E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flaka olimpike, jo më stafetë botërore

Në botën reale nuk ka vend për përralla. Madje, mitet e mbijetuara janë mjaft të pakta në numër. Por, tashmë është zhdukur edhe përralla e Flakës olimpike, historia e një pishtari që kërkonte të qëndronte i ndezur, pavarësisht "plagëve" të marra nga kalimi i viteve. Nëpërmjet tij synohej të shpërndahej shpresë: duke vrapuar pafundësisht, kaluar shtete dhe kufij, ndriçuar çdo lloj rruge, ndoshta mund të ngrohte zemrat dhe të krijonte kudo një atmosferë vëllazërore. Por, tashmë sipari është ulur dhe përrallës i erdhi fundi. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CIO) vendosi se ekzistenca e Flakës olimpike do të jetë më e qetë pa udhëtimin nëpër të gjithë cepat e botës. Më të lumtur do të jenë edhe komitetet organizuese të olimpiadave, për të cilët ky pishtar ishte shndërruar në simbolin e shumë telasheve. Polemika pafund, protesta të dhunshme, incidente diplomatike dhe jo diplomatike, bllokime rrugësh, agresione dhe prita. Një vendim që ka ardhur pas ngjarjeve në lojërat e zhvilluara në Pekin në vitin 2008. Përveç organizimit perfekt, fishekzjarrëve pa fund dhe impianteve mbresëlënëse, Flaka u detyrua të kalonte një "kalvar" pafund kontestimesh. Problemi kryesor në udhëtimin drejt Kinës ishin aktivistët për lirinë e Tibetit. Ditë të mbushura me protesta, ku fama e simbolit të Olimpiadës u përdor për t‘i treguar botës se çfarë ndodhte në Lindjen e Largët. Ato ngjarje shënuan edhe fundin e "flakës vagabonde". Në vazhdim udhëtimet do të jenë të shkurtra dhe vetëm brenda kufijve të shteteve organizatore të evenimentit. CIO vendosi të hedhë pas shpine të kaluarën.

"Në 2004-ën (viti i stafetës së parë të Flakës olimpike jashtë kufijve të vendit organizator) menduam se do të ishte më mirë nëse pishtari do të qëndronte brenda vendit që zhvillonte olimpiadën. Vetëm në këtë mënyrë udhëtimi do të kontrollohej më mirë", deklaroi Xhilbert Feli, drejtori ekzekutiv i CIO-s. "Pekini kishte organizuar një stafetë ndërkombëtare dhe ne e pranuam. Por, pas atyre që ndodhën gjatë vitit të kaluar, vendosëm që kjo të mos ndodhë më". Organizatorët e Olimpiadës dimërore në Vankuver dhe ata të Londër 2012 kishin vendosur të kufizonin kalimin e Flakës brenda kufijve kombëtarë. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar u kërkoi edhe organizatorëve të lojërave dimërore, Soki 2014, që të mos e nxjerrin pishtarin jashtë Rusisë. Vendimi do të shtohet si pikë në kontratën që CIO firmos me Komitetin Olimpik të vendit organizator, prej edicionit të vitit 2016. Pas problemeve me Komitetin Olimpik Amerikan (Usoc), për shpërndarjen e përfitimeve nga marketingu, qytetet kandidatë ku do të zhvillohen lojërat e këtij mbeten tre. Me Çikagon që duket jashtë garës, në tetor do të rivalizojnë Rio, Tokio dhe Madridi.

Protestat

Që prej momentit të ndezjes, deri në mbërritjen në Pekin, stafeta ndërkombëtare e Flakës olimpike është shoqëruar nga protesta anti-Kinë, shtet që akuzohej se shkelte të drejtat e njeriut, ku kërkohej pavarësia e Tibetit



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›