E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk u shlyen borxhin e te birit, e shtypin me makine

Shkoder- Nje 54-vjecar ka paguar shtrenjte borxhin e te birit, teksa gjate nje grindjeje me dy persona eshte goditur qellimisht me makine ne shenje hakmarrjeje. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne lagjen "Kongresi i Permetit" ne Shkoder, ne vendin e quajtur "Tregu i Zdrales". Policia ndaloi nje nga te dyshuarit, pikerisht njeriun qe kishte dhene borxhin prej 50 mije lekesh, Arben Delian, 42-vjec dhe shpalli ne kerkim te dyshuarin Rinard Tata, qe akuzohet se ka shtypur 54-vjecarin G. Alibali. Burime zyrtare thane se Tata, ne drejtimin e makines "Fiat Punto", me targa te huaja, ka goditur me dashje Alibalin, duke i shkaktuar demtime serioze ne koke dhe ne pjese te tjera te trupit, por pa rrezik per jeten. Shkak sipas hetimeve eshte bere borxhi prej 50 mije lekesh qe djali i te demtuarit i kishte marre Alibalit dhe nuk ia kishte kthyer me. I demtuari u dergua me urgjence ne spitalin e Shkodres, ku iu nenshtrua nderhyrjes kirurgjikale dhe gjendet jashte rrezikut per jeten. Policia zbardhi motivet e krimit dhe rrethanat pas marrjes ne pyetje te te plagosurit dhe familjes se tij. Po keshtu i dyshuari i arrestuar ka konfirmuar dhenien e borxhit dhe se shkak per incidentin u be mos kthimi i lekeve. Por duket se ne pamundesi per te gjetur te birin e 54-vjecarit te dyshuarit kane zene prite ndaj babait, duke e shtypur me makine. Megjithe kerkimet e kryera nga policia vendore, autori qe drejtonte makinen ne ato momente nuk eshte arrestuar dhe u shpall ne kerkim. Ne ato caste Tata shoqeronte mikun e tij, Delia, qe kishte dhene edhe borxhin per familjen Alibali.

Akuza

Policia e Shkodres deklaroi se ndaj te dyshuarve, njeri ne kerkim, eshte ngritur akuza e "vrasjes me paramendim, e mbetur ne tentative". Sipas hetimeve te kryera, Tata dhe Delia i kane zene prite Alibalit kur kane pare se djali i tij nuk po u kthente borxhin dhe ishte zhdukur pa dhene shpjegime.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›