Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mban referatë mbi integrimin euro-atlantik të Shqipërisë, në London School of Economics and Political Science (LSE)
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ishte e ftuar e veçantë për të referuar në ( London School of Economics and Political Science)LSE, mbi historinë , përpjekjet për demokraci dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO e BE.
Në një auditor të përzgjedhur me studentë, intelektuale e përfaqësues të ndryshëm të jetës politike e diplomatike në Londër, Kryetarja e Kuvendit, bëri fillimisht një ekspoze të historisë së vështirë të kombit shqiptar për pavarësi e liri, në rrjedhën e konfliteve të ashpra në Ballkan, dhe mbijetesës së saj, nga një prej diktaturave më të egra të komunizmit.
Duke folur për traditat , vlerat historike e kulturore dhe identitetin europian të shqiptarëve, Kryetarja e Kuvendit theksoi ndër të tjera se gjatë luftës së dytë botërore shqiptarët I përcollën Evropës modelin e një kodi shpirtëror unikal besa, ku dhe në respekt të traditës të tyre të tolerancës fetare,
shqiptarët mbrojtën me dhjetra familje të komunitetit hebre.
Shqipëria u- shpreh Kryetarja e Kuvendit u rendit si vendi i parë në ish-lindjen komuniste që kërkoi anëtarësim në NATO, anëtarësim që sot gëzon mbështetjen e të gjitha forcave politike dhe 95 për qind të opinionit publik në vend. Kryetarja e Kuvendit i shpjegoi më pas auditorit rezultatet e reformave që ka ndërmarë qeveria, Parlamenti dhe institucionet e tjera shqiptare për anëtarësim në NATO dhe përafrimin në BE, dhe
Sot kur flasim për përshpejtim të këtyre proceseve kjo është falë luftës me tolerancë zero kundër korrupsionit dhe rezultatet konkrete të saj; kjo është falë luftës me tolerancë zero kundër krimit të organizuar; rritjes ekonomike, konsensusit të gjerë të forcave politike për ndryshimet kushtetuese, reformën elektorale për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme- Këto zhvillimeve ekonomike janë test i pakontestueshëm i politikave dhe i reformave të guximshme, të cilat kanë marrë edhe certifikimin nga organizmat ndërkombëtarë, nga Fondi Monetar, Komisioni Europian, Banka Botërore, OECD-ja apo Komisioni Evropian. deklaroi ndër të tjera Kryetarja e Kuvendit. Universiteti i LSE themeluar në 1895-ën njihet si institucion akademik i nivelin të lartë në fushën e studimeve politike, sociale dhe të shkencave ekonomike, ku zhvillohen idetë dhe analizat politike e ekonomike globale. Në këtë universitet kanë referuar lider të politikës europiane e Botërore si Ish Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan, Përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme të BE-së, Havier Solana, Ish Kryeministri britanik Toni Bler, Kryeminsitra e Presidentë të vendeve të ndryshme.
Më tej Kryetarja e Kuvendit I është përgjigjur interesit të shumë pjesëmarrësve në sallë, për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, marëdhëniet e saj në rrajon dhe me komunitetin ndërkombëtar, çështja e Kosovës tj. Kryetarja e Kuvendit zhvilloi gjithashtu dhe një takim të ngrohte e miqësor me studentët shqiptarë e përfaqësues të komunitetit shqiptar në Londër.
(Për më tepër shihni të plotë fjalimin e Kryetares Topalli në LSE)