Topalli akuzon Topin
Londër (start)-Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, deklaroi sot nga Londra ku ndodhet për një vizitë, se me mos miratimin e Kodit të zgjedhjeve, presidenti Bamir Topi tregoi se është me të vegjlit. Sipas saj një ligj i miratuar me 112 vota pro dhe i hartuar me konsensus të gjerë nuk kishte asnjë lloj arsye të kthehej nga Presidenti. “Topi i kishte të gjitha mundësitë të dekretonte ligjin në kohë”-theksoi Topalli. “Kjo nuk është hera e parë që Topi del kundra mazhorancës. Por kësaj radhe ka treguar qartë se është përfaqësues i të vegjëlve”-theksoi Kryetarja e Kuvendit Topalli.