Dërgesat e emigrantëve bien me 17 milionë euro në tre muajNga Fitim ZekthiTë ardhurat nga emigrantët gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti pësuan ulje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kriza ekonomike globale i ka kushtuar dërgesav
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Dërgesat e emigrantëve bien me 17 milionë euro në tre muajNga Fitim ZekthiTë ardhurat nga emigrantët gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti pësuan ulje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kriza ekonomike globale i ka kushtuar dërgesave të shqiptarëve që jetojnë në vende të tjera 17 milionë euro më pak në tre muaj. Të dhënat zyrtare bëjnë me dije se gjatë këtyre tre muajve dërgesat e emigrantëve shqiptarë në vendet e huaja ishin rreth 196 milionë euro, e cila është 8% më pak sesa vjet në të njëjtën kohë. Në të vërtetë, të dhënat janë befasuese, pasi pritej një rënie shumë më e thellë duke qenë se të dhënat e muajve të fundit të vitit të kaluar kishin qenë të zymta. Megjithatë, edhe kjo rënie prej 8% ndikon drejtpërdrejt në konsumin në vend duke e ulur atë. Siç dihet, 70% e të gjithë dërgesave përdoren për konsum dhe vetëm pjesa tjetër përdoret për investime. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë thonë se rënia e dërgesave të emigrantëve ndikon drejtpërdrejt edhe në shkallën e varfërisë në vend. Banka e Shqipërisë në një studim të sajin ka thënë se dërgesat emigrantëve e ulin në proporcion të drejtë shkallën e varfërisë në vend. Rënia e këtyre dërgesave do të rriste po në këtë përpjesëtim edhe varfërinë. Banka e Shqipërisë ka thënë me shqetësim muaj më parë se, në rast se dërgesat e emigrantëve do të ulen në mënyrë shumë të ndjeshme, ato mund të rrisnin varfërinë deri në 40%. Vendet, ku punojnë shumica e emigrantëve shqiptarë, si Greqia, Italia dhe vende të tjera të Evropës perëndimore, janë prekur shumë nga kriza dhe kjo padyshim që ka rënduar edhe vendet e punës së tyre e për pasojë edhe paratë që ata iu dërgojnë familjarëve të tyre në Shqipëri. Tremujori i fundit të vitit të kaluar njohu një rënie të dërgesave të emigrantëve me rreth 17%, çka bëri që shqetësimet për përkeqësim të tyre të rriteshin. Në fakt, të dhënat tregojnë se ato nuk janë prekur në mënyrë të ndjeshme. Veç faktit që dërgesat e emigrantëve ndihmojnë në konsumin e familjeve shqiptare dhe në uljen e varfërisë, ato gjithashtu ndihmojnë ekonominë të ketë më shumë valutë dhe të mbulojë në një shkallë të caktuar deficitin tregtar.