E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamuri gjigant serb në Kosovë

Një flamur gjigant i Serbisë është ngritur në mes të Kosovës. Mbishkrime plot me nacionalizëm dhe propagandë kundër shtetit të Kosovës, përmban ky flamur. Sukseset e tenistit të njohur serb, Novak Gjokoviq në turneun nëpër botë, i kanë inspiruar të rinjtë serbë të fshatit Prilluzhë të Vushtrrisë, të ngrinin një flamur gjigant në këtë fshat.

Të rinjtë serbë nga ky fshat, ne mirënjohje për “mbrojtjen e Kosovës në kuadër të Serbisë, kanë bërë një flamur të Serbisë me dimensione 50 x 5 metra dhe e kanë vendosur në hyrje të kishës, në një shtyllë të antenës, 30 metra të gjatë, njoftojnë mediat lokale serbe.

Para se të ngrihej, flamuri serb ishte shenjtëruar nga prifti lokal Vlaskoviq Milosh.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›