Masakron gruan varet ne peme
Ngjarja e rende zuri fill mbremjen e se henes per te perfunduar ne oret e para te mengjesit te djeshem ne fshatin Vulcan 15 km larg Librazhdit.
Policia beri te ditur se viktimat jane Sami e Behije Cepi. Kryefamiljari mesohet se e ka ekzekutuar te shoqen rreth ores 2300 te mbremjes. Ai ka nisur te grindet me bashkeshorten duke i kerkuar me pas te dilnin jashte per te mos i pare
femijet. Gruaja eshte bindur dhe ka dale ndersa ne banese ndodheshin 4 femijet e tyre. Ne momentin qe ndodheshin jashte mureve te shtepise burri ka nisur te dhunoje gruan duke e qelluar me gur ne koke. Ndersa e qellonte ai e ka shtyre deri afer nje perroi rreth 100 meter larg baneses. Per shkak te goditjeve qe nuk mbaronin Behije Cepi ka rene per toke dhe bashkeshorti e ka braktisur ate duke e lene ne vendin ku gruaja humbi ndjenjat. Pak kohe me vone ajo ka nderruar jete. Bashkeshorti i saj vrases Sami Cepi eshte larguar me shpejtesi. Dyshohet se ne kushtet e tronditjes se rende psikike ai te kete marre ne shtepi nje litar per tu larguar drejt pyllit mbi shtepine e tij. Ne nje peme ka lidhur litarin duke i dhene fund jetes. Nuk ka kaluar shume nga vdekja e gruas kur nje banor i zones ka pare viktimen duke njoftuar policine per trupin e pajete. Forca te shumta u nisen drejt vendit te ngjarjes ku vec policise se Librazhdit u angazhuan dhe ato te Drejtorise se Policise se Elbasanit nen drejtimin e kryepolicit Jashar Vreka si dhe nendrejtorit Rezar Velmishi. Menjehere ka nisur puna per identifikimin e kufomes si dhe gjetjen e autorit te ketij krimi. Brenda nje harku kohe te shkurter policia ka mundur te zbuloje identitetin e viktimes edhe pse zona ku ka ndodhur ngjarja eshte shume e thelle dhe aspak e favorshme per hetimet e kryera ne kushtet e erresires. I dyshuari kryesor ka qene burri i viktimes i cili eshte pare te largohej ne zonen veriore te shtepise buze Kodres se Cepit. Policia me te zbardhur dita e marte ka nisur kerkimet per autorin duke rrethuar te gjithe zonen por pas 2 ore kerkimesh agjentet kane gjetur ne nje peme te varur 55-vjecarin. ifti la jetime 4 femije 3 djem dhe nje vajze. Nga hetimet e kryera rezulton se krimi ka ardhur si pasoje e dyshimeve per xhelozi qe burri kishte ndaj se shoqes. Referuar burimeve te policise bashkeshorti vrases dyshonte se e shoqja e tij Behija e tradhtonte gjate kohes qe shkonte per te bere dru zjarri. Deri tani ky eshte versioni i pare ne te cilin po hetohet ngjarja. Megjithate familja Cepi mesohet se jetonte ne kushte te veshtira ekonomike cka mund te kete ndikuar ne grindjet e vazhdueshme mes ciftit.
LIBRAZHD/ ALDO KOZARIA