E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamurtarët dhe kundërshtarët e integrimit

Deklarimi i kryeministrit Berisha në festën e 18-vjetorit të Partisë Demokratike se, brenda gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm do të aplikojmë për statusin e vendit kantidat për në Bashkimin Europian, përbën një pretendim logjik të reformave dhe arritjeve të deritanishme integruese, që vendi ka realizuar këto tre vitet e fundit. Natyrisht kjo deklaratë u mirëprit ngë shumica e shqiptarëve me përjashtim të disa politikanëve dhe mediatistëve që shohin tek ky objektiv dështimin e tyre publik. Ata e kanë reflektuar një gjendje të tillë në disa emisione, artikuj apo dalje të tjera publike, duke tentuar të denigrojnë kontributin demokratik dhe figurën e kryeministrit Berisha për këto arritje. Qysh nga ajo ditë ata janë bërë më të egër, më të paarsyeshëm në akuzat e tyre, më radikal në kërkesat dhe qëdrimin e tyre e kështu me radhë. E kemi thënë dhe herë të tjerë se dosja e “Rrugës Durrës-Kukës”, dhe disa akuza të tjera majtiste për korrupsion të qeverisë “Berisha” janë nxitur pikërisht nga ndjenja e hakmarrjes për arritjet e mazhorancës qeverisëse në procesin e zhvillimit dhe integrimit euroatlantik të vendit tonë.
Siç dihet, arritjet që ka shënuar qeveria “Berisha” në procesin e integrimit të vendit në strukturat euroatlantike janë historike. Janë krijuar të gjitha kushte që brenda mandatit të parë qeverisës të demokratëve të realizohet anëtarësimi i vendit në NATO, statusi i vendit kantidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe  liberalizimi i plotë i vizave me vendet e BE-së. Nuk kanë kaluar më shumë se dy vjetë e gjysëm nga momenti që është hedhur hapi i parë në këtë drejtim, që është nënshkrimi i MSA-së në qershor të vitit ’06. Partia Demokratike nuk kishte veçse pak muaj që ishte rikthyer në pushtet, pas tetë vite të mbretërimit  majtist në krye të vendit. Ishte një rrotacion politik jo i zakonshëm që kishte ndodhur, megjithëse marrja e pushtetit u bë në emër të kërkesës mbarëshqiptare dhe mbarëkombëtare për luftën ndaj sistemit të korrupsionit social-komunist. Themi “rrotacion jo i zakonshëm”, pasi Partia Demokratike kishte qënë afër fitores së pushtetit edhe në vitin ’01, por  kjo fitore u shpërbë nëpërmjet proceseve gjyqsore të Fehmi Abdiut, i njohur botërisht si kundërshtari më i egër i disidencës shqiptare, qëkurse çoi në litar poetin Havzi Nela në vitin ’88. Mosbesimi qëndronte në faktin se, gjithë institucionet shtetrore, duke filluar nga institucioni i Presidentit të Republikës dhe derei tek OJF-të ishin rreshtuar në llogoren “nëntëdhjetë e shtatshe” të social-komunistëve për t’u dhuruar ndoshta një 45-vjeçar tjetër qeverisjeje lindore vendit. Gjithëçka pritej të ndodhte nëpërmjet manipulimit në mënyrë puçiste të votave, pasi shumica e qytetarëve shqiptarë ishin ndërgjegjësuar për problematikën qeverisëse të të majtëve, e cila ishte e mbushur me premtim-mashtrime skandaloze, dhunim të lirive dhe të të drejtave njerëzore, korrupsion dhe varfëri ekstreme, izolim modern nga bota perëndimore, etj. Shqiptarët ishin të frikur se kjo mund të ndodhte edhe në kushte kur faktori ndërkombëtar kishte lëshuar kushtrimin “për të ndryshuar qeverisjen pasi …”, sipas tyre “…kriminelët po shkatërronin vendin tonë”. Ishte ajo tufë kriminelësh që shkaktuan ngjarjet makabre të ’97-ës, duke e larguar vendin nga projektet e integrimit tonë të shpejt në strukturat euroatlantike.
Siç dihet, në vitet ’92-’96, kur vendi qeverisej ashtu si sot nga forcat e djathta politike, Shqipëria, në saj të reformave të ndërmarra, u shndërrua në frymëzuese për të gjithë vendet e tjera ish-komuniste të Europës Lindore. Vendi ynë në atë kohë kishte treguesin më të lartë të rritjes ekonomike, i cili për të gjithë peridhën në fjalë ishin dyshifrore. Mjafton të përmendim se në vitin ’95 ky tregues ishte në vlerat 13,3%, afro tre herë më shumë se sa në vitet ’97-’05 kur vendi u kallash-qeveris nga të majtët. Ishte kjo arsyeja që u përgatitën kushtet e nevojshme për çeljen e negociatave dhe nënshkrimin e MSA-së me BE-në gjatë vitit ’97, por rrebelët stalinist e zvendësuan axhendën integruese me projektet uzurpuese të pushtetit që përmbante “revolucioni demokratik i vonuar” i këtij viti të mbrapsht. Ndërkohë duhet theksuar edhe fakti tjetër që gjatë ’96-ës ishin përgatitur për t’u financuar dhe konkretizuar një sërë projektesh të rëndësishme investuese, të cilat në vlerë arrinin në 1,5 miliardë dollarë. Po ndërsa qeverisja e të djathtëve iniconte projekte për interes të të gjithë shqiptarëve, për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, opozitarët tanë majtist, duke futur në lojë ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit dhe agjenturat e huaja antishqiptare, bënin projekte ogurzeza për rrëzimin e pushtetit demokratik. Projekti i parë ishte ai për prishjen e zgjedhjeve të 26 majit ’06, për të mbërritur më vonë tek projektet e revoltave antiqeveritare për humbjen e parëve në skemat piramidale. Natyrisht politikanët e majtë ishin të ndërgjegjshëm për sukseset integruese që vendi kishte arritur nën qeverisjen e demokrtaëve, por ky fakt nuk i gëzonte aspak ata. Përkundrazi ky ishte një fakt që i tërbonte më shumë se çdo gjë tjetër të majtët e të gjitha ngjyrave. Ata ishin të ndërgjegjshëm se, nëse kjo situatë do të lihej të rridhte normalishte dhe për pak kohë, shuheshin plotësisht ëndërrat e tyre për pushtet. Kësisoj, kjo ishte jo vetëm arsyeja e irritimit, por edhe nxitimit të tyre për t’i vënë “shkopinjë nën rrota” të ardhmes sonë integruese. Nga ana tjetër ata morrën masa që goditja për kundërshtarët të ishte shokuese, dhe kjo nuk mund të arrihej ndryshe përveçse duke përgatitur ngjarjet makabre të ’97-s. Social-komunistëve nuk u interesonte aspak se në këtë mënyrë cënohej interesi ynë i përgjithshëm, largoheshim nga prekja e realitetit euro-perëndimor, shkatërrohej prona dhe gjithëçka tjetër që ishte arritur jo pa sakrifica në 4-5 vitet e para të qeverisjes së vendit në mënyrë demokratike, etj.
