E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Festfolk 2009" hare dhe kenge ne kalldremet e gurta

Kalldremet e gurta te Pazarit karakteristik te Gjirokastres, kane sherbyer gjate gjithe pasdites se djeshme si skene natyrore, ne te cilat pjesemarresit ne "Festfolk 2009", kane sjelle gjallerine e folkut dhe koloritin e kostumeve popullore te trevave qe perfaqesonin. Nates se pare te celjes se Festivalit Folklorik Kombetar, i kane paraprire nje sere aktivitetesh te cilat kane promovuar trashegimine popullore dhe traditen shqiptare.

Celja

Rreth ores 16:00 ne pjesen historike te qytetit kane startuar aktivitete ne kuader te organizimit tradicional te mireseardhjes, per pjesemarresit ne "Festfolk 2009". Per gati dy ore sheshi "Cerciz Topulli" dhe Pazari karakteristik i Gjirokastres, kane percjelle jehonen e kengeve popullore dhe valleve karakteristike te tradites shqiptare. Pjesemarresit nga Kosova, Korca, Gjirokastra etj., kane kercyer se bashku ne amfiteatrin natyror te Pazarit te gurte karakteristik. Me ta jane bashkuar edhe banoret e qytetit te cilet njezeri i kane uruar mireseardhjen ne qytetin e gurte. Ne ceremonine zyrtare, te pranishmit i kane pershendetur kryetari i bashkise se Gjirokastres, Flamur Bime, prefektja Mimoza Como, etj. I pranishem ishte edhe ministri i Punes e Ceshtjeve Sociale, njekohesisht deputeti i Gjirokastres, Spiro Ksera.

Panairi

Ne kuader te Festivalit Folklorik Kombetar ne qytetin e gurte eshte celur per te tretin vit radhazi Panairi Kombetar i Artizanatit. Kjo nisme behet realitet si bashkepunim i Organizates per Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastres (GCDO), ne partneritet me bashkine Gjirokaster, Artizanet e Antigonese, shoqaten "Miqesia" dhe ne bashkepunim me Vullnetaret e Korpusit te Paqes. Ne vitrinat e ketij panairi te cilat ishin vendosur pergjate rrugeve te kalldremta te Pazarit karakteristik, kishin ekspozuar punimet e tyre rreth 50 artizane nga zona te ndryshme te vendit. "Pjese e panairit jane punime te realizuara ne gur te skalitur, gdhendje druri, punime artistike ne hekur, tekstil tradicional etj", thote koordinatori Sadi Petrela.

Skena

Organizimi i mireseardhjes ka perfshire edhe nje sere te vecantash te tjera. Pergjate rrugeve te kalldremta jane celur ekspozita fotografike ne lidhje me vlerat e qytetit te gurte, historikun e festivaleve ne vite etj. Nder risite e tij ka qene edhe tellalli, i cili lajmeronte programin e mireseardhjes. "Per mua eshte dicka e vecante tellalli, pasi eshte rikthimi ne kohe i tradites kur njerezit lajmeroheshin prej tij per cdo gje", thote aktori Piro Qiqi, i cili i veshur me kostum kombetar i njoftonte pjesemarresit per te gjitha elementet e aktivitetit. Nderkohe ne "Qafen e Pazarit" eshte improvizuar edhe nje skene artistike ne te cilen jane ngjitur sopranoja Vikena Kamenica, kengetari Petrit Lulo dhe instrumentistet e muzikes klasike te Akademise se Arteve.

Blerim Kore

Ministri

Ministri Spiro Ksera tha se periudha ne vazhdim do te jete nje aksion i vertete per ringritjen dhe restaurimin e vlerave te Gjirokastres, me qellim kthimin e saj ne nje qender sa me terheqese per turizmin dhe promovimin e trashegimise kulturore. Gjithashtu ai kerkoi promovimin e vlerave te zones edhe jashte vendit.

Kengetaret

"Eshte dicka e vecante per mua pjesemarrja ne kete eveniment ketu ne Gjirokaster, aq me teper kur behet fjale per Festivalin Folklorik", eshte shprehur pas koncertit kengetarja Vikena Kamenica. Nderkohe per kengetarin e muzikes popullore, Petrit Lulo rikthimi ne skenen artistike te qytetit te Gjirokastres mbart gjithmone emocione.

Nata e pare

Ne skene tre trupa nga Kosova, Tirana dhe Korca

Pas perfundimit te programit te mireseardhjes, pjesemarresit dhe artdashesit i jane drejtuar platese natyrore te keshtjelles se Argjirose. Naten e pare te FFK-se e ka pershendetur fillimisht ministri i Kultures, Ferdinand Xhaferi, i cili ka vecuar rendesine e ketij organizimi si nje element i vecante ne promovimin e tradites popullore shqiptare si dhe nje shtyse e rendesishme per zhvillimin e turizmit. Me pas ne skenen e gurte te festivalit jane ngjitur rreth 150 artiste popullore, kengetare, valltare, instrumentiste etj., te cilet perfaqesonin Kosoven, qarkun e Tiranes dhe Korcen. Te pranishmit kane duartrokitur interpretimin e artisteve popullore ne skenen e gurte te Argjirose.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›