E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit, uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit.

 

 

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli uroii sot të gjithë besimtarët myslimanë në festën e Kurban Bajramit.

 

Zonja Jozefina topalli bëri një vizitë në Selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, në Tiranë ku u prit nga Kryetari i këtij Komuniteti, Haxhi Selim Muça.

 

Kryetarja e Kuvendit, bëri urimet e saj për më shumë shëndet e harmoni në familjet e të gjithë shqiptarëve, jetë sa më të lumtur e të gjatë dhe që viti që vjen ti gjejë të gjithë më mirë e me më shumë mbarësi e paqe .


   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›