E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjalor bullgarisht -shqip, përmban 80 mijë fjalë


Një fjalor me mbi 80 mijë fjalë mbërrin për studiuesit, përkthyesit dhe studentët shqiptarë nga bullgarishtja në shqip me autor Enkele Hajnan.
Fjalori mbërrin pas një pune disa vjeçare të autorit që ka kryer studimet e larta në Bullgari, duke sjellë për publikun shqiptar një urë të re komunikimi të munguar ndër dekada.

Botimi i shtëpisë "Toena" me redaktim të Sofia Popovës sjell për lexuesin edhe shprehje të ndryshme frazeologjike të dobishme si një guidë komunikimi për vizitorët. Njëkohësisht fjalori bullgarisht- shqip në strukturën e ndërtimit është i pasuruar edhe me shembuj orientues krahas shpjegimit të fjalëve me të njëjtën valencë kuptimore në secilën prej gjuhëve ballkanike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›