E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamuri kënaqet me shkrimin e Berishës për skenën e vrasjes së Mero Bazes

Nga Antena brenda familjes

Të hënën pasdite, kryeministri ishte duke parë lajmet e “Vizion Plus”, kur u shfaq skena banale e Aleksandër Frangajt që merrte në telefon Sali Berishën dhe vinin për dy minuta furgonët e policisë që arrestonin atë që nuk i lëshonte rrugën për të bërë pallat Frangaj. Skena ishte e rëndë. Kryeministri natyrisht u mërzit. U lidh me Frangajn në telefon. Dhe ai po ashtu ishte i tërbuar.

“Ai e do një përgjigje, - tha. - Le, se do ta bëj vetë. Do ta bëj dhe po ta nis në gazetë.” Vuri një emër kot aty. Pas gjysmë ore, shkrimi i doktorit mbërriti. Vëllezërit Frangaj e lexuan me një frymë. Sidomos pjesën e dytë të shkrimit. Atë që përshkruante vrasjen e mundshme të gazetarit Mero Baze. Sa e mbaruan së lexuari, urdhëruan urgjent botimin. Kryeredaktori i shkretë u tremb, se tha mos na padisë në gjyq. “S’ka problem, - tha Frangaj, - se gjejmë një emër të çmenduri që të mos mbajë përgjegjësi.” Dhe ashtu bënë. Shkrimi u botua dje në gazetën “Koha Jonë”. Ja pjesa që i pëlqeu më shumë vëllezërve Frangaj:

“... Së pari duhet bërë çmos që truri i hendekhedhurit të analizohet nëpër laboratorë. Natyrisht nuk është e thjeshte. Sepse, që ky tru të merret, për këtë i duhet çarë koka. Që t'i çahet koka, Merua paraprakisht duhet vënë me shpatulla pas një muri. Që, jo muri, por Merua të mos lëvizi, pa i rrezikuar jetën, i duhet ngulur në fyt një thikë e trashë, e ndryshkur. Pa narkozë që ta vër' në gjumë. Ta shohë gjithçka me syt' e vet. Në mënyrë që, pavarësisht se nuk do ta lexojë askush, Merua më vonë të shkruajë një artikull të hollësishëm në gazetë. Thika, pasi t'i çajë fytin, të ngulet te muri. Dhe, derisa operacioni shpëtimtar të përfundojë, aty të lihen, edhe Merua, edhe koka e Meros, edhe fyti i kokës së Meros, edhe thika. Pas kësaj, truri edhe mund t'i thithet me ndonjë shiringë të trashë nga ato të ndërzimit artificial të bagëtive. Por kjo metodë që trurin e Meros duke e thithur do ta shndërronte në lëng, do nxirrte vështirësi gjatë studimit, sepse në gjendje të lëngët atij truri do t'i mungonte relievi. Pra, koka patjetër i duhet hapur, çarë. Çarja e kafkës mund të kryhet me disa mënyra; me përplasje pas muri, me çekiç, me qysqi', me shpërthim, me çpim, me sharrim etj. Por e mira fare do ishte pa e çarë fare. Duke shfrytëzuar brimat. Nga sytë! Jo nga sytë, as nga veshët, as nga hundët. Sepse këto janë të gjitha brima të vogla prej nga mund të dalin vetëm currila. Që truri i Meros të dalë si e meriton, pra kallup, mënyra më e mirë është që ai tru t'i nxirret nga ai organ, të cilin Merua e përdor më shumë, nga goja. Por, para se t'i nxirret truri nga shpella e gojës, duhen zënë ato brimat e vogla. Veshët dhe hundët s'janë problem për t'u mbyllur. Sytë, po. Sepse, para se të mbyllen zgavrat, ato, sytë pra, duhet që, me delikatesën më të madhe të krrehen. Krrejtja e syve të Mero Bazes me lugë apo ndonjë vegël tjetër të ngjashme nuk do ishte e dobishme. Sepse, së pari, as vetë Meros nuk do t'i pëlqente, ngaqë dihet se luga dhe garuzhdja as kanë qenë, as janë mjete të preferuara të tij, por të armiqve të tij më të tmerrshëm, korrupsionistëve të të gjitha kallëpeve. Këtu mendja të vete menjëherë te shigjetat, gjilpërat, shtizat, aq të pëlqyera nga vet' Meroja në anatemimin e fenomeneve më të shëmtuara të kohës sonë. Mirëpo, po t'ia nxjerrësh sytë Meros me gjilpërë a shtizë, qoftë edhe të ndryshkur apo të skuqur paraprakisht në zjarr, paçka se ky variant vet' Meros do t'i pëlqente pa masë dhe do zbavitej e gajasej nga lumturimi gjatë asaj nxjerrjeje aq të këndshme, ky operacion do nxirrte jashtë përdorimit sytë, të cilët do t'i duhen për më vonë, kështu që as ky variant nuk vlen. Por nuk është për t’u dekurajuar. Sepse lugët, garuzhdet, kunjat, shtizat, gjilpërat nuk janë të vetmet mjete për t'i nxjerrë sytë Mero gazetarit. Ka edhe të tjera. Pirun, për shembull. Për më tepër që, jo budallaqja luga e lëngjeve, por pikërisht piruni elegant i llokmave, është vegla e preferuar e Meros, me anë të të cilit Merua edhe zgjedh e ngul e përlan gjithçka me delikatesën më të madhe, edhe mburret me të madhe si dorëjashtë. Që kokërdhokët e Meros, pas krrejtjes së syve me pirun, do varen teposhtë, s'është problem. Për këtë e të tjera ka plot vegla kuzhina, për shembull thika.

E fundit, gjuha. Epo, dreqi ta hajë, s'do pyetet Merua për të gjitha. Goja t'i shqyhet. Gjuha t'i shkulet, t'u hidhet qenve. Dhe pik'!

Dihet se po të hash tru viçi bëhesh inteligjent, i aftë për biznes. Po të hash tru derri bëhesh shkrimtar. Me tru gomari, politikan. Me tru kali, gazetar. Po të hash tru Meroje, çfarë bëhesh vallë?!...”

(Marrë nga gazeta “Koha Jonë”, datë 23 shkurt 2009. Botues Aleksandër Frangaj)

Dje, gjithë ditën Flamuri e lexonte dhe rilexonte disa herë shkrimin. Nuk ngopej me talentin e atij burrit. S’e kam ditur që paska fantazi të tillë, tha. E mori disa herë në telefon dhe ia rilexonte paragrafët që i kishin pëlqyer më shumë. Ai burri hera-herës ia ndërpriste telefonat, se kishte në linjë Frangajn. Dhe ai e lexonte dhe kënaqej. Dhe e pyeste hera-herës: A do t’ia arrijmë dot kësaj dite doktor?

- Sandër, unë jam njeriu i fjalës së mbajtur. Ne jemi burrat dhe gratë e fjalës së mbajtur. Familja ime e ka fjalën e mbajtur, të shenjtë. Ne dimë ta mbajmë fjalën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›