Nju Jork, pranga kreuttë FMN-së akuzohet përpër sulm seksual
NJU JORK- Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar është arrestuar në Nju Jork nën akuzat për sulm seksual ndaj një prej punonjëseve të hotelit. Zëdhënësi i policisë së Nju Jorkut Pol Braun tha se Dominik Shtraus-Kan u ndalua dhe po merrej mbrëmë në pyetje.
Policia thotë se Shtraus-Kan u nxor nga avioni mbrëmë ne aeroportin Xhon F Kenedi te Nju Jorkut, vetëm pak minuta para se të behej gati per tu nisur në Paris. Kreu i FMN-së akuzohet se kishte bërë akte të padëshirueshme seksuale ndaj një punonjëse të personelit të pastrimit në hotelin Sofitel, ku ai po qendronte të shtunën pasdite. Shtraus Khan pritej te zhvillonte sot një takim në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel ndërsa te henen do te organizonte një takim ne Bruksel me ministrat e financave te Bashkimit Europian per te diskutuar rreth krizes ekonomike ne Greqi dhe Portugali.
Zoti Shtraus-Kan mori drejtimin e FMN-së në nëntor 2007. Ish-Ministri francez i Financave konsiderohet si një ndër figurat më me potencial për të konkuruar si kandidat socialist kundër Presidentit Nikola Sarkozi për zgjedhjet presidenciale të 2012. Disa thonë se zoti Sarkozi mbështeti zgjedhjen e zotit Shtraus-Kan si kreu i FMN-së për ta mbajtur larg politikës franceze.
(NEWS24/balkanWeb)