E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjala e Ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, ne ceremonine e hapjes se Festivalit Folklorik Kombetar



Kam kenaqesine e vecante, qe ne emer te Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, te pershendes celjen e Festivalin Folklorik Kombetar "Gjirokaster 2009", si veprimtaria me e rendesishme e trashegimise kulturore shpirterore shqiptare. Kjo veprimtari, me nje rendesi dhe rezonance mbarekombetare, merr nje tingellim te vecante edhe per faktin se zhvillohet pikerisht ne qytetin qe vetem para pak kohesh, u shpall "Pasuri boterore e njerezimit", mbrojtur nga UNESCO.

Mbrojtja e trashegimise kulturore shpirterore shqiptare, transmetimi dhe konservimi i saj nga brezi ne brez, ka qene dhe mbetet nje prioritet themelor i politikave kulturore qe ndjek MTKRS dhe qeveria Berisha. Trashegimine kulturore shqiptare ne e konsiderojme si gur themeli te qenies dhe te genit shqiptar. Deshmi e ketij kujdesi eshte pikerisht organizimi i ketij Festivali si dhe realizimi i perpjekjeve te vazhdueshme e profesionale te MTKRS, qe kurorezuan perfshirjen e Gjirokastres dhe Beratit ne trashegimine kulturore boterore. Duke vazhduar me profesionalizem e perkushtim kete politike, ne jemi te sigurt se do t'u japim edhe ne te ardhmen shqiptareve, sihariqe te tjera te rendesishme ne fushen e ruajtjes dhe konservimit te trashegimise kulturore shqiptare.

Perpjekjet tona te vazhdueshme per integrim sa me te shpejte evropian, jane te lidhura ngushte me ruajtjen edhe vleresimin e trashegimine shpirterore jo vetem te popullit shqiptar, por edhe te kulturave te ndryshme te cdo kombesie brenda kufijve te Republikes se Shqiperise, kultura qe pasurojne dhe e bejne te larmishme pasurine shpirterore evropiane dhe ate boterore, nepermjet diversitetit dhe larmise.

Festivali do te jete gjithashtu nje deshmi e patjetersueshme e diversitetit dhe pasurise kulturore qe karakterizon boten dhe genin shqiptar. Ne kete veprimtari krijimtaria popullore shqiptare shihet ashtu sic eshte ne te vertete: me ngjyrat dhe nuancat e te gjitha krahinave brenda Shqiperise, por edhe me ato te shqiptareve te Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi dhe te diaspores shqiptare, qe nga ajo me e hershmja dhe deri tek me e reja. Vete kjo larmi deshmon per nje komb te kulturuar e me integritet evropian.

Festivali do te jete gjithashtu nje deshmi e gjalle e respektit qe ka politika shqiptare per kulturen e pakicave etnike dhe minoriteteve etno-kulturore qe gjallojne ne Shqiperi, duke realizuar keshtu nje nga parimet baze te Keshillit te Evropes dhe ndertimit te Evropes se re. Veprimtaria qe nis sot ne Gjirokaster, padyshim qe do te pasuroje jeten e ketij qyteti dhe mbare Shqiperise. E rendesishme eshte qe kjo veprimtari te mos shikohet dhe te vleresohet si dikur; thjesht si nje muze i mbyllur, me karakter te perkohshem dhe propagandistik. Ne e vleresojme krijimtarine qe do te shpaloset ne skenen e Gjirokastres, si nje ekspozite perhere ne levizje dhe perhere te hapur, e pare kjo ne funksion te turizmit kulturor dhe te jetes aktive diktuar nga rregullat e ekonomise se tregut.

Ky edicion eshte me i madhi ne historine e organizimit te kesaj veprimtarie. Ne te do te marrin pjese 1300 artiste nga Shqiperia si dhe nga te gjitha trevat dhe komunitetet shqiptare ne bote, qe do te prezantojne me seriozitet te gjitha vlerat e shkelqyera te folklorit tradicional shqiptar.

Kjo veprimtari zhvillohet edhe ne kuadrin e 29 shtatorit, Dites Kombetare te Trashegimise Kulturore, duke sensibilizuar te gjithe faktoret qe kane pergjegjesi shteterore dhe shoqerore, per ruajtjen dhe jetesimin e trashegimise sone kulturore ne mbrojtje te identitetit tone kombetar.

Falenderoj qeverine dhe vecanerisht kryeministrin, zotin Sali Berisha, qe ne cilesine e Presidentit te Nderit te Festivalit, eshte angazhuar maksimalisht qe kjo veprimtari te jete me e madhja dhe me e rendesishmja ne aspektin kulturor ne vend. Falenderoj gjithashtu institucionet shteterore, pushtetin vendor ne Gjirokaster, per seriozitetin dhe mikpritjen tradicionale qe po i bejne ketij festivali, duke e kthyer muajin shtator ne muajin e kenges, valles e melodise popullore, ne muajin e festes kombetare te trashegimise shpirterore shqiptare. Duke ju uruar organizatoreve dhe artisteve pjesemarres, suksese ne promovimin dhe popullarizimin e artit tone tradicional, e deklaroj te hapur festen e madhe te folklorit shqiptar, Festivalin Folklorik Kombetar "Gjirokaster 2009".

Suksese!


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›