E Shtunë, 31 Tetor 2026

uli 16 rroga demshperblim nga Teatri Kombetar

/ /

Ne kete pike eshte shume i kenaqur edhe pse Kombetari mbetet Kombetar dhe synimi i te gjithe regjisoreve shqiptare. Nuk ka shume kohe qe regjisori Hervin uli u shpall fitues ne betejen gjyqesore me Teatrin Kombetar. Madje dy syresh te paren ku ishte i paditur per shpifje ndaj institucionit te Teatrit dhe te dytin kur paditesi ishte ai ku akuzonte Teatrin Kombetar per shkelje flagrante te kodit te punes te marredhenieve punedhenes-punemarres per pushim nga puna pa paralajmerim. Dhe me kete rast gjykata vendosi qe uli te demshperblehej me plot 16 rroga. Pa dyshim qe uli eshte i kenaqur se gjithcka perfundoi ne favor te tij. shte me shume nje fitore morale por kjo fitore nuk mund ta ktheje ate ne vendin e meparshem te punes ne Teatrin Kombetar ku ka punuar per gati 15 vjet dhe eshte shquar si nje prej regjisoreve me aktive duke vene ne skene autore te medhenj te repertorit boteror si Molier ehov etj. por njekohesisht duke u aktivizuar edhe si aktor. Keshtu qe nga e gjithe kjo histori viktima eshte serish ai. Po cfare ndodh me palen tjeter Asgje. Thjesht doli humbese ne dy gjyqe. Per regjisorin kjo eshte trishtuese ndonese koheve te fundit ka ngjitur ne skene dy pjese ne skenen e Teatrit Aleksander Moisiu ne Durres qe jane pritur mjaft mire nga publiku.
Akuzat
Historia nisi ne fillimdhjetorin e vitit 2007 kur nje nga punonjesit e Teatrit Kombetar regjisori Hervin uli akuzoi ne media drejtuesit e ketij institucioni per falsifikim biletash. Ne ditet ne vijim u ngriten te tjera akuza ndaj Teatrit si qarkullime ceqesh te bardhe per falsifikim inventaresh per konflikte interesi... Por ceshtja qe u perfol me shume ishte ajo e biletave. Sipas akuzave biletat nga 150 leke ishin bere 300 leke ne muajin mars-prill derdhjet jane bere me vleren e meparshme dhe pjesa tjeter eshte pervetesuar nga falsifikuesit. Korrigjimi eshte bere me dore. Bileta 150-lekeshe u be objekt mediatik nderkohe qe nje tjeter akuze lidhur me biletat ishte shtypja e tyre ne nje menyre aspak dinjitoze per nje institucion te rendesise se TK-se. Aso kohe drejtori Kristaq Skrami e quajti perbaltje mbi institucionin me te rendesishem kombetar te teatrit ndaj edhe vendosi te ndiqte rrugen ligjore. shte rruga ligjore ajo qe kam zgjedhur per kete fyerje qe po i behet institucionit. Para 1 muaji kam deponuar ne gjykate nje padi ndaj Hervin ulit per shpifje dhe fyerje ndaj administrates dhe Teatrit Kombetar qe akuzohen per vjedhje dhe abuzime do te shprehej ne nje konference shtypi te atyre diteve drejtori i TK-se. Nderkohe qe pas nje letre te derguar ne Ministrine e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve nga ana e regjisorit uli Teatri Kombetar iu nenshtrua nje kontrolli auditi si nga ana e MTKRS-se por edhe nga Kontrolli i Larte i Shtetit. Aso kohe Skrami njoftoi mediat se nga keto kontrolle nuk rezultoi asnje shkelje. Duke njoftuar edhe diten e gjyqit drejtori u shpreh se duhet vene nderi ne vend per gjithe kete perbaltje ndaj ketij institucioni.
Vendimi gjyqesor
Kane kaluar plot tre vjet nga seanca e pare gjyqesore per ceshtjen uli e cila u mbyll pak kohe me pare. I akuzuar per shpifje ndaj nje institucioni shteteror dhe me nje detyrim demshperblimi prej 20 milione lekesh te vjetra. Ne fund te ketij procesi tre vjecar gjykatesi Altin Shkurti rrezon aktpadine ndaj ulit pasi ky i fundit jo vetem qe nuk ka shpifur por eshte shume korrekt institucionalisht pasi kishte qene vete kryeministri i vendit Sali Berisha qe i kerkoi cdo qytetari shqiptar te denonconte te gjitha rastet apo dyshimet per korrupsion. Aq me teper qe sipas raporteve te akt-kontrolleve te ushtruara nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve dhe KLSH vertetohej ekzistenca e problemeve te ngritura nga uli. ka do te thote qe Skrami nuk ia vuri dot ne vend nderin teatrit. Tani ishte radha e ketij te fundit te ngrinte padi ndaj padise per pushim nga puna pa asnje paralajmerim. Ky proces gjyqesor i drejtuar nga gjykatesja Teuta Hoxha i dha te drejte ulit i cili do te demshperblehet me 16 rroga por nuk ka mundesi te kthehet me ne pozicionin e dikurshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›