Fjalimi i Mbretit rremben 7 cmime BAFTA
Nga 14 kandidatura fitoi 7 dhe tani ecen me i sigurt drejt cmimeve Oskar te cilat do te ndahen me 27 shkurt. Filmi historiko-dramatik The Kings Speech Fjalimi i mbretit eshte vleresuar nga British Academy of Film and Television Arts BAFTA me 7 trofe duke perfshire disa nga kategorite kryesore qe nga filmi me i mire aktori me i mire filmi me i mire britanik aktoret me te mire joprotagoniste. Ndryshe nga mbremja e Golden Globeve nga ku Fjalimi i Mbretit doli vetem me nje cmim ate te aktorit me te mire krijuesit dhe protagonistet e ketij filmi dolen me te qeshur nga ceremonia e zhvilluar ne Royal Opera House ne Londer. Sigurisht ishin edhe ne shtepine e tyre kjo ndoshta i ka favorizuar megjithate The Kings Speech eshte nje nga prodhimet kinematografike me te lakuara se fundmi kjo fale edhe interpretimit mbreselenes te Colin Firth ne rolin e mbretit belbezues George VI. Vec trofeve te fituara deri tani nga akademi te ndryshme cmimesh filmi me regji te Tom Hooper eshte i kandiduar edhe per 12 cmime Oskar. Nga mbremja e BAFTA-s nuk doli pa cmime edhe filmi per rrjetin social me popullor ne bote Facebook The Social Network i cili u nderua me dy cmime te rendesishme ate te regjisorit dhe te skenarit te adaptuar me te mire. Nje tjeter cmim i shkoi mjelmes Natalie Portman si aktorja me e mire per interpretimin e rolit te balerines ne filmin Black Swan Mjelma e zeze. Nje interpretim i mrekullueshem i Portman qe e ka ngjitur ate pa dyshim ne kuotat me te larta te aktrimit femeror. Ndonese ende priten cmimet me te medha kinematografike viti 2010 mund te quhen padyshim viti i Portman dhe i Firth.