhe përmirësimit të kritereve të përcaktuara në përshkrimet e punës.

Përsa i përket elementit të tretë, motivimi financiar i studentëve të diplomuar dhe specializuar jashtë vendit, strategjia parashikon kompensimin në pagë të tyre me anë të programave të bashkëpunimit me organizata të ndryshme, si dhe përcaktimin në strukturën e pagës të kritereve të kompensimit për llojin e kualifikimeve që ata kanë kryer. Po ashtu do të bashkëpunohet me fakultete të ndryshme për të nxitur punësimin e të diplomuarve jashtë me rezultate shumë të mira si pedagogë të jashtëm të këtyre fakulteteve.

• Po sot, Këshilli i Ministrave mori vendimin per lirimin nga detyra te Prefektit të Qarkut të Tiranës, z. Besnik Dervishi dhe emëroi në këtë detyrë znj. Mimi Kodheli, aktualisht Nënkryetare e Bashkisë Tiranë.

• Po ashtu u miratua edhe Strategjia kombëtare për personat me aftësi të kufizuar.

Strategjia, e hartuar nga një grup ndërministror, i ngritur me Urdhër të Kryeministrit, synon të përmirësojë statusin dhe cilësinë e jetës së personave me aftësi të kufizuara, në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin Shoqëror dhe Ekonomik.

Objektivat e saj janë të inkurajojë pjesëmarrjen e kësaj kategorie në jetën shoqërore, sigurimin e arsimit optimal për ta dhe sigurimin e mundësive për punësim dhe zhvillim ekonomik. Strategjia përcakton edhe mekanizmat e nevojshëm për promovimin e një shërbimi publik të përgjegjshëm dhe transparent ndaj personave me aftësi të kufizuar dhe për mbështetjen e tyre për një jetë cilësore në komunitet.

• Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin "Për kompensimin e burgimit të padrejtë".

Projektligji rregullon rastet e kompensimit për burgim të padrejtë, përfshirë edhe arrestin në shtëpi, masën dhe mënyrën e llogaritjes së kompensimit, si dhe procedurat për kërkimin e tij.

Kështu, projektligji përcakton se personi i deklaruar i pafajshëm ose për të cilin është pushuar çështja me vendim gjykate apo të prokurorit, të formës së prerë, apo është mbajtur në burg tej kohës së caktuar në vendim, gëzon të drejtën e kompensimit për burgimin e vuajtur. Afati për të bërë kërkesën për kompensim është periudha brenda 3 vjetëve nga data e lindjes së të drejtës në gjykatën e rrethit gjyqësor që ka dhënë vendimin e dënimit.

• U miratua projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Kuvajtjan për Zhvillim Ekonomik Arab, për projektin e Rehabilitimit të Ujitjes (faza III)"

Kredia me vlerë 13.000.000 milion USD do të përdoret për punime në rehabilitimin e skemave ujitëse dhe kulluese. Qëllimi i projektit të menaxhimit të burimeve ujore është rritja e të ardhurave të fermerëve nëpërmjet rehabilitimit të sistemeve të ujitjes dhe kullimit dhe rritjes së qëndrueshmërisë së sektorit të ujitjes.

• U miratua vendimi për "Zonat arkeologjike, brenda qendrave të banuara në Shkodër, Lezhë, Krujë, Durrës, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Sarandë".

• Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për transferimin ne pronesi të bashkisë së Fierit të mjediseve të ish-spitalit ushtarak, Fier.Sipas këtij vendimi, ish-spitali ushtarak" në Fier i kalon në përgjegjësi administrimi Bashkisë Fier për plotësimin e nevojave të komunitetit të kesaj bashkie.

• U miratua edhe vendimi "Për transferimin në pronësi të Komunës Prezë, Tiranë, të mjediseve të ish-repartit ushtarak nr.3800/1, batalioni AKA, në Prezë, Tiranë. Ish-reparti ushtarak në Prezë, Tiranë, i kalon në përgjegjësi administrimi komunës Prezë për plotësimin e nevojave të komunitetit të kësaj komune.

• Gjithashtu në kuadër të procesit të decentralizimit të pushtetit vendor, Këshilli i Ministrave miratoi vendimet për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në bashkinë e Krujës; në Bashkine e Maliqit; në bashkinë e Rrogozhinës; në komunën Fushë-Memaliaj; në komunën Grekan; në komunen Mollas, në Komunën Vig-Mnelë, në Komunën Margegaj dhe në Komunën Cukalat.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›