E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e fëmijëve. Berisha, Rama e Topalli në festë

Nje qershori, dita e femijeve, eshte shoqeruar nga mesazhe dhe premtime nga politikanet, ne mbrojtje te te drejtave te femijeve. Kryeministri Sali Berisha, ne nje aktivitet te titulluar "Femijet shqiptare drejt Europes", duke folur per te drejtat qe duhet te gezojne femijet shqiptare, ka percjelle mesazhin se duhet ti jepet fund punes se femijeve, dhe analfabetizimit te tyre. Kreu i qeverise tha se, keto jane kritere te cilat duhet te plotesohen, per realizimin e procesit te liberalizimit te vizave.

"Do te keni parasysh se heqja e vizave shton detyrime te medha ndaj kujdesit per femijet. Per te parandaluar teresisht punen e femijeve, nuk ka asgje me te eger se sa shfrytezimi i tyre per pune. Kjo eshte nje kapitull qe do te mbyllet", tha kryeministri Sali Berisha.

Per t' iu uruar nje qershorin femijeve te Tiranes, kreu i bashkise, ka zgjedhur nje menyre tjeter. Ai ju ka dhuruar atyre, nje kend te ri lojrash, duke ju premtuar se do te kete me shume hapesira argetuese, edhe per femijet e periferive.

"Kende lojerash si ky qe po perurojme sot ketu ne kete park te kryeqytetit do te ndertojme dhe ne nje sere hapesirash te tjera publike jo vetem ne qender por dhe ne periferi", tha Edi Rama.

Ndërkohë kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli që nga qyteti i Shkosdrës ju ka uruar fëmijëve 1 qershorin. "Kane qene nente muaj ne te cilat Edi Rama ka bere cdo perpjekje qe te mos arrihej 27 maji. I them sot Edvin Rames nga Shkodra, nga ky qytet qe ka vuajtur si askush tjeter, nga regjimi komunist, nuk mund te kthehen kurre me as bllokmene te vjeter, e as te rinj qe te bllokojne rrugen e integrimit te Shqiperise. I them sot ne emrin tuaj, por mbi te gjitha ne emer te ketyre femijeve, qe i qesh syri, qe une besoj se do i qesh jeta se ata do te kene mundesi te levizin te lire dhe askush sdo kete mundesi te ndaloje te ardhmen e tyre", shprehet Jozefina Topalli.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›