E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motra e David Beckham kërkon ndihmë sociale

Londër, 16 gusht - Motra e madhe e David Beckham, futbollistit të njohur britanik, është e pafat.
Siç transmeton TCH, ditët e fundit Lynne Beckham  është në gjendje gjithnjë e më të rëndë sociale, pasi ka bërë kërkesë për ndihmë nga shteti. Lynne merr vetëm 200 euro në javë, aq sa milioneri David fiton në dy sekonda.

Lynne Beckham, në jetën e saj nuk ka pasur shumë fat. Prej kohësh atë e përcjellin  problemet ekonomike dhe sentimentale. Me bashkëshortin Colin Every, me të cilin ka tre fëmijë, po kryen procedurat e divorcit. Sipas shtypit, burri në të kaluarën ka pasur probleme me kokainën.

Edhe lidhja e saj e re me Kevin Briggs nuk duket e mirë. Ky i fundit ka qëndruar tetë muaj në burg, pasi kishte dhunuar ish-të dashurën. Tani Lynne Beckham kërkon ndihmë nga shteti, sepse nuk po ia del dot më.

Miq pranë futbollistit thonë se David ka mbetur i çuditur dhe i tronditur nga ajo që ka marrë vesh prej medieve, dhe nuk e dinte se e motra e tij ishte keq ekonomikisht.

Prej vitesh raporti motër e vëlla ishte ftohur mjaft. Marrëdhëniet e çuditshme të Lynnes nuk i kanë pëlqyer asnjëherë Davidit.

Megjithatë, ka qenë ai që i ka blerë shtëpinë ku jeton sot Lynne.

Futbollisti gjithnjë ka deklaruar se e ka porosi prej të atit që të kujdeset për motrat e tij. Në fakt, edhe për motrën e vogël 28-vjeç Joanne, David Beckham ka bërë shumë, duke e ndihmuar që edhe ajo të blejë një shtëpi të sajën. Joanne punon part-time si parukiere.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›