Samiti i Sarajvës, Thaçi: Kosova do paraqesë vizionin e saj

Në Samitin e Sarajevës Kosova do të prezantojë vizionin e saj për të ardhmen, për ndërtimin e raporteve të mira me fqinjët dhe do të shpreh zotimi e saj për një relacion të ri në mes Kosovës dhe Serbisë, si parakusht për paqe, stabilitet dhe bashkëpunimin rajonal. Kështu u shpreh kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës, ku ripërsëriti se Kosova do të jetë e barabartë në këtë samit.
“Kosova edhe në takimin e Sarajevës do të përfaqësohet në nivel të barabartë sikur të gjitha vendet tjera të rajonit. Ky është një vlerësim, një njohja unanime ndërkombëtare për Kosovën, për rolin e saj, për të arriturat, progresin dhe zhvillimin që kemi pasur si Kosovë, si shtet i Kosovës por edhe një zotim dhe qëndrim unik për perspektivën euroatlantike për t’u integruar sa më shpejt që është e mundur në NATO dhe BE”, tha Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës.
Ndërsa opozita e quan modest samitin, dhe shpreson që shefi i diplomacisë kosovare të mos hasë në probleme gjatë rrugës për Bosnje pasi ky shtet pëveçse nuk njeh pavarësinë nuk i njeh as pasaportat e Kosovës.
“Në Samitin e Sarajevës do të jetë një prezantim modest i shteteve në rajon. Nuk është as përafërsisht synimi që do të duhej të përmbushej, që ti jepej një dinamikë zgjerimit të Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në përgjithësi mendoj që është një prapakthim në agjendën e BE-së e cila është lansuar 10 vite më parë në Samitin e Zagrebit”, u shpreh Blerim Shala, Nënkryetar i AAK-së.
Në Samitin e Sarajevës nuk do të ketë simbole shtetërore, por pjesëmarrësit do të prezantohen vetëm me emër dhe mbiemër. Formati “Gymnich” ka qenë kompromisi që kanë arritur organizatorët me përfaqësuesit e shteti të Kosovës dhe Serbisë, për të siguruar pjesëmarrjen e këtyre dy shteteve në këtë samit
Bul Salihu < I mëparshmi