Presidenti Topi takon Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, Këksal Toptan.

24 dhjetor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti sot në mjediset e Pallatit të Brigadave, Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, Këksal Toptan dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.
Pasi i uroi z. Toptan mirëseardhjen në vendin tonë, Presidenti Topi shprehu edhe një herë mirënjohjen për pritjen e ngrohtë dhe miqësore që iu ofrua gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi, duke nënvizuar se takime të tilla të nivelit të lartë i shërbejnë perspektivave më të mira të zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve tanë.
Në vijim të bisedës, Kryetari i Shtetit vuri në dukje disa prej arritjeve kryesore të vendit tonë në kuadër të përmbushjes së aspiratës për integrimin euroatlantik të vendit. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës nënvizoi se edhe zgjerimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me Turqinë, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, në atë ekonomike, të mbrojtjes, infrastrukturës, energjitikës, turizmit, etj., i shërbejnë realizimit të këtij prioriteti të politikës sonë të jashtme. Një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim, - vlerësoi Presidenti, - ka dhe bashkëpunimi në rritje midis institucioneve homologe parlamentare dhe të gjitha strukturave të tjera institucionale në dy vendet tona. Edhe një herë në këtë takim, Presidenti Topi çmoi ratifikimin Parlamenti turk Protokollit të anëtarësimit në NATO.
Kreu i shtetit shqiptar dhe Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, Këksal Toptan ndanë të njëjtin mendim përsa i përket rritjes së marrëdhënieve ekonomike dhe investimeve turke në fusha të ndryshme si turizmi dhe shkëmbimet kulturore, duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të investitorëve turq në infrastrukturë, telekomunikacion, metalurgji, etj.
Nga ana e tij Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, Këksal Toptan, pasi falenderoi për mikpritjen, i cilësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve tanë të shkëlqyera, vëllazërore dhe tradicionale. Z. Toptan vlerësoi gjithashtu edhe rolin dhe kontributin e rëndësishëm që ka Shqipëria dhe faktori shqiptar për një Ballkan të qetë, në paqe dhe të begatë.