E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhufi: Kodi shkel Kushtetutën

Tiranë (start)- Mosdekretimin e Kodit të ri zgjedhor nga ana e presidentit Topi, Lëvizja Socialiste për Integrim e ka vlerësuar si vënie përgjegjësisë protagonistët e vetëshpallur të hartimit të këtij ligji. Nënkryetari i LSI-së Pëllumb Xhufi, tha për mediat se mosdekretimi i Kodit është bërë për shkak të përplasjeve ekzistojnë midis neneve të veçanta të këtij Kodi dhe Kushtetutës së Shqipërisë

“Pa, ky Kod është Jokushtetues dhe kjo natyrisht ngarkon me një përgjegjësi të madhe iniciatorët dhe protagonistët e këtij Kodi. Kodi, siç rezulton, karakterizohet nga shkelje dhe gafa të rënda juridike, të cilat në vetvete përbëjnë një tregues domethënës të nxitimit dhe të qëllimit të mbrapshtë, që kanë pasur hartuesit e këtij Kodi, për të arritur disa qëllime, të cilat sigurisht nuk janë qëllime në të mirë të zgjedhjeve, në të mirë të ndërtimit të demokracisë dhe institucioneve, në të mirë të integrimit të Shqipërisë, por kanë qenë të determinuara nga interesa të ngushta të këtyre dy aktorëve”-theksoi Xhufi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›