Politika uron festën

Presidenti Bamir Topi: “Kjo është dita e sakrificës njerëzore për paqen, dashurinë dhe harmoninë. Në këtë ditë uroj të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë, që të kenë harmoni midis tyre, dialog dhe të ndërtojnë vetëm vepra të mira”.
Kryeministri Sali Berisha: “Uroj të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar këtë festë, e cila është dita e hyjnizimit të sakrificës. Uroj që sakrifica e çdo shqiptari për vete, fëmijët, familjet dhe shoqërinë të bëhet dritë në rrugën e ndërtimit të së mirës, paqes, shpresës, harmonisë dhe të ardhmes”.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli: “Gëzuar për shumë vjet. Kjo është një festë që bazohet tek sakrifica dhe qëndrimi dhe pranimi i sakrificës nga Zoti na bën t’a shohim më me optimizëm të ardhmen”.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha: “Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak do të miratohet komisioni për xhaminë e madhe të qytetit. Në këtë komision do të përfshihen dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman, pra një grup gjithëpërfshirës dhe më pas do të nisim punën për t’u dhënë besimtarëve myslimanë të Tiranës xhaminë e munguar prej shumë kohësh”.
/Start/E.B/
2011-11-06 14:42