E Diel, 1 Nëntor 2026

PD ndryshon kolonën zanore të fushatësNga TemaPartia Demokratike ka vendosur që të ndryshojë kolonë zanore për fushatën elektorale, kur në mënyrë krejt

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

PD ndryshon kolonën zanore të fushatësNga Tema

Partia Demokratike ka vendosur që të ndryshojë kolonë zanore për fushatën elektorale, kur në mënyrë krejt të papritur në skenë ka dalë një këngë me titull “Shqipëria po ndryshon”. Duke kopjuar kështu rivalin e tij, Edi Rama, kryeministri ka bërë të tijën një këngë të kënduar nga grupi Elita 5 dhe disa këngëtarë të njohur shqiptarë, dhe ka hequr dorë nga kënga e gjermanëve Modern Talking “We can win the race” (Ne do ta fitojmë garën).

“Shqipëria po Ndryshon”

(Kënduar nga Elita 5, Genta Ismajli, Leonora Poloska, Elvana Gjata, Soni Malaj, Çiljeta, Stine dhe Bojken Lako)

1.

Është një thirrje që na zgjon

Është një dorë që na drejton

Është një ritëm që na kërkon:

Shqipëria po ndryshon!

Rruga jonë s'ka kthim

preke botën i lirë

me ne të gjithë fitojnë

jehona le të vazhdojë

1-2-3- ooooeeeooo

2.

Një motiv që frymëzon

Fëmijë e të rritur afron

Dashuri nga shpirti që buron

Për një Shqipëri që po ndryshon

Është një rrugë që na bashkon

Është një ëndërr që na fton

Është e ardhmja që premton

Është një komb që sot beson

Shqipëria po Ndryshon!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›