Flamuri, sherr për posterat e Mediut në GërdecNga Antena brenda familjesFlamuri po kthehej dje i lodhur nga Kukësi për në Tiranë. Iu desh të kthehej në Durrës për një ceremoni dhe afër mbrëmjes u nis për në Tiranë. Gjëja e parë që i ra në sy në autos
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Flamuri, sherr për posterat e Mediut në GërdecNga Antena brenda familjesFlamuri po kthehej dje i lodhur nga Kukësi për në Tiranë. Iu desh të kthehej në Durrës për një ceremoni dhe afër mbrëmjes u nis për në Tiranë. Gjëja e parë që i ra në sy në autostradë ishte se vetëm PD nuk kishte postera. Edi Rama kishte mbushur çdo cep të autostradës, Ilir Meta po ashtu, pastaj i treti vinte Fatmir Mediu.
- Po ky plehra, këtu e gjeti të vendosë postera, - tha Flamuri, - t’u kujtojë të gjithëve Gërdecin?!
Dhe filloi të shikojë posterat. I pari shkruante: “Sot në NATO, nesër në BE! Voto PR!”
- D.m.th., ky mendon se ky na futi në NATO dhe ky do na fusë në BE, - tha. - Çfarë idioti! S’ka faj ky, ka faj ai buri që i hap syrin. Kur nuk e lë në dorë të prokurorisë, ta bëjë copë.
Më tutje posteri i dytë: “Familja, Prona, Atdheu: Voto PR!”
I ku truri fare.
- Çfarë familje, çfarë prone, çfarë atdheu thotë ky mor, ky u dashka fshirë nga faqja e dheut, se na shkatërroi. Por pa mbaruar këto, një billboard gjigant, që më parë ishte prishur nga shpërthimi i Gërdecit, kishte mbushur mbikalimin përballë Gërdecit. “Voto PR!” përsëri.
Këtu e humbi durimin. Mori në telefon zyrën në Tiranë.
- Duhet të hiqni urgjent posterat e Fatmir Mediut, - tha, - dhe t’i hiqen që të vendosen tanët. Na prish shumë punë, se ka vënë postera në Gërdec. 26 i ka vrarë, tani u kërkon votën këtyre që kanë mbetur.
- Dakord, - tha Aldo, - shkojmë ia heqim. Por unë deri në Marikaj e kam zonën, më pas është qarku i Durrësit, mos më ngatërro andej.
- S’ka problem, deri aty shko hiqi, - i tha Flamuri.
- Shiko, se kemi udhëzim të mos zihemi për postera, se na ndodh ndonjë incident, - i tha Aldo, - mendo ndonjë gjë tjetër.
- Aldo, mo t’i shoh më ata postera aty! Nuk është puna se janë vendosur, por njerëzit i kanë shkarravitur dhe na krijojnë problem.
- Po çfarë kanë bërë? - i tha Aldo.
- Si mor ç’kanë bërë, nuk i ke parë? - tha Flamuri. - Mediu ka shkruar “Familja, Prona, Atdheu: Voto PR!”, kurse ata pisat i kanë vizatuar në krah të Familjes një këngëtare nga Korça, se s’më kujtohet emri, në vend të pronës, flakën e Gërdecit, kurse në vend të Atdheut, Damir Fazlliçin. E kupton ti apo jo? D.m.th., na kanë hedhur në erë. ǒdo ai pis që vë postera në autostradë? Le të vejë t’i vendosë fshatrave.
- Po ç’të keqe ka? - tha Aldo. - Shumë mirë që kanë vënë në vend të familjes një këngëtare nga Korça, ndoshta këndon këngë familjare ajo.
- Po ç’familjare o Aldo, se vetëm ti nuk e di se kush këngëtare është, se je rehat ti vëlla. Unë të them hiqe, se na shkatërroi.
- Mirë mo, ja po e heq këtë këngëtaren, po flaka e Gërdecit ç’lidhje ka me pronën? - i tha Aldo.
- Si mo ç’lidhje ka, po demek është pronë e Mediut Gërdeci, atë kuptim ka, d.m.th., kur Mediu premton prona, premton gjëra si Gërdeci që ishte pronë e tij.
- Ëhë, kot e kanë, - tha Aldo, - s’kanë fakte. Unë e di shumë mirë që nuk është e Mediut, i kam bërë vetë letrat. Kot e kanë, s’i kapin dot me letra, po nejse. Po Fazlliçi ç’kuptim ka?
- Ka Aldo, ka, se republikanët premtojnë atdheun dhe favorizojnë Fazlliçin, këtë kuptim ka. E ka futur në mbledhje të Këshillit të Sigurimit kombëtar Fatmir Mediu atë, e di ti apo jo?
- Ëhë, kot e kanë, - tha Aldo, - s’kanë fakte. Unë e di pse ka hyrë aty, po ata s’e dinë, s’kanë fakte. Nejse, po e heqim. D.m.th., ti thua që familje, pronë, atdhe prish punë, se kanë vizatuar një këngëtare, Gërdecin dhe Fazlliçin…?
- Po, - i tha Flamuri, - ndaj hiqi.
- Po ajo parulla tjetër, - i tha Aldo, - ç’të keqe ka?
- Ka mor burrë, se s’na futi Mediu në NATO, as do na fusë në BE. E kanë shkarravitur dhe atë, e kanë shkruar: “Sot në NATO, nesër në DHÉ!”
- Po ç’kuptim ka? - tha Aldo.
- Ka kuptim që nga ky njeri vetëm vdekjen mund të shpresosh, - tha Flamuri. - Të lutem mos më pyet më, se je shumë i trashë. Shko hiqi sa më shpejt, se na varrosi të gjithëve me ato parulla.
- Mirë, - tha Aldo, - unë po shkoj, po ata fakte s’kanë. Dakord, po shkoj.