E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët Shaqiri dhe Xhaka eliminojnë Mançester Junaitid

/* */

Bazeli i shqiptarëve Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka shkaktuan surprizën më të madhe në Ligën e Kampioneve, duke eliminuar një gjigant si Mançester Junaitid. Skuadra zvicerane fitoi 2-1 me “Djajtë e kuq”, me golat e Shtreler dhe Frei. I pavlefshëm goli i shënuar nga Xhons. Një dështim i madh për Sër Aleks Fergusonin, e që pasoi “vëllezërit” e Mançester Sitit. Në takimin tjetër të grupit C, Benfika fitoi 1-0 me Otelul Galatin.

Napoli shkroi një faqe të ndritur në historinë e klubit të tij, pasi u fut në grupin e 16 me të mirave të Europës, pas fitores 2-0 ndaj Vilarealit, duke e bërë të pavlefshme suksesin po me këtë rezultat të Mançester Sitit ndaj Bajernit të Munihut. Pas një pjese të parë pa gola, ishte Inler ai që shënoi i pari për napolitanët, ndërkohë që Hamshik dyfishoi rezultatin. Pak minuta edhe për shqiptarin Blerim Xhemaili. Siti triumfoi ndaj gjermanëve falë golave të David Silvës dhe Jaja Turesë, duke zënë përfundimisht vendin e tretë në grupin A.

Interi humbi 2-1 më CSKA-në e Moskës: Kambiaso për italianët, Doumbia dhe Berzeoutski për rusët, që fiksuan edhe kualifikimin. Lilë-Trabzonspor u ndanë në paqe. Edhe pse me një formacion të dorës së dytë, Reali i Madridit regjistroi fitoren e gjashtë në po aq ndeshje në fazën e grupeve, duke fituar 3-0 me Ajaksin në Amsterdam. Kelejon (2) dhe Higuain ishin autorët e golave të madrilenëve. Lioni shkatërroi 7-1 Dinamon e Zagrebit, me francezët që zunë vendin dytë dhe një vend në raundin e ardhshëm. Gomis shënoi katër gola.

16 EKIPET
E KUALIFIKUARA

Bajern Munih
Napoli
Inter
CSKA Moskë
Bazel
Benfika
Real Madrid
Lion
Çelsi
Bajer Leverkuzen
Arsenal
O.Marsejë
Apoel
Zenit
Barcelona
Milan

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›