E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendra e Transportit Urban, tregton abone me foto per muajin prill

Ka nisur prej disa ditesh tregtimi i aboneve, kryesisht “ne tregun e zi” dhe nga fatorinot, me cmime te kripura. Nderkohe qe Qendra e Transportit Urban ka vendosur nje njoftim, sipas te cilit abonoja e muajit prill do te tregtohet dhe perdoret vetem e shoqeruar me kartonin bashkengjitur. Njoftim ky qe bie ne kundershtim me urdhrin e dhene vetem pak kohe me pare nga kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. Ne njoftimin e qendres se transportit urban per me teper shkruhet se “abonoja perdoret vetem nga personi i shenuar ne kete dokument ne foton perkatese, pra kartoni shoqerues do te jete i personalizuar, me foto, emer dhe mbiemer te udhetarit, si dhe numri i serise se pulles se abonese. Asnje udhetar nuk do te lejohet te udhetoje ne asnje linje te Tiranes i papajisur me kete lloj aboneje”, shkruhet ne njoftimin e ngjitur ne qendren e transportit urban qe ndodhet prane Muzeut Kombetar. Njoftim ky qe ka sjelle shqetesim dhe konfuzion tek banoret e kryeqytetit, nje pjese e te cileve e kane blere abonene e muajit prill, nga fatorinot e shumte qe shesin neper autobuset e linjes. Nderkaq, Bashkia e Tiranes thekson edhe njehere se “derisa bashkia te bjere dakord per nje format te kartonit qe lufton informalitetin dhe nuk krijon politika monopol apo antikonkurruese, cdo veprim i njeanshem nga subjektet te transportit publik, do te coje automatikisht ne hapa te menjehershem per heqjen e licences. Ky ka qene, eshte dhe mbetet qendrimi yne i pandryshueshem”, reagon zyra e shtypit prane Bashkise se Tiranes. Nderkohe qe prej disa ditesh abonete e studentit shiten me 10 mije leke te vjetra, perkundrejt cmimit prej 6 mije lekesh. “Kemi abone ketu, kush do te bleje?” Kjo eshte pyetja qe degjohet ditet e fundit te ketij muaji ne cdo autobus urban ne kryeqytet. Refreni eshte i njejte ne te pakten kater linja te ndryshme urbanesh, ku fatorinot jane kthyer ne shites dhe te ofrojne si pa te keq, abone te ndryshme. Abone te linjes, abone te pergjithshme, si dhe abone studenti. Kjo e fundit qe duhet te blihet kundrejt verifikimit te kartes se studentit, aktualisht blihet nga kushdo dhe kushton 1000 leke te reja, kundrejt 600 lekeve qe duhet te jete. “Po deshe merre se une e kam me 900 leke. Te gjithe e shesin me 1000 leke abonent e studenteve, une e kam me lire. S’ke ku te gjesh vend tjeter”, te ofrohet nje fatorino duke te bere pazar per nje karton, te cilin normalisht duhet ta blesh ne qendrat e transportit urban.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›