E Diel, 1 Nëntor 2026

Ancelotti: Torres dhe Luiz u transferuan vonë

Carlo Ancelotti beson se Chelsea do të ishte në pozitë shumë më të mirë në Premier Ligën, nëse Fernando Torres dhe David Luiz do të ishin transferuar verën e kaluar.

“Shpeshherë nuk është e lehtë të bleni një lojtar në kohën e duhur, pasi duhet të prisni. Ishte synimi ynë të blejmë David Luizin dhe Torresin verën e kaluar, e jo në janar, por nuk ka qenë e mundur”.

“Ne nuk kemi qenë në gjendje sepse Liverpooli dhe Benfica kanë dashur ta fillojnë sezonin me këta lojtarë”, theksoi Ancelotti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›