E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjala e Kryetares Topalli në London School of Economics and Political Science.

 
Dëshëroj së pari të falenderoj organizatorët per ftesën dhe organizimin e këtij këtij takimi interesant sot me ju. Ndihem shumë krenare dhe e lumtur që më jepet mundësia tju ofroj një ekspoze të përmbledhur të ecurisë së procesit të integrimit Euro-Atlantik të vendit tim.
  Shqipëria dhe shqiptarët po jetojnë momente historike, po përjetojnë zhvillime të pakthyeshme. Falë reformave të ndërmarra, ndryshimeve të jashtëzakonshme të realizuara si dhe mbështetjes së vendeve perëndimore, Shqipëria ka filluar të countdown deri në anëtarësimin e saj me te drejta të plota në NATO;  kjo padyshim përbën edhe një hap  thelbësor më pranë anëtarësimit të saj  në BE - objektiv strategjik prioritar për Shqipërinë.   Për para se të filloj më lejoni tju them dy fjalë për historinë e shqiptarëve, një komb i vuajtur por ngadhënjyes.
Shqipëria është një vend i vogël por me një histori të lashtë. Shqiptarët, pasardhës të ilirëve, të njohur në botë me emrin Albanians janë popull i lashtë, autokton e europian, që ia arritën të mbijetojnë në një nga rajonet më të rrahura të Evropës, ku dyndeshin fise e popuj e ku përplaseshin interesa, kultura, qytetërime nga më të ndryshmet.
Gjatë shekujve të një mesjete të gjatë e të mundimshme, shqiptarët ia dolën të ruajnë gjuhën e tyre me bazë indoevropiane dhe flamurin e heroit të tyre legjendar në qëndresën kundër osmanëve, Gjergj Kastriot Skenderbeu, flamurin me shqiponjën dykrenare; ata ia dolën të  formosojnë identitetin e tyre kombëtar. Shqiptarët u quajtën bijtë e shqipes dhe u bënë të njohur si komb edhe për harmoninë e tolerancën e tyre fetare të admirueshme. 
  Më 1912 shqiptarët ngritën flamurin e tyre kombëtar, shpallën pavarësinë dhe nisën përpjekjet për ngritjen e shtetit të tyre. Shqiptarët kishin mbijetuar mrekullisht.
Gjatë luftës së dytë botërore shqiptarët I përcollën Evropës modelin e një kodi shpirtëror unikal besa, që mund të shprehej si paprekshëmeri e një individi që është marrë në mbrojtje. Në nderim të këtij kodi dhe në respekt të traditës të tyre të tolerancës fetare, familje të tera të komunitetit hebre u mbrojtën, u strehuan dhe u shpëtuan nga gjahu më të egër i shtrigave në historinë e njerëzimit.
  Edhe nën trusninë e njerës prej diktaturave më të egra të Evropës Lindore shqiptarët ia dolën të ruajnë përkatësinë, vokacionin dhe endrrën e tyre europiane. Pas rënies së perdes së hekurt, ata bënë lajmotiv të protestave të tyre antikomuniste thirrjen Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Mbijetesa e shpirtit evropian të shqiptarëve është me të vërtetë një mrekulli hyjnore.   Kjo është një ndër arsyet  thelbësore që Shqipëria u rendit si vendi i parë në ish-lindjen komuniste që kërkoi anëtarësim në NATO, anëtarësim që sot gëzon mbështetjen e të gjitha forcave politike dhe 95 për qind të opinionit publik në vend.
Kjo shënoi sfidën e parë të Shqipërisë dhe shqiptarëve të izoluar për më se 50 vjet, në kërkim të hapësirave të lirisë dhe progresit padrejtësisht të munguar. 
  Në qershor 1992, Shqipëria aplikon dhe pranohet zyrtarisht në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut (NACC), në dhjetor 1992, Presidenti Sali Berisha (sot kryeministri i vendit) bëri vizitën e parë zyrtare në Selinë e NATO-s. Vetëm disa muaj më vonë mars 1993, për herë të parë një delegacion i lartë i NATO-s vjen për vizitë në Shqipëri dhe (ish) Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Manfred VERNER i adresohet parlamentit shqiptar Unë kam ardhur ti ofroj dorën e bashkëpunimit Shqipërisë. Aleanca jonë dhe institucionet e tjera perëndimore, ju ofrojnë mbështetje politike dhe materiale për të vazhduar në këtë rrugë.
Shkurt 1994, nënshkrimi i Dokumenti Kuadër të PpP bashkë me një sërë dokumentesh zyrtare institucionalizoi bashkëpunimin me NATO në kuadër të kësaj nisme -PpP. Shqipëria mori përsipër përgjegjësitë që rezultonin nga kërkesa për anëtarësim dhe u angazhua të ndërmerrte reformat për një shoqëri të mbështetur në parimet e demokracisë, të shtetit ligjor dhe të ekonomisë  së tregut.
