Fjalimi i Ahmedinexhadit në OKB kundër hebrejve, SHBA dhe Franca lënë sallën

Nju Jork, 24 shtator, NOA Ndërsa presidenti iranian, Ahmedinexhad akuzonte Izraelin për politika antihumane në territoret palestineze apo posedim të botës politike e çështjeve globale ekonomike gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, disa delegacione duke përfshirë atë francez dhe amerikan u larguan nga salla.
''Largimi i delegacionit francez u konfirmua nga burime diplomatike franceze. Diskutimi i presidenti iranian ishte i papranueshëm'', deklaroi një diplomat francez, duke shtuar se një organizim mes evropianëve ishte parashikuar më parë për të vendosur një largim të mundshëm.
SHBA-ja gjithashtu u largua nga salla, duke pohuar se ishte zhgënjyese që presidenti iranian kishte zgjedhur sërish një retorikë me urrejtje, ofendime dhe antisemite.
Duke sulmuar ashpër edhe amerikanët në fjalën e tij, Ahmedinexhad akuzoi ndër të tjera fuqitë e huaja për përhapjen e ''luftërave, gjakderdhjes, agresionit, terrorit dhe frikës'' në Lindjen e Mesme duke cituar luftërat në Irak dhe Afganistan.
n.e/NOA