E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton t'i marre pistoleten kusheririt te mitur, plagoset ne bark 18-vjecari

Kurbin- Perpiqet qe t'i marre pistoleten qe mbante pa leje ne shkolle kusheriri i tij gjimnazist, por ka mbetur i plagosur. Gjate verifikimit qe ka bere policia, ka rezultuar se i demtuari 18-vjecar, Bledar Persuka, figuronte i kerkuar nga koleget e Sarandes per "kalim te paligjshem te kufirit" dhe "trafik qeniesh njerezore". Policia deklaroi se plagosja ka qene aksidentale dhe ndaj dy te rinjve, njeri prej te cileve vetem 16 vjec, kane nisur hetimet. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 23:00 te se merkures ne qytetin e Mamurrasit. Ndersa 16-vjecari, Redon Persuka luante me armen qe kishte siguruar dhe e mbante here pas here ne shkolle, djali i xhaxhait te tij Bledari, ka nderhyre per t'ia marre. Ai e ka kritikuar kusheririn pse mbante arme ne shtepi dhe shkolle, e gjate perpjekjes per te marre pistoleten, Redoni ka terhequr kembezen pa dashje. Bledari ka marre nje plage ne bark dhe menjehere eshte nisur per mjekim ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. E njoftuar per plagosjen Policia e Kurbinit nisi hetimet duke shoqeruar te dyshuarin per plagosje dhe mori ne ruajtje te demtuarin, qe figuron i kerkuar nga Policia e Sarandes per dy akuza.

A. Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›