Për herë të parë Shqipëria u angazhua në përmbushjen e objektivave të tilla si transparenca në planifikimin e mbrojtjes kombëtare dhe në proçeset e buxhetimit; kontrolli demokratik të Forcave të Armatosura; aftësimi për të kontribuar në operacionet nën autoritetin e Kombeve të Bashkuara, NATO-s dhe BE-së; etj
  Falë një bashkëpunimi serioz, viti 1995 shënoi një fazë të re  institucionale në marrëdhëniet e vendit tonë me NATO-n, të krahasueshme me ato të vendeve të tjera ndërsa viti 1996 ishte vit i Dialogut Intensiv ku vendet anëtare të NATO-s vlerësuan përmbushjen e angazhimeve nga Shqipëria si për zhvillimet e brendshme ashtu edhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe inkurajuan atë për të ecur përpara.
Zhvillimet e krizës shqiptare të pranverës së vitit 1997 shënuan hap prapa, Shqipëria humbi shancin të përfshihej në proçesin e zgjerimit.  Hapja e Misionit Shqiptar pranë Aleancës në Bruksel, në tetor 1997 vlen të theksohet si një hap domethënës në marrëdhëniet me NATO-n. Shpërthimi i konfliktit në Kosovë dhe shndërrimi i Aleancës në çelësin e zgjidhjes së krizës kosovare, i dha një drejtim tjetër marrëdhënieve të Shqipërisë me Aleancën. Keqësimi dramatik i situatës në Kosovë dhe rritja e kërcënimit ushtarak nga ana e Serbisë, gjatë fillimit të viti 1998, e shtynë Shqipërinë të kërkojë konsultim me Aleancën që vendos të hapë zyra e vet dhe Partneritetit për Paqe në Tiranë.
  Fillimi i fushatës ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë, për të ndërprerë fushatën e spastrimit etnik kriminal të ndërmarrë nga regjimi diktatorial i Millosheviçit, i dha një rol të vecantë Shqipërisë dhe forcoi tejet marrëdhëniet e saj me Aleancës. Me përgjegjeshmërinë që tregoi,  Shqiperia po trajtohej e po vepronte si të ishte një vend anëtar i NATO-s. Ajo vazhdoi betejën drejt anëtarësimit hap pas hapi duke gëzuar mbështetjen e NATO-s dhe vendeve anëtare të saj.
Në 1999, Shqiperia paraqiti Planin e Veprimit pr Antarsim (MAP) duke u
nj vend aspirant pr n NATO. Ky plan trajtoi përgatitjet e saj për anëtarësim të mundshëm në të ardhmen në aspekte politike, ekonomike, të mbrojtjes, të sigurisë dhe aspekte ligjore që synonin përafrimin e kuadrit ligjor në fushën e mbrojtjes në interes të integrimit.
Në 2002  n Samitin e Pragës, kryetarët e shteteve dhe qeverive e përshëndetën Shqipërinë për rolin e saj konstruktiv në nxitjen e stabilitetit rajonal dhe mbështetjen për aleancën dhe theksuan se dera e NATO-s për të mbetet e hapur.
2005, Shqipëria, e ndërgjegjshme dhe e bindur se parimi  derës së hapur lidhet ngushtësisht me përmbushje standardesh, Shqipëria ndërmori një proçes të thellë e kompleks reformash të Forcave të Armatosura. Ministria e Mbrojtjes, sot, merr për të dytin vit radhazi 2% të GDP-së, duke plotësuar një kriter të vendosur nga NATO
Në 2007 një ngjarje e shënuar zuri vend të kalendarin historik të shqiptarëve dhe  Shqipërisë. Për herë të parë në historinë e tyre një President i SHBA, i vendit kampion i të drejtave dhe lirive, Presidenti George Ë Bush vizitoi vendin e tyre.
Ne shqiptarët e quajmë  2008, vitin i shqiptarëve sepse do të mbetet si viti i ngjarjeve kulmore historike si komb, por edhe ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e shoqërisë së lirë demokratike, vetëm 18 vjecare, shqiptare; ky vit shënoi dimensione të reja lidhur me integrimit euroatlantik të vendit, si dhe avancimit të rolit të Shqipërisë si një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajonin e Balkanit.
  Më 17 shkurt 2008 pas një qëndresë të paepur në emër të vlerave të perëndimit dhe i mbështetur nga SHBA dhe vendet perëndimore në përpjekjet e saj për mbijetesë kundër një gjenocidi  të pashembullt, populli i Kosovës shpalli pavarësinë e vet dhe krijimin e shtetit më të ri në Europë dhe në botë. Autoritetet e Republikës së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me SHBA, OKB, BE kanë dëshmuar vullnet të plotë për të ndërtuar një shtet demokratik, multietni

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›