E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramaj vazhdon në AUE

Alban Ramaj ka vendosur që karrierën ta vazhdojë te skuadra Erzgebirge Aue, me të cilën skuadër arriti që të ngjitet në Bundesliga 2 (Liga e Dytë gjermane). Sulmuesi kosovar me klubin gjerman ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

“Kam nënshkruar edhe për dy vite me skuadrën e Erzgebirge Aue, pasi këtu ndihem mirë”, ka thënë futbollisti me prejardhje nga Peja për Express, të hënën.

Sulmuesi 24 vjeçar, i gjatë 180 centimetra, vendosi t’i mbetet besnik AUE-së, edhe pse në adresë të tij kishin ardhur oferta nga gjiganti bullgar CSKA Sofja dhe nga dy klubet gjermane Paderborn dhe Fortuna Dusseldorf.

“Kam vendosur të vazhdoj këtu pasi kamë perspektivë më të madhe dhe gjasat për të luajtur standard janë më të mëdha sesa te klubet që kishin shprehur interesim për mua”, theksoi Ramaj i cili te AUE ishte transferuar në verë të vitit 2009 nga Kickers Emden.

Ramaj gjatë karrierës së tij ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrës Würzburger FV, Energie Cottbusit II dhe 1860 München II.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›