Kreshnik Qato, 14 fitore radhazi: Synoj të boksoj në versionin WBC
Kreshnik Qato fiton edhe duelin e radhës, atë kundër letonezit Jurijs Boreiko dhe regjistron fitoren e 14 radhazi në 19 ndeshje në ringun profesionist. Të premten në mbrëmje, boksieri me origjinë nga Durrësi, ka triumfuar pas gjashtë raundeve me pikë, në një sfidë pothuajse të barabartë, që përfundoi me rezultatin 58-56. Kjo ndeshje ka qenë e vështirë për boksierin 31-vjeçar, edhe sepse në programin e katër ndeshjeve të 27 marsit 2009, të zhvilluara në "Kensington Taun Holl", kundërshtari i tij ndryshoi tri herë. Pas tërheqjes së Deni Gudit, u caktua që Qato të përballej me britanikun Toni Rendëll. Por, në peshimin e bërë në prag të sfidës, ky i fundit ka rezultuar mbi limitin e lejuar për kategorinë e peshës së mesme dhe Këshilli Britanik i Boksit e ka skualifikuar, duke e zëvendësuar me boksierin letonez. Ndryshimi i shkaktoi shumë probleme Qatos, pasi ai ishte përgatitur për një tjetër lloj dueli. "Isha përgatitur për t‘u ndeshur me një boksier teknik, si Rendëll, ndërkohë që m‘u desh të përballem me një boksier force, siç është Boreiko", deklaroi shqiptari.
Pavarësisht këtyre vështirësive, Qato është ndihmuar në paraqitjen e tij edhe nga përkrahja e pothuajse 1000 tifozëve shqiptarë në Britaninë e Madhe. Ai nuk kurseu asgjë nga repertori kundër kampionit baltik të peshës së mesme në versionin EBA dhe WBC, që prej disa vitesh stërvitet në Gjermani. Raundi i pestë ishte padyshim më i vështiri për durrsakun: lodhja dhe goditjet e forta të Boreikos bënë që Qato të binte në tapet. Megjithatë, ai u rikuperua dhe arriti të fitojë me pikë. "Ishte një nga ndeshjet më të vështira që kam zhvilluar deri më tani në karrierën time si profesionist", theksoi pas ndeshjes boksieri kuqezi, i cili nuk mposhtet që prej 21 shkurtit 2004. Fitorja e arritur në duelin e 27 marsit e ka ndihmuar Kreshnik Qaton të ngjitet me një vend në renditjen botërore të boksit profesionist, ku tanimë renditet i 31-ti midis afro 1000 boksierëve të kategorisë së peshës së mesme, ashtu sikundër është ngjitur edhe në renditjen evropiane, ku mban vendin e 18-të midis afro 300 boksierëve. Ndërkohë, duke folur për të ardhmen, ai u shpreh: "Pasi fitova titullin në WBF ndaj portugezit Vitor Sa dhe e mbrojta me sukses brezin kundër amerikanit David Estrada, dëshiroj ta mbroj edhe një herë tjetër në Tiranë. Më pas, do të synojmë të boksojmë në një tjetër federatë prestigjioze të boksit botëror, siç është WBC-ja. Kjo është edhe ëndrra e promotorit tim, Ylli Ndroqi".