Flamur Noka, para policeve: Zero tolerance ndaj droges e krimit Klodiana Kotorri
Ministri i Brendshem, Flamur Noka, zhvilloi diten e djeshme takimin e tij te pare ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Gjate fjales se tij, ministri Noka theksoi se arritjet e policise se shtetit ne keto vite jane shume te rendesishme dhe ajo duhet te ece ne kete rruge per t'u bere me efikase ne luften ndaj krimit te organizuar. Ai kerkoi bashkepunimin e te gjitha strukturave te policise per permbushjen e objektivave ne sherbim te sigurise se qytetareve shqiptare. "Policia e Shtetit, hapi porten e pare per shqiptaret ne Europe, duke i treguar familjes, ne te cilen bejme pjese, jo vetem gjeografikisht, se shteti ligjor eshte ne funksion te lirive te qytetarit, ne mbrojtjen dhe garantimin e te drejtave te tyre. Arritje e madhe e Ministrise se Brendshme dhe Policise se Shtetit jane kartat e identitetit me nje teknologji te larte, si dhe lufta ndaj trafiqeve e krimit te organizuar", - u shpreh ministri i Brendshem, Flamur Noka, i cili shtoi se Shqiperia, fale punes se policise, ka respektuar te gjitha detyrimet e Bashkimit Europian per levizjen e lire te qytetareve ne hapesiren Shengen. Gjate fjales se tij, ministri Noka kerkoi tolerance zero per krimin, me qellim qe te garantohet nje klime sa me e sigurt per qytetarin. "Toleranca zero ndaj krimit do te jete prioriteti absolut ne rrugen tone per t'u dhene qytetareve shqiptare nje vend me te sigurt ne komunitetin ku jetojne. Lufta kunder trafiqeve te cdo lloji, vecanerisht ajo kunder trafikut te droges, permes forcimit te punes operative, bashkepunimit institucional dhe rritjes se profesionalizmit do te jete nje nga sfidat e punes sone te perbashket", - u shpreh Noka. Sipas tij, megjithese Shqiperia nuk eshte me pjese e hartes se zeze te kalimit transit te drogave te forta, kultivimi i bimeve narkotike ne vend perben akoma nje sfide te madhe per Policine e Shtetit. "Nuk ka kompromis. Ne kete lufte nuk ka tolerance deri ne zhdukjen e hartes se kultivimit te narkotikeve ne territorin e Republikes se Shqiperise. Gjithe objektivi i veprimtarise se perditshme te strukturave te Policise se Shtetit eshte garantimi i nje klime sa me te sigurt per qytetarin dhe ne nuk do te tolerojme as shfaqjet me minimale edhe te krimit ordiner. Ne kete drejtim, nevojitet forcimi i rolit te inspektorit te policise ne terren, per te identifikuar dhe mbajtur nen kontroll elementet e skeduar kriminale, cka do te conte ne parandalimin e mjaft veprave penale, perfshire ketu demtimin e prones me ane te vjedhjes apo keqberjet e cdo lloji. Policia e Shtetit duhet te reagoje ne menyre te menjehershme ndaj rasteve te tilla, pasi ato prekin ne menyre te drejtperdrejte cdo qytetar", - u shpreh ministri i Brendshem, Flamur Noka.
Noka: Masa per disiplinimin e trafikut rrugor
Ministri i Brendshem, Flamur Noka, kerkoi marrjen e masave te menjehershme per disiplinimin e trafikut rrugor, me qellim qe te garantohet siguria ne rruge gjate sezonit veror. "Sezoni turistik po i afrohet pikut dhe angazhimi maksimal per te garantuar nje sezon te suksesshem perben nje sfide imediate te punes sone. Kjo kerkon domosdoshmerisht forcimin e policimit ne territor, per shkak te rritjes se ndjeshme te fluksit te turisteve. Kerkon gjithashtu bashkepunim intensiv me te gjitha njesite bregdetare te pushtetit vendor per ta garantuar maksimalisht sigurine e pushuesve, por edhe cilesine e pushimeve", - tha Noka diten e djeshme, gjate takimit me drejtuesit e Policise se Shtetit. "Duhen marre masa te tjera te menjehershme per disiplinimin e trafikut rrugor, me nje pune dinamike te policise rrugore, duke e larguar nga policimi skematik dhe duke e orientuar drejt rritjes se levizshmerise ne te gjitha akset kombetare. Policia rrugore duhet te funksionoje si nje instrument rregullues dhe kontrollues dhe jo thjesht ndeshkues. Kjo menyre duhet dhe do te jete prioritare, ne filozofine e sherbimit ndaj qytetarit dhe garantimit te sigurise se tij", - theksoi ministri i Brendshem.