Kukes vendosen ndareset metalike ne autostraden e sapoperfunduar
KUKES - Ne segmentin rrugor nga fshati Fushe-Dukagjin per ne Kukes e deri ne Morine pjese e autostrades Durres-Kukes kane nisur te ngrihen ndareset metalike me nga dy kalime secila. Keto punime kane nisur nje vit e gjysme pasi ka perfunduar asfaltimi dhe eshte vene ne funksion rruga ne nje gjatesi prej 18 km nga kufiri me Kosoven deri ne Kukes. Specialistet qe po kryejne punimet thone se ky proces do te perfundoje me 10 mars dhe ndareset kane nje siguri te larte pasi shinat futen thelle 1.8 m dhe siper asfaltit jane vetem 70 cm. Autostrada shtrihet teresisht nga zona te banuara qe ne periferi te Kukesit e deri ne Morine dhe ndertuesit jane detyruar te lene shume hapesira jo te lejuara nga Kodi Rrugor. Shume hyrje-dalje jane improvizuar nga vete banoret ne autostrade. Ata qe banojne pergjate autostrades kane ngritur shqetesimin e mungeses se mbi e nenkalimeve. Ne periferi te qytetit kane mbetur jashte lidhjes me qytetin shume familje te lagjes Gostil. Haxhi Cena banor i kesaj lagjeje u shpreh se ende nuk eshte demshperblyer per pronat e zena. Ai eshte i detyruar te futet mespermes autostrades duke rrezikuar edhe jeten pasi mungon nenkalimi. Ky segment poshte qytetit ka ndare dhe kuroren e gjelber ose pjesen turistike te gjithe gjatesise se liqenit me qytetin. Kryetari i Bashkise se Kukesit Hasan Halili shprehet se eshte i njohur me shqetesimin ne fjale. Sipas tij autostrada do te kete serish punime te tjera ku me siguri do te behen te gjithe elementet e saj me mbikalime sinjalistike parkime etj. Situata paraqitet akoma me e rende ne komunen Terthore me fshatrat Perbreg Gjegjan Bardhoc e Mirin. Autostrada mespermes fshatrave ka ndare kullotat pyjet tokat bujqesore dhe varrezat. Vetem ne kete segment deri me tani kane humbur jeten 3 persona dhe jane plagosur 20 te tjere kryesisht nga mungesa e nyjave lidhese te autostrades dhe mungesa e mbrojteseve. j.h