Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi ftohen për të ndjekur hapjen e sezonit operistik në ‘’La Skala’’.

7 dhjetor 2008
Milano, Itali
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, në ditën e fundit të vizitës zyrtare në Itali, vizitoi sot shtëpinë-muze të piktorit të shquar shqiptar, Ibrahim Kodra, ku pa nga afër kuadrot e ekspozuara dhe studion e punës, ku artisti i madh ka krijuar veprat e tij.
Sot pasdite, me ftesë të Kryetares së Bashkisë së Milanos, Leticia Morati, Kreu i shtetit shqiptar së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi ndoqën ‘’Don Karlosin’’, dramën e famshme të Shilerit, të shndërruar në një opera lirike nga kompozitori italian, Xhuzepe Verdi, e cila çeli sezonin operistik dhe të baletit 2008-09 në ‘’La Skala’’.
Në këtë ngjarje madhështore të jetës kulturore botërore ishin të pranishëm pesë kryetarë shtetesh, pesë ministra të qeverisë italiane, autoritetet më të larta vendore të Milanos, zonja Veronika Berluskoni si dhe mjaft personalitete të shquara të jetës kulturore e artistike.
Për nder të krerëve të shteteve të ftuar, mes të cilëve edhe Presidenti Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi dhe me rastin e çeljes së siparit të sezonit të ri operistik dhe të baletit në ‘’La Skala’’, Kryebashkiakja Leticia Morati dha një darkë në ‘’Pallatin Marino’’, qendrën e administës civile të Milanos që nga viti 1861.