Totozani: Institucionet shtetërore kanë shkelur të drejtat e njeriut
Në më pak se një muaj pas marrjes së detyrës si Avokat i Popullit, Igli Totozani akuzon institucionet shtetërore për moszbatim të rekomandimeve të dhëna nga ky institucion. Sipas tij janë bërë disa studime, ku në bazë të tyre është konstatuar që disa nga institucionet kanë shkelur të drejtat e njeriut.
Këto deklarata Avokati i Popullit i bëri gjatë një dalje publike pas vizitës në Komisionin Evropian. Sipas tij, vizita në Belgjikë i shërbeu për takime konstruktive dhe rritjen e bashkëpunimit me institucionet europiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.