Flamuri zbulon se krizat përsëriten një herë në 12 vjet
Antena brenda familjes
Dje ai burri kishte ikur në Kalimash dhe gjithë barra i mbeti Flamurit. Filloi në mëngjes me Këshillin e Evropës. Deklarata ishte si mos më keq. Akuzonte qeverinë se me ligjin po bënte më shumë padrejtësi se sa po vendoste drejtësi. U përpoq ta merrte atë burrin në telefon, po nuk e kapte dot. Më në fund e mori vetë ai.
- ǒka ndonjë gjë? - tha.
- Këshilli i Evropës na ka lënë, - i tha Flamuri.
- Si na ka lënë?
- Është bashkuar me këta komunistët. Thotë jemi nxituar dhe ka shumë dyshime për këtë.
- Ashtu ë? Mirë shumë. Mirupafshim.
Pas gjysmë ore erdhi gjëma e dytë. Ambasada amerikane prapë deklaratë. Edhe këta përsërisnin të njëjtin shqetësim. Madje deklarata ishte dhe më e zezë, pasi i kujtonte qeverisë që nuk deshi të merrte parasysh këshillat. E mori prapë atë burrin.
- ǒka ndonjë gjë të re? - i tha ai.
- Amerikanët, - i tha Flamuri. - Prapë me komunistët këta. S’na u ndanë.
- Ashtu ë? ǒthonë?
- Njësoj si këta evropianët. U nxituam, nuk i pyetëm, shkelim liritë dhe standardet demokratike... Mos e pyet.
- Ashtu ë? Mirë shumë. E bëjnë këta këtu. Shiko Flamur, këta nuk kanë kaluar ndonjëherë komunizëm. Këta e dinë, se është kollaj. E di unë ç’komunizëm kanë parë ata. Ai ambasadori ka qenë student në Kinë dhe mendon se ka jetuar në komunizëm. Ashtu jetojnë të gjithë. Jo, ata nuk e dinë ç’është komunizëm. Ta them unë që s’e dinë. Jo e di mirë unë, ata nuk dinë gjë. Mos ua vë re. Po ua kanë prish mendjen dhe këtyre të Këshillit të Evropës. Ata janë ca trutharë kot. Hajde, s’ke ç’i bën. E kanë personale, mos u mërzit. E kanë marrë vesh që kam ardhë sot te rruga e Kombit, rruga e shqiptarëve dhe janë mërzit. Janë armiq të rrugës Flamur.
E mbylli sërish. Pas orësh ra prapë zilja e Flamurit. Ishin ata të OSBE. Deklaratë dhe ata. Njësoj.
Mori prapë atë burrin. ǒt’i thoshte.
- Na la dhe OSBE, - i tha. - Njësoj si amerikanët dhe evropianët.
- Ashtu ë? Flamur, OSBE, ti e di që ka qenë gjithmonë kundër. Ata kanë një ambasador pijanec, d.m.th., që ç’thotë tani, s’e thotë pastaj. Mos ki frikë nga ata. Ja, vë Lul Bashën ta thërrasë atë ambasadorin e t’i thotë rri urtë se të lashë pa punë. Aq e ka ai, qetësohet. Mos ki merak. S’është gjë ajo. E kanë nxitur ata të ambasadës amerikane. Flamur, ata të ambasadës amerikane nuk e dinë ç’është komunizmi. Jo ata nuk e dinë ç’është komunizmi. Ta them unë që s’e dinë. Jo, e di mirë unë, ata nuk dinë gjë...
Pas një ore ra prapë zilja e Flamurit. Një gazetar e njoftoi të hapte TV. Departamenti i Shtetit, prapë deklaratë. Edhe më e egër nga të gjitha. S’ia mbante ta merrte më atë burrin. Për fat i ra vetë ai.
- Flamur, po kthehem nga rruga. Ishte një mrekulli. Armiqtë e rrugës nuk duan që ajo të bëhet, por ajo po përfundon.
... Flamurit s’po i shijonte biseda.
- Jam i mërzitur, - i tha. - Reagoi dhe Uashingtoni, vetë zëdhënësi i Kondilica Rais.
- Ashtu ë? Mirë shumë. Mos u mërzit. Ai ka inat personal me Lulin. E ka me Lul Bashën. Ia ka treguar një herë vendin ky, kur ka qenë atje. I ka thënë ma hiqni atë ambasador nga Tirana, se po vjell kundër demokracisë. Ai kundërshtoi, po Luli e bëri për një lek. E kanë marrë vesh që po vizitoj rrugën e Lulit unë, d.m.th., rrugën e Kombit dhe bëjnë deklaratë. Mos u mërzit. Ata nuk e dinë ç’është komunizëm. Ta them unë që s’e dinë. Jo e di mirë unë, ata nuk dinë gjë.
I mërzitur, Flamuri mbylli telefonin. Hapi televizorin. ǒtë shikonte. Tjetër deklaratë e ambasadës pro gazetës “TemA”, kundër qeverisë.
- Edhe këtë pis kishim mangut, tha me vete. ǒështë ky vit i zi sivjet. Më keq se ‘97. Dhe filloi të llogariste me gishta. 2008 heqim 12, mbetet viti 1997. Viti i mbrapshtë. 12 vjet qenka cikli i krizës, tha. 1997 hiq 12 vjet, 1985. Vdiq Enver Hoxha. Fatkeqësi e madhe. I kujtohej vetja që kish qarë, por dhe ai burri kishte mbledhur organizatën e partisë dhe kishte bërë namin që Ylli Popa kishte ardhë dy minuta me vonesë. 1985 heqim 12, bëjnë 1973. Dhe ai vit i mbrapshtë. Ishte viti që shoku Enver dënoi gjithë grupet armiqësore. Atë vit nisi tatëpjeta për shumë vetë. Ters i madh qenka ky numri 12, tha. 1973 heqim 12 mbetet viti 1961. Viti i krizës së madhe pas prishjes me Bashkimin Sovjetik. Fillimi i jetës në bllokadë ekonomike. Bo, sa ters, tha me vete. 1961 heqim 12 ngelet viti 1949. Mizerje vit dhe ai tha. Sa u prishëm me jugosllavët dhe na mbyllën kufirin te fshati. Më ka pasë tregu baba që deri më 1949 shkonim e venim në Dragash, blenin lakra të bardha e u shisnim patate Roskoveci. Prej atij viti të mallkuar, na zunë kufirin.
Le se s’po e vazhdoj më, tha, se qenkemi në cikël tamam. Kushedi ç’do na gjejë tani. Ishallah s’na mbyllin kufirin me Kosovën, të paktën të kemi ku të vemi.