Por më shumë se sa ngjarjet e këtyre ditëve këtë synim dhe këtë psikologji staliniste e dëshmoi qeverisja majtiste e viteve ’97-’05. Asgjë nuk ishte e pamundur të arrihej nëse ata do kishin patur dëshirën e mirë dhe do ishin udhëhequr nga interesat kombëtare në qeverisjen dhe politikën e tyre. Pa u marrë shumë me statistika treguesish, të cilët nuk diskutohet që kanë rëndësinë e tyre të padiskutueshme, mjafton të shtrojmë një pyetje retorike për të argumentuar ç’ka thamë më sipër: Si ka mundësi që qeveritarët e majtë nuk arritën që në tetë vjetë të bëjnë asgjë nga ato që qeveritarët e djathtë bënë në më pak se 4 vjetë, në periudhën ’92-’96, ndërkohë që pavarësisht shkatërrimeve të ’97-ës, ata e kishin një bazë të konsiderueshme për zhvillimin e demokracisë dhe ekonomisë së tregut? Duhet të jemi koshientë që realiteti i gjashtëmujorit të dytë të ’97-ës nuk mund të krahasohej kurrësesi me realitetin e zi të vitit ’92, kur vendi sapo kishte dalë nga punizmi politik dhe monizmi ekonomik. Natyrisht ky krahasim i nxjerrë tërësisht antikombëtar qeveritarët e majtë, por më shumë se antishqiptar ata janë antidemokratik. Nuk është ndonjë vlerë demokratike të heqësh apo ndërrosh kryeministra e ministra, ndërkohë, kur një gjë e tillë nuk është e shoqëruar me rezultate. Një veprim i tillë është një rudiment formal i së shkuarës, për t’u dukur trendy në sytë e qytetarëve të tu. Në analizat politike apo opinionet meditaike ky fakt  përmendet pa kursim si një cilësi demokratike në parti apo qeverisje, por s’është gjë tjetër veçse një abuzim i pastër me normat dhe kritert demokratike. Tetë vjetë në pushtet dhe me  disa kabinete e kryeministra të ndryshuar, social-komunistët e dorëzuan pushtetin me financa të zbrazuara, me një opinion negative në sytë e ndërkombëtarëve për shkak të korrupsionit galopant dhe riizolimit të vendit, me një varfëri ekstreme dhe monopolizim skandaloz të tregut, pa asnjë investim serioz publik me përjashtim të disa kilometrave rrugë automobilistike të ndërtuara për shkak të shpërndarjes makutërore të fondeve publike, etj.
Qeverisja e të djathtëve e ndryshoi këtë realitet në më pak se tre vjetë. Brenda kësaj periudhe u bë i mundur nënshkrimi dhe ratifikimi i MSA-së, marrja e ftesës për anëtarësimin  në NATO, krijimi i kushteve për liberalizimin e plotë të vizave me vendet e BE-së, përgatitja e statusit të vendit kantidat për në Bashkimin Europian, rikthimin në buxhetin e shtetit i mbi 4 miliradë dollarëve nga lufta me tolerancë zero kundër korrupsionit, ndërtimi i qindra kilometra autostrada e rrugë të tjera automobilistike në qytete e fshatra, kontratimi i dhjetëa projekteve madhore në energjitik, bujqësi, turizëm e fusha të tjera të ekonomisë e jetës shoqërore. Gjatë kësaj periudhe vendi ka dalë nga skutat e izolimit mjatist dhe është rreshtuar përkarah vendeve të tjera që aspirojnë denjësisht për proges dhe intergim të shpejt në strukturat euroatllantike. Ndërkombëtarët shprehen me superlative për sukset që ka arritur vendi ynë në këto 3 vjetë, të cilat kanë kaluar qysh nga shtatori i vitit ’05, kur u mandatua kabineti “Berisha”. Por më e rëndësishmja është që ndyshimi i ndodhur i ka bërë shqiptarët jo vetëm të shpresojnë e punojnë në mënyrë demokratike, por edhe të sillen si të tillë në mjedisin kombëtar dhe atë ndërkombëtar. Të vetimit që nuk duan ta pranojnë këtë realitet janë politikanët dhe mediatistët e majtë, të cilët, ashtu si në vitin ’96 edhe sot shohin dështimin e tyre të turpshëm tek ky triumf i paparashikuar i Shqipërisë në procesin e integrimit euroatlantik.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›