E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamujt e arbitrave vendosen në gjysmështizë

/* */

Pas një paralajmërimi të ashpër të gjyqtarëve, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj arbitrit Lorenc Jemini në Laç dhe, akuzave të shtypit për një lojë “deja vu”, “xhaketat e zeza” vendosën përfundimisht të bojkotonin kampionatet e të gjitha niveleve, duke detyruar edhe Sektorin e Garave të Federatës Shqiptare të Futbollit të “rimodelojë” datat e dy javëve të fundit të fazës së parë. Në fakt, indinjimi i “bilbilave” është mëse i drejtë, nisur edhe nga fakti se shumë shpesh ndaj tyre është ushtruar dhunë psikologjike dhe, në jo pak raste, edhe dhunë fizike. “Shoqata e Bashkimit të Arbitrave të Futbollit Shqiptar, në një mbledhje të saj ka marrë vendim për të bojkotuar të gjitha aktivitetet futbollistike të fundjavës”, thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat. Pra, nuk do të luhen as ndeshjet e Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe të Dytë, dhe as të moshave. Heshtja njëjavore e bilbilave është e dhimbshme, po aq sa pamjet e dhunës ndaj ndërkombëtarit, Lorenc Jeminit, kur gjyqtari me stemën e FIFA-s u rrethua, u godit, u poshtërua, aq sa shkaktoi jo vetëm një dramë psikologjike në familjen e tij, por risolli në kujtesë imazhet tragjike të disa viteve më parë, kur arbritrat falënderonin Zotin që i kishte shpëtuar nga dëmtimet apo dhe gjymtimet. “Të indinjuar nga dhuna e ushtruar në Laç ndaj kolegut të tyre, Lorenc Jemini, dhe në je gjendje jo të mirë psikologjike ‘xhaketat e zeza’ të futbollit kanë vendosur të mos i përdorin bilbilat dhe flamujt e tyre në të gjitha ndeshjet fundjavës së futbollit shqiptar”, thuhet më tej.

POLICI, NA NDIHMO!
Thirrja është e drejtpërdrejtë, e sinqertë, njerëzore. Në fakt, në shumë raste, trupa e policisë lokale, në mos ka bërë indiferentin për ngjarje të caktuara, ka ndërhyrë më vonesë, pikërisht atëherë kur “gjakrat janë nxehur në maksimum”. Kur dëmi është bërë dhe “lajmi ka marrë dhenë”. “Kjo masë e marrë nga shoqata bëhet për të sensibilizuar opinionin publik dhe gjithë aktorët e futbollit shqiptar që ngjarje të tilla të shëmtuara të mos përsëriten me në fushat tona të futbollit. Të ndodhur në një gjendje të rëndë psikologjike arbitrat në mënyrë unanime votuan pro vendimit të bojkotit duke theksuar rëndësinë e gjykimit si pjesë e rëndësishme e futbollit tonë. Në këtë moment të vështirë për ne, punën tonë dhe të ardhmen e saj i kërkojmë mbështetjen të gjitha hallkave që merren me organizimin, mbarëvajtjen dhe ecurinë e futbollit në Shqipëri. Punonjësit e Policisë së Shtetit duhet të jenë më të orientuar në parandalimin e ngjarjeve të dhunshme. Reagimi i tyre më aktiv dhe më i përgjegjshëm do të japë siguri, mbrojtje për jetën dhe qetësi në stadiume apo terrene sportive”, - përfundon deklarata.

MASA TË ASHPRA
Shoqata e Arbitrave të Futbollit Shqiptar bën një apel edhe ndaj  një vëmendjeje më të madhe edhe nga ligjvënësit tanë: “Gjejmë rastin të tërheqim vëmendjen e të kërkojmë nga ligjvënësit tanë që për dhunën në ambientet publike aktet ligjore të jenë më të rrepta në masat penalizuese pasi shembujt e shumtë janë prezentë në të gjitha vendet e zhvilluara e me demokraci të konsoliduar.
Kerkesat tona adresohen sot edhe në drejtim të organizatorëve e pjesëmarrësve në veprimtaritë tona futbollistike si Federata Shqiptare e Futbollit, klubet, drejtuesit e tyre, trajnerët e futbollistët, të cilët tek futbolli duhet të kërkojnë lojën që i bashkon njerëzit, duhet të shfaqin e përcjellin bukuritë e emocionet që ajo përmban si mesazh mirësie, si mision emancipues i shoqërisë sonë”.
 
Futbolli shqiptar në “black out”

Kategoria Superiore nuk do ta zhvillojë javën e 12-të në datat e paracaktuara, kjo për shkak të vendimit të Bashkimit të Arbitrave Shqiptare të Futbollit për bojkotimin e të gjitha aktiviteteve qe organizon FSHF-ja këtë fundjavë. Pra, do të kemi një “black out”, një ndërprerje të detyruar të ndeshjeve. Kështu, java e 12-të do të luhet jo më në datat 10-11 dhjetor, kur edhe ishte planifikuar, por shtatë ditë më pas, më 17-18 dhjetor, ashtu sikundër do të shtyhen edhe ndeshjet e javës së 13-të, pra më 24-25 dhjetor 2011, në festën e Krishtlindjeve. Edhe datat e ndeshjeve të Kategorisë së Parë dhe të Dytë do të shtyhen, por me një javë.

KATEGORIA E PARË
JAVA XII

17-18.12.2011
Kastrioti-Kamza        13.00
Tirana-Laçi        13:00
Pogradeci-Teuta        13:00
Bylis-Tomori        13:00
Vllaznia-Dinamo        16:00
Flamurtari-Shkumbini    13:00
Apolonia-Skënderbeu    13:00

RENDITJA E RE
1     Teuta            11     +9     28
2     Tirana         11     +7     23
3     Skënderbeu     11     +6     20
4     Kastrioti        11     +6     19
5     Flamurtari        11     +4     18
6     Pogradeci         11     -4     16
7     Shkumbini         11     +1     15
8     Vllaznia        11     +2     14
9     Bylis            11     +0     14
10    Kamza         11     -1     13
11     Laçi**        11     -1     10
12     Apolonia        11     -8     8
13     Tomori        11     -10     8
14     Dinamo*        11     -11     0

* Dinamos i janë hequr 3 pikë nga FIFA
** Laçit i janë zbritur 6 pikë nga FSHF

